• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Deti i Vdekur

braziljania

Anëtar i Nderuar
Deti i Vdekur, (në gjuhën ebreje : ים המלח‎) ; ( arabe : البحر الميت‎), është liqe në Lindjen e Afërme por kaherë e quajmë det.Cilësohet si deti më i njelmët në botë. Saliniteti aq është i madh sa që në të nuk ka jetë, përveq disa mikroorganizmave-bakterje. ثshtë det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka nji rrjedhë, lumin Jordan. Kripshmëria e tij është 30%, gjë që është 9 hërë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. ثshtë i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km. Deti i Vdekur njiherit është depresioni më i madh në botë(lartësia më e vogël e tokës) ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnji është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxemja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shum i njelmët e ka dendësinë e madhe. Në 35 mertrat e sipërme kripshmëria është 30 – 40 % dhe temperature arrinë 19 -37 gradë celsius. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngritet mbi ujë posa të hyjë në ujë në lartësinë e gjoksit, kështuqë notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonji pik uji mos të depërtoj në sy, sepse është e domosdoshme shpërlarja me ujë të zakonshëm, - deti është aq i njelmët sa që është e pamundur hapja e syve.

Përshkak të kripshmërisë uji i detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.



Deti i Vdekur - Wikipedia
 
Last edited by a moderator:
Top