Dhimbja e mendimit!

187990646_1204028060067736_2296440569391876506_n.jpg


Flitet shpesh për dhimbjen.
Flitet për dhimbjen e kokës pas një nate pagjumësie të thellë. Flitet për dhimbjen e veshit e cila copëton edhe njeriun më të duruar mbi tokë. Flitet për dhimbjen e dhëmballës e cila ta mpin krejt qënien. Flitet për shumë dhimbje, por rrallë flitet për dhimbjen e mendimit.
Mendimi dhemb njësoj si dhëmballa, koka, veshi apo stomaku e mes njerëzve është mëse e logjikshme të zhvillohet ky dialog:

-Çfarë ke?
- Më dhemb mendimi.

Mendimi dhemb në këtë vend.
Të dhemb aq shumë sa dhemb këmba, teksa futet në një këpucë me një numër të vogël dhe çdo herë që përballem me deklaratat e kryebashkiakut, më shfaqet imazhi i një këpucari me kallëp këpuce në dorë, që përpiqet të uniformizojë mendimin e çdo qytetari në këtë vend.
Të dhemb mendimi teksa sheh deklaratën e kryebashkiakut që thotë- Tirana është Evropë.

Në cilin qytet evropian, i vihet fadroma Teatrit Kombëtar në të gdhirë?! Cili historian mund ta shkruajë këtë ngjarje barbare në vitin 2020?!
Çdo qytetar evropian kur dëgjon këtë histori mbetet pa fjalë dhe fytyra e tij merr pamjen e një njeriu që sapo ka parë një kufomë të dekompozuar mbi dhé.
Në cilin qytet evropian ndodh shkatërrimi i qendrës historike të qytetit?! Në cilin qytet evropian simbolet historike mbyten nga kullat?! Në asnjë qytet evropian nuk ndodh kjo gjë. Ky shkatërrim ndodh vetëm në Shqipëri.

Kushdo që ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, teksa ka vizituar një kryeqytet evropian është njohur fillimisht me pjesën e vjetër të qytetit.Është njohur me kujtesën historike. Tirana është pa kujtesë historike. Tirana është pa të shkuar dhe pa të ardhme njëkohësisht.
Të dhemb mendimi teksa sheh ndërkombëtarët që hedhin valle mbi këtë shkatërrim dhe orvaten të na mbushin mendjen se jeta jonë ngrihet mbi standarde evropiane. Duket se evropianët sajojnë një Evropë enkas për Shqipërinë e ua servirin shqiptarëve si Evropën e mirëfilltë.
Të dhemb mendimi teksa sheh të ashtëquajturit intelektualë, të heshtin përballë këtij shkatërrimi ose akoma më keq, ta paraqesin këtë shkatërrim si zhvillim.
Përballë vrasjes së një kryeqyteti nuk ka përkatësi partiake. Nuk ka të majtë apo të djathtë. Përballë vrasjes së një kryeqyteti mbështet vrasësin duke heshtur ose e dënon këtë të fundit me një reagim.

Post Scriptum- Shqipëria gjendet në udhëkryqin më tragjik. Rrezikon të futet në një udhë të mbrapshtë dhe pa kthim me përqëndrimin e pushtetit padrejtësisht në duart e një njeriu të vetëm. Në këtë udhëkryq tragjik, i takon çdo shqiptari që do të jetojë me dinjitet në këtë vend t’i thërrasë arsyes dhe të thotë fjalën e tij.

/Elona Caslli
 
  • Habi
Reactions: A2.
Mendimet mund të shkaktojnë dhimbje, por të thuash më dhemb mendimi, më duket e padëgjuar në çfarëdo gjuhe që e shikon, dhe nga çfarëdo këndvështrimi që e analizon. :unsure:
 
Top