Dështimi i “Superleague”, Agnelli: E pamundur të vazhdojë, pas tërheqjes së kaq shumë klubeve

Super Liga e Europës lindi dhe vdiq në harkun e 48 orëve. Projekti i kërkuar me forcë nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u pezullua pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Pas dy ditëve të trazuara dhe ku u shënjestrua si e keqja e futbollit, Super Liga u dorëzua.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, turneu i ri i futbollit njoftoi se “është i detyruar të marrë hapat e përshtatshëm për të rishikuar projektin”. Edhe pse gjithçka duket se mori fund, iniciatorët u shprehën se “po propozojnë një kampionat të ri europian, sepse sistemi aktual nuk funksionon”, duke argumentuar se “klubet angleze u detyruan që të largohen, për shkak të presionit të jashtëm”. Pas dështimit të Super League, Andrea Agnelli deklaroi se projekti e ka të pamundur të vazhdojë.

“Të jemi të sinqertë, është e pamundur që Super League të vazhdojë, pas tërheqjes së kaq shumë klubeve. Mbetem i bindur se ishte një projekt i shkëlqyer, për të krijuar një turne që do të ishte më i bukuri në botë dhe që do të vendosej në majën e piramidës së futbollit. Mendoj se ky projekt përfundoi”, tha Agnelli.

Deklarata e njeriut që u shndërrua në armikun numër një të FIFA-s e UEFA-s, tifozëve dhe qeverive europiane, nuk lë shumë vend për interpretime. Pas asaj që ndodhi, duket vetëm çështje kohe, kur Andrea Agnelli t’i japë lamtumirën botës së futbollit, duke nisur nga largimi prej Juventusit.

A2news.com
 
FB_IMG_1618957223898.jpg

Super Liga e Europës humb “shpikësit e futbollit”, tërhiqen të gjitha skuadrat angleze​



FB_IMG_1618957223898-600x338.jpg


Projekti ambicioz i klubeve elitarë të kontinentit po zhbëhet me shpejtësi. Sipas BBC, të gjitha skuadrat angleze do të tërhiqen nga Super Liga Europiane zyrtarisht.
Fillimisht 2 anglezet e para që bënë “prapakthehu” ishin Chelsea dhe Manchester City, ndërsa Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham të gjitha lëshuan deklarata ku njoftonin nisjen e procedurave për tërheqjen nga projekti.
Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid gjithashtu do të tërhiqet, ndërsa Barcelona ia ka lënë në dorë vendimin ortakëve të saj.
Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë në formatin e ri mbeten vetëm Real Madrid, dhe 3 skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Inter.
Kompeticioni i ri i shpallur të dielën në mbrëmje u kritikua gjerësisht ndërsa klubet nismëtare u kërcënuan nga UEFA dhe FIFA.
 

Attachments

  • FB_IMG_1618957223898-600x338.jpg
    FB_IMG_1618957223898-600x338.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
  • FB_IMG_1618957223898-600x338.jpg
    FB_IMG_1618957223898-600x338.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
Top