• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Diagnostifikimi i korrupsionit në vetvete

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
👉🏻 Nëse kur je në çajtore a hotel, i hedh çajit më shumë sheqer sesa kur je në shtëpi, ti ke gatishmëri për korrupsion.
👉🏻 Nëse kur je në restoran ose vend publik, përdor letra higjiene ose sapun më shumë sesa kur je në shtëpi, atëherë po të të jepej shansi për të vjedhur, ti ke për të vjedhur.
👉🏻 Nëse kur je në dasma ose byfe të hapura e mbush pjatën sa s‘bën vetëm pse faturën e paguan dikush tjetër, ty, po të jepej shans për të gllabëruar ndonjë pasuri publike, nuk do hezitoje fare.
👉🏻 Nëse i mbikalon njerëzit kur janë në rreshta, ti ke gatishmërinë të ngjitesh në poste a pushtet duke shkelur mbi supet e të tjerëve.
👉🏻 Nëse konsideron se ajo çfarë gjen në rrugë të takon ty, ti paske shenja hajdutërie.
👉🏻 Nëse më shumë të interesojnë mbiemrat sesa emrat e njerëzve, ti qenke fanatik dhe është e mundshme që të përkrahësh njerëz vetëm për shkak të prejardhjes.
👉🏻 Nëse një grua e do vetëm pse nuk të kushton para, atëherë ti vërtetë kushton lirë. Është e mundshme që ti e shet veten nëse dikush ta paguan çmimin.
👉🏻 Nëse ti shkel shenjat e komunikacionit dhe nuk ke asnjë respekt për ato, atëherë ti ke gatishmëri për të shkelur çdo kufi edhe nëse shkaktohen viktima.
👉🏻 Nëse pas leximit të këtyre fjalëve dyshon se a është nevoja të flitet për kësi çështje, atëherë ti i jep përparësi interesit personal nga shërimi i problemeve në shoqëri.
👌🏻 Lufta kundër korrupsionit fillon nga vetvetja. 👌🏻
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shume domethenese. :)
Fakt qe cdo gje nis nga vetja,si per mire si per keq.
Ndergjegjsimi tashme eshte nje barre e forte e njerzimit.
Eshte me fat ai qe arrine te jete i ndergjegjshem me veten e ti/saj.
 
Top