• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dhoma te fshehta gjenden ne Tempullin e Quetzalcoatl

Tuana

Nada é por acaso!
Nje zbulim shume interesant dhe shume i rendesishem eshte bere ne Tempullin e Quetzalcoatl.

Nje robot ka ndihmuar kekruesit qe te bejne nje zbulim thelbesor gjate testeve fillestare te bera ne nje tunel te gjetur nen Tempullin e Quetzalcoatl ne zonen arkeologjike te Teotihuacan. Lajmin e ka dhene vete ekipi i arkeologeve.

Drejtuesi i ekipit, Sergio Gomez, i cili ka thene ne nje raport te publikuar ne gazeten Meksikane El Universal qe pjesen e fundit te tunelit, ekipi priste te gjente vetem nje dhome, por pitshmerite e tyre ishin te gabuara, pai ne vend te nje, ata gjeten tre dhoma.

Mendohet tani qe dhomat jane perdorur nga drejtuesit Teotihuacan rreth 2000 vjet me pare per ceremonite mbreterore apo per varrimet, por per fat te keq ato kane qene aq te mbushura me dhe dhe me rrenoja, sa nuk ka qene e mundur qe te eksplorohen ne kohet moderne.

Dhe eshte pikerisht ketu qe hyn ne loje roboti i gjate 1 meter, i njohur si Tlaloc II-TC. Roboti eshte i dizenjuar per te kaluar ne vendet e ngushta qe te cojne ne pjesen e mbrapme te tunelit qe ndodhet nen Tempullin e Quetzalcoatl, qe eshte gjithashtu i njohur si Tempulli i Feathered Serpent. Roboti ka nje video kamera dhe krahe mekanike per te pastruar pengesat.

Projekti i tanishem eshte pasardhes i nje raundi me te hershem te eksplorimit robotik nga paraardhesi i Tlaloc II-TC, Tlaloc I, ne vitin 2010. (Tlaloc ishte zoti i shiut Aztek.)

Ne vitin 2010, Gomez tha qe kishte "mundesi shume te larta qe ne kete vend, ne dhomen qendrore, mund te gjendeshin mbetjet e atyre qe drejtonin Teotihuacan." Nje here e nje kohe qyteti ishte nje qender e rendesishme e kultures Mesoamerikane, por per fat te keq shume pak gjera dihen ne lidhje me drejtuesit e vendit. Deri tani, arkeologet nuk kane gjetur ende ndonje pikture te nje drejtuesi apo ndonje varr te ndonje monarku.

Sipas El Universal, Gomez tha qe konfigurimi i hapesires nen tempullin duket qe eshte i ngjashem me ate te tunelit qe ndodhet nen Piramiden e Diellit te Teotihuacan, ne te cilen kater dhoma u eksploruan ne vitet 1970. Rreth 76 metra te tunelit Quetzalcoatl jane zbuluar tashme, dhe tashme kane ngelur vetem rreth 30 metrat ne ****ionin e fundit. Pas nje raundi te zbulimit me ane te roboteve, arkeologet kane ne plan qe te pastrojne ****ionin ne menyre qe te futen dhe ta eksplorojne ate. Nderkohe duhet te presin, dhe te mendojne per zbulimet shume interesante qe mund te bejne aty./inf/
 
Top