• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Deshtaket

kitrra 123

plak gjufurrak
Oj Moniko oj xhan po ti ke thyer shume gjera e le me heshtjen :kapele:
 

Aver

VIP
Titulli: Monika Levinski: Përse vendosa ta thyej heshtjen për skandalin Klinton?

Paska mbet pa pare.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Deshtaket

Deshtaket

Vetemeshirimi

Kam nje kukull mbi shtrat.Ka emrin e dikujt qe dua(nuk dua ti diskutoj kohet e foljes kot se koti,do ishin zgjatje pa vlera te verteta).
Cdo mbremje shtrij carcafet, e mbeshtes mbi jastek dhe pastaj e shtrengoj fort derisa me ze gjumi.
Vetemeshirimi eshte ndjenja me e felliqur.Dhe s'ka gje me te vertete se kjo.Te ndjerit dhimbjen dhe ngazellimi prej saj.
Sa i urrej turmat e ngushelluesve drejt meje,syte e tyre qe marrin njeherazi pamje serioze dhe me mbeshtjellin ne nje meshire te pamate.Nuk ja kam nevojen.

Heronjte

Thote se "heronjte i kerkojne vete tragjedite e tyre".Dobesia e tyre qendron ne te qenurit heroike.
Dhe une cuditem.
Heroizmi qenkesh fare i zakonte,aspak i jashtezakonshem.Ne fakt eshte ajo pika e dobet qe na shtyn te behemi heronj,si Akilit thembra apo Heraklitit kemisha.
Perse ja vlen te rrosh?
Une do pergjigjesha njelloj si Ana :per dashuri.
Po nuk di ne i besoj vertet ketij perkufizimi.
Jam zgjuar heret,dhe koka me peshon sikur te ishte me qindra kilograme.

Vdekja

"Dy gjerat qe mund te prishin monotonine e jetes jane dashuria dhe madheshtia e vdekjes".
Mbase fjalet s'jane keshtu tamam,por kuptimi eshte ai.
Mu duk sikur rilexoja Remarkun,kur flitej per ate jete pa jete,kur s'kish dashuri.Per fantazmat e mbetura te paformuara.Per shpirtrat e atyre qe prej pengjeve mbeten gjysem ketej e gjysem ne nje bote tjeter.
Mendoj se ne vetvete vdekja duhet te kete dicka te mrekullueshme.
Me pelqejne lulet e thara.Me cojne pas ne kohe dhe ndjesite gjallohen.

Dashuria:
"Eshte me e lehte ta vrasesh dike apo ta braktisesh?"
...Hija jote ka kohe qe ecen me mua,e mbrujtur me gjakun
tim.Ndonjehere them se do ish me mire te kishe vdekur.Jo se e dua teper jeten time,po se nje ekzistence tjeter e jotja do me derrmonte.Pastaj i bie ballit me shuplake.Kush te vdiste?Te vdese arsyeja?
"Nese me le,une do te vdes-tha Ana"
Edhe pse e di qe s'jam gjakatare nga natyra mbase do zgjidhja vdekjen ne vend te braktisjes.
Braktisja eshte nje fjale shume e rende,shume e madhe.Mund te zgjidhja"Shkoj,iki,kaloj perbri pa u ndjere".
Mbase kjo e fundit eshte fjala e drejte.
"Kush dashuron ka gjithmone te drejte-thoshte Maria".

Burrat:

Me surprizoi figura e zjarrit.Me pelqen zjarri,apo per te qene me specifik me pelqen ajo flaka e kaltert qe ngrihet nen ate te kuqerremten duke u dridhur.
Me pelqen flaka e kaltert e cakmakeve,menyra si imazhi i zjarit dridhet e kaperdihet ne mijera reflekse.
Te qenurit jo-romantik ka dicka prej burri.Ne fakt Romantik/e duhet te jete femerore gjithmone.Me cudit ajo menyre e te konceptuarit te jetes.Ai perceptim i zhdrejte i dashurise.Burrave u pelqejne grate fjalepake.Dhe grate sikur mos ta dinin ja mbushin ditet me ligjerata.
Burrat jane rrace e cuditshme.Me vjen te qesh me burrat.
Pse polet e kundert terhiqen?Dhe pasi jane terhequr mire e mire cfare thone me njeri-tjetrin:c'u mbetet per te thene,c'kane te perbashket?

...dhe femrat:
Cdo femer ka nje copez burri me vete.Kjo sepse ambicia,vendosmeria dhe mbi te gjitha korruptimi kane emrin burre.
Maria s'mundi te mbante pa thene deshira qe truri i saj nuk i kish programuar kurre.Nje burre s'do mund te dashuronte kesisoj.Nje burre s'mund te ish fatalist.
Une jam deri diku se ajo:O gjithcka o hic!
Nje grua s'mund te doje dy burra njekohesisht.Nje burre po.
Nje burre mund te genjeje veten se i do te dyja ne menyren e tij.
Keshtu lindin iluzionet.

Tradhetia:
Tradhetia i perket fatkeqeve.Mbase jemi te gjithe pak fatkeqe.Idete tradhetare me cingerisin nervat.
Arsyet jane te pakapshme.Ka shume alkol ne kete liber.
Seksi eshte bere refren i perditshem.Ne keto dite s'flitet per asgje tjeter me aq pasion sa per seksin.
Goethe,shetitjet,letrat e dashurise kane mbetur ne shekujt e paperparuar.
Une kam mbetur tutje ne kohe...E vetmja prani e ndjeshme eshte ajo e kategorise Eros!
Me vjen shume shpesh per te vjelle keto dite.

Koha:
Koha eshte mjeti me i keq i shpikur.Para se te lindte koha(mendimi im) gjithcka ecte pa orare(sa inat i kam oraret).Njesite kufizuese nuk ekzistonin,keshtu njerezit kishin sa kohe te donin per te bere nje dush te mire,per te shkruar nje leter te gjate,per te shetitur ne park,per te dashur.
Tani nuk ka me kohe.

Eshte me e thjeshte te vrasesh apo te braktisesh?
Leoni u dogj brenda makines,i moren flake floket megjithe cullufen mbi balle.Koha mjaftoi sa per t'ja mbathur prej makines vetem nje.Njeri ishte flija.
Kush ishte heroi?
...

Deshtaket:
I urrej burrat e bukur.Te ecurit perkrahu me nje mashkull te bukur me veshtrimet e kalimtareve qe ta bejne copa.
"Deshtaket jane njerezit me interesante qe ekzistojne,nuk te ka rene ne sy kjo gje?Jane me te gjalle.Aspak te vetedijshem per gjerat e rendesishme.I jepemi me mish e me shpirt dashurise ngase ajo na ben te provojme te paprovuaren.Eshte pikerisht arsyeja qe ajo mbaron me pas."

RRuga ime:
Nuk kam dashur kurre te bej pjese ne grupin e deshtakeve,e as te heronjve dhe njekohesisht kam dashur.Tragjedite i kerkojme me duart tona.Perjetimin e cdo gjeje si nje drame te madhe ne nje salle pa spektatore.
Po arsyeja?
Arsyeja e jetes?
" Ajo qe shkon drejt shuarjes,eshte pikerisht mundesia per te ekzistuar!" .
Eshte dhjetor.Dhjetori eshte gjithmone pikellues,si cdo fund viti.

Neser
Pse me pelqen zjarri?
Pergjigja mund te ishte:Se me pelqejne qiejt e kalter,rete bufe qe varen mbi kokat tona(o sa keq,shumesi me pushtoi shpirtin).
Neser une do ndez nje zjarr te madh ne qiell.Do djeg deshirat,do te kthehem ne nje yll si mijera,pa drite dhe shkelqim.

I kam frike syte bojedeti,ndryshe nga sendet pa shpirt,syte bojedeti me kallin daten.Me tregojne haptazi pabesine,ftohjen.
Mua me pelqen ajri i ngrohte.Dhe flaka kalteroshe e zjarrit.
Do doja qe e nesermja te ishte e ndryshme.Por e di qe do jete njelloj.

Une
Te shtunen ne mengjes hengra nje grusht turinjve.Ne darke nje tjeter.Te dy grushtat ishin ne te vertete per kukullen qe shtrihet prane meje.
Fjala vize meriton te shkruhet me bolds.Deri tani preferova shkrimin e pjeret,por fjala vize s'mund te ish e zakonshme.
"Njeriu eshte i lumtur vetem kur dashurohet"-Mbase shprehja se jemi te lumtur vetem kur nuk e dime se jemi te palumtur s'eshte e drejte.
Dashuria jone ne te vertete eshte vetem nje pirg i madh pikellimi.Dhe me vetemeshirimin idiot te pikellimit na puthin buze ngushelluese...

If tomorrow never comes?
...


Muza:Nje liber i jashtezakonshem
Fajtorja:Kordelka!
Citatet:Kristine Gren

P.s:preferova te mos ve asnje figure ne kete shkrim.Me duket se ato pas tere pallavrava qe thua i vene vulen muhabetitit me nje buzeqeshje apo nje rrotullim sysh.
Ja kalofshi mire
 
Top