• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dermatiti atopik

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Ekzema është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Derisa fjala ‘dermatitis’ do të thotë inflamim (pezmatim) i lëkurës, “atopic” do të thotë një tendencë për të shfaqur reaksione alergjike, e që shpesh është dukuri e trashëguar.

Edhe pse dermatiti atopik në vete nuk është i shkaktuar nga ndonjë alergji, personat që vuajnë nga ekzema kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundje të tjera alergjike (si astma ose ethet e sanës).

Për shumë njerëz ekzema është problem kronik. Kjo është sëmundje më e shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët, shumica e të cilëve e tejkalojnë këtë pas moshës shkollore.

Si astma, edhe ekzema duket se përcillet në familjet. Gjene të caktuara i bëjnë disa njerëz të kenë lëkurë ekstra-të ndjeshme, ndërsa faktorë të caktuar ambiental, siç mund të jetë stresi, mund të shkaktojnë një episod të ekzemës.

Ekzema po ashtu shkaktohet ose përkeqësohet nga kontakti me substanca ngacmuese, nga të cilat më të shpeshtat janë:

~ Pëlhura e leshtë;
~ Sapunët dhe agjentët tjerë të cilët e thajnë lëkurën;
~I nxehti dhe djersa.

Ekzema po ashtu mund të përkeqësohet nga lëkura e thatë.

Meqë ekzema mund të jetë pjesërisht një përgjigje e brendshme ndaj stresit, çdo ngjarje e mbushur me emocione – ndërrim vendbanimi ose edhe një punë e re – mund të shkaktojë shpërthim të sëmundjes.

Kush preket nga dermatiti atopik?

Dermatiti atopik është më i shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët. Por ai mund të paraqitet te gjithkush. Njerëzit të cilët jetojnë në qytete dhe klimë të thatë mund të jenë më të prirë ta zhvillojnë sëmundjen.

Kur fëmijët me dermanit atopik rriten ky problem përmirësohet ose largohet krejtësisht. Por lëkura mund të qëndrojë e thatë dhe mund të irritohet me lehtësi. Herëve tjera, dermatiti atopik është problem edhe në moshë madhore.

Njerëzit nuk mund ta marrin këtë sëmundje nga njerëzit e tjerë ose t’ua japin atë atyre.


SHKAKTARثT

Shkaktarët e dermtitit atopik janë të panjohur. Ka gjasa që ajo të mund të shkaktohet edhe nga faktorë -gjenetik (trashëgues, që përcillen nëpër familje) dhe faktorë ambiental. Njerëzit me dermanit atopik mund të zhvillojnë edhe ethe të sanës ose astmë.

Gjërat të cilat mund ta përkeqësojnë dermatitin atopik

Irrituesit dhe alergjenët mund ta përkeqësojnë gjendjen e dermatitit atopik. Irrituesit janë gjëra të cilat mund të bëjnë që lëkura të skuqet dhe të bëhet e kruar ose djegëse. Këtu përfshihen:

~ Fijet e leshit ose artificiale;
~ Sapunët he emergjentët;
~ Disa parfume dhe produkte grimi;
~ Substanca si klorure, vaji mineral ose tretës;
~ Pluhuri ose rëra;
~ Tymi i duhanit.

Alergjenët janë substanca të cilat shkaktojnë alergji, e që janë pjesë e ushqimeve, bimëve, kafshëve, ose ajrit. Alergjenët më të shpeshtë janë:

~ Vezët, kikirikët, qumështi, peshku, produktet e sojës, dhe gruri.
~ Grimcat e pluhurit
~ Myku
~ Poleni
~ Qimet e qenit ose maces.

Stresi, zemërimi dhe shqetësimi mund ta përkeqësojnë dermatitin atopik, por ata nuk janë dëshmuar se e shkaktojnë atë. Infeksionet e lëkurës, temperatura dhe klima mund të çojnë në shpërthime në lëkurë. Gjërat tjera që mund të çojnë në shpërthime janë:

~ Mospërdorimi zbutësve pas larjes;
~ Lagështia e pakët gjatë dimrit
~ Klimë e thatë gjatë gjithë vitit
~ Banjë ose dush i gjatë dhe i nxehtë
~ Kalimi nga të qenit i djersitur në të ftohtë
~ Infeksionet bakteriale.


/Mjeku.net/
 
Top