• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Destinacionet e çuditshme turistike evropiane

Tuana

Nada é por acaso!


Nëse jeni kurreshtarë të bëni udhëtime të çuditshme turistike, adresa e duhur jemi ne, që t’ua tregojmë ‘rrugën’. Në vazhdim mund t’i shihni 7 udhëtimet më të çuditshme evropiane, me një kombinim në mes të frikës, adrenalinës dhe kënaqësisë.


1. Muzeu i krimit mesjetar, Gjermani

Qyteti simpatik mesjetar i Rothenburg ob der Tauber, i vendosur në rajonin Franconia, në Bavaria të Gjermanisë, është bërë një vend i nxehtë turistik. Por, një nga atraksionet kryesore të tij nuk është dhe aq simpatik: Muzeu i krimit mesjetar, i cili i dedikohet tmerrit në vitet e errëta. ثshtë i mbushur me ekspozita të bezdisshme dhe instrumente të torturës, përfshirë këtu edhe ‘Schandmaske’ (maska e turpit), e bërë për poshtërim publik dhe tallje. اdo maskë është dizajnuar për t’iu përshtatur viktimët së krimit. Ka gjithashtu edhe tortura të karriges, por edhe një rrotë tjerrjeje, në të cilin ishin ngjitur viktimat gjatë ekzekutimit publik.




2. Pyjet e Lesbos, Greqi

Pyjet e Lesbos në Grequ janë shpallur monument i mbrojtur të natyrës. Zona e mbrojtur mbulon një sipërfaqe prej 150,000 hektarë dhe përfshin qindra pemë frutash. Materiet vullkanike e mbuluan pyllin më shumë se 20 milionë vjet më parë, duke e bërë atë të ngurtësuar. Tash, derisa materiet vullkanike janë zhdukur, ngjyrat e bukura, gurët gjigantë dhe trungjet e disa pemëve, janë të ekspozuar.


3. Shtëpitë e shndërritshme me qira, Kroaci

Kroatët e kanë marrë një hostel modern ditor dhe e kanë transformuar atë në një eksperiencë unike, duke e shndërruar në një shtëpi të shëndërritshme me qira, që shtrihet përgjatë bregdetit Adriatik, nga Istria deri në Dubrovnik. Për vetëm 55 deri 85 dolarë në ditë, vizitorët mund t’i kalojnë netët në një shtëpi private në ishull të izoluar. Mirëpo, qëndrimi i tyre definitivisht nuk është aq joshës sa mund të duket: vizitorët raportojnë se çarçafët u janë ndërruar vetëm një herë në javë, ndërsa turistët duhet ta sjellin ujin e pikshëm nga një vend tjetër, nëse duan ta shmangin ujin e pijshëm të rezervuar.




4. Muzeu i flokëve Avanos, Turqi

Tridhjetë vjet më parë, një nga shokët e Chez Galip, e la qytetin për të mirë. Para se të largohej, gruaja ia la atij një grumbull flokësh, që ta kujtonte. Kështu që, duke u inspiruar nga kjo, ai e krijoi muzeun artistik ‘Avanos Hair Museum’, një dyqan i ndërtuar prej qeramikës në Cappadocia. Nga ajo kohë, shumë gra që e vizitojnë muzeun, i lënë një pjesë të flokëve të tyre, së bashku me adresat e tyre. Muzeu është i mbushur me më shumë se 16,000 mostra flokësh, që e zbukurojnë çdo sipërfaqe, pos dyshemesë.


5. Kalaja e drakullave, Tansilvani

Vampirët e dashuruar, që e gjetën veten në Tansilvani, ndoshta duan të lëkunden nga Kalaja Bran, e cila është konsideruar si shtëpi e Princit Vlad nga Wallachia, njeriu i cili inspiroi filmin ‘Bram Stoker’s Dracula’. E vendosur në fshatin Bran, në kufirin mes Tansilvanisë dhe Rumanisë, kalaja ishte prona e dytë më e shtrenjtë në botë dhe iste vlerësuar 140 milionë dollarë, sipas artikullit të vitit 2007 të magazinës Forbes.




6. Termocentrali bërthamor i اernobilit, Ukrainë

Në termocentralin bërthaor të اernobilit në Ukrainë, turistët e guximshëm, të cilët nuk kanë frikë nga rrezatimet e vogla, mund ta mësojnë çdo detaj të aksidentit bërthamos të اernobilit dhe pasojat që ua shfaqi atyre që jetuan dhe punuan përreth kësaj hapësire. Vizitorët mund të shohin reaktorë nuklearë, qytetin fantazmë të Pripyat dhe ‘pyllin e kuq’, ku rrezatimi bërthamor i shkaktuar përreth një sërë pemësh, rikthehet në ngjyrë portokalli të kuqerremtë. Gjithashtu, ekziston edhe muzeu i اernobilit në Kiev.



7. Muzeu i marrëdhënieve të ‘thyera’ në Zagreb, Kroaci

Olinka Vistica e Drazen Grubisic së pari e konceptuan idenë e ‘Muzeut të Marrëdhënieve të Thyera’ kur ata kërkuan koleksionet dhe dhuratat që ia kishin dhënë njëri tjetrit gjatë marrëdhënies së tyre. Ata vendosën t’i shfaqin ato dhe t’i pyesnin miqtë e tyre për të kontribuuar në koleksionet e tyre. Pas disa vitesh, ata krijuan një koleksion të madh të artikujve, të dhuruara nga çiftet e divorcuara. Stoli, furça dhëmbësh, rroba, veshje të nusërisë etj, ishin disa nga artikujt që janë shfaqur në muze./lajmi/

 
Top