Denohet per vrasjen e vajzes dhe bashkeshortes

Hera

Banned
[h=1]vrau bashkëshorten dhe vajzën[/h]
01.03.2019

valbona-nrecaj-i-pjeter-nrecaj--780x439.jpg
Gjykata e Apelit ka marrë vendim për dënim me burgim të përjetshëm për Pjetër Nrecaj, i cili është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Kështu ka njoftuar Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media.

“Gjykata e Apelit duke vendosur sipas ankesave, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018. Veprimet e të akuzuarit Pjetër Nrecaj janë ri-cilësuar si Vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, dhe ndaj tij është shqiptuar dënimin më BURGIM Tث PثRJETSHثM. Gjykata e Apelit vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër”, thuhet në njoftim.

drejtesi1-1-380x233.jpg
Pranimi i fajësisë, thuhet më tutje në aktgjykim, dhe shqiptimi i dënimit unik prej 24 viteve burgim, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. “Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij Valbona Nrecaj dhe vajzës së tij K.N., e që ka mundur të shkaktohen pasoja edhe më të rënda”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se duke qenë se janë shkaktuar pasoja tejet të rënda si objekt mbrojtës i veprës penale vrasje e rëndë, e që është jeta e njeriut si vlera më e madhe e mbrojtjes penalo juridike, dhe vepra penale është kryer në rrethana posaçërisht renduese, në këtë mënyrë janë plotësuar dy kushte ligjore nga neni 44 i KPRK-së, për shqiptimin e dënimit me burgim te përjetshëm.

arkivv-380x233.jpg
“Përveç kësaj i akuzuari në mënyrë permanente, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes se vet, dhe duke ushtruar dhunë. Po ashtu vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda”, thuhet më tej në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës. /Telegrafi/
 
Attachments

  • valbona-nrecaj-i-pjeter-nrecaj--780x439.jpg
    valbona-nrecaj-i-pjeter-nrecaj--780x439.jpg
    40.2 KB · Shikime: 0
  • drejtesi1-1-380x233.jpg
    drejtesi1-1-380x233.jpg
    14.6 KB · Shikime: 0
  • arkivv-380x233.jpg
    arkivv-380x233.jpg
    21.1 KB · Shikime: 0

Passion

Banned
C'bishe eshte fshehur ne mendjen e tij ??

E habitshme te mendosh se ku gjeti kurajon,guximin qe e ben.

Tmerr!

Xhelozi verbuese ku llogjika merr arratine me shpejtesine si ajo e drites.
 
Abisi

larguar
Keto lloj krimesh meritojne ndeshkime me vdekje,ose me varje ne mes te sheshit..nuk ka pse te jetoj e te haje nga taksat e popullit nje moster.
 
Hera

Banned
Femija cfare faji i kishte ketij mostre
 
jana80

Super Moderator
Themelues
Ndaj duhet denuncuar dhuna qe mos te arrihet ne keto ekstreme, por problemi i shteteve tona eshte ne mrrjen seriizisht te denuncimit, te sigurimit te pales se dovet, problem madhor jane problemet psikologjike dhe sociale...
sa per denimin e zoterise mendoj qe eshte me mire nje denim i tille pasi koshienca e "vret" nga pak cdo cast...e ska vdekje me te keqe se ajo qe ste merr....
cdo film ku nje femije do therras baba, apo cdo shok biruce qe do kete vizita nga familjaret ai do ndihet i "vrare" ...
me vjen keq per ato qe nuk jan me por uroj qe keto sgembuj te jene nje kembane per ato qe ushtrojne dhune e mbi te gjitha nje zgjim pwr ato qe u ushtrohet cfardolloj dhune qofte ajo psikologjike apo fizike..
 
Solidarizohem me thirrjen tende,por problemi eshte se kush vret nuk lexon. :)

Me eshte shume e cuditshme qe te degjosh mynyren se si e perceptojne (e femrat) pjesa derrmuese ne lidhje me dhunen,packa se intervistat e marra ndoshta e modifikohen nga kanalet televizive qe japin c'ka duan.

Personalisht ndjek nje nga faqet me te medha ne facebook (JETA OSH QEF) .

Per te pasur sa me shume vizitore thojne se sajojne shkrime,por pak rendesi ka kjo,por e forta eshte te lexosh komente 700 deri 800 mije e kusur,e vrazhdesine me te madhe ne komente e japin pikerisht femrat (kundrejt femres),sidomos tregimet qe behen behen per shikushmeri,por reagimet jan te cuditshme.

Ato jan tregues i nje mentaliteti te nje shoqerie si kjo e jona. :)
 
Nuk ka faj femra ne shqiperi pasion pasi po denoncoj nuk ka asghe e asnje ... as mbeshtetje e asgje le mos te flasim per pavarsine ekonomike...e pikerisht kjo i ben skllever te burrve padron...
 
Hera

Banned
I kisha ble makinë”, rrëfehet shqiptari që i mori jetën gruas e vajzës

2 April 2019
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ndrecaj.jpg"}[/IMG2]
Pjetër Ndrecaj është i riu i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe të vajzës në Gjakovë. Në një intervistë për “Klan Kosova” ai ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ndrecaj ka deklaruar se ndaj tij është bërë padrejtësi pasi sipas tij, gratë i kanë thyer stacionet e policisë duke kërkuar burgimin e tij të përjetshëm.

Ky reagim i tij vjen pas protestave të cilat u mbajtën në kohën kur atij fillimisht iu shqiptua masa e burgimit prej 24 vjetësh.

Ai ka deklaruar:

”E respektoj gjykatën e shtetin e krejt. Unë kam thanë e pranoj fajësinë, m’ka shku vajza. Mirëpo e pranoj fajësinë pjesërisht, se duhesh me e marrë për bazë se Pjetri nuk asht kanë krejt gabim.

Dhunë n’familje se po thojnë, ai s’i ban dhunë n’familje nuk i blen as kerr grusë, hini kqyrni e ka kerrin mbi veti hala, as patentën s’ja ban grusë, as nuk e çon në deti as nëpër bjeshkë, ai si ban dhunë në familje nuk i ban këto.

Unë nuk e di, ato motrat tona ish dashtë pak me e përcjellë jo me ndërhy. Mu për tre muaj më kanë dënu sepse janë thy stacionet e policisë prej grave. Pak a shumë është ba padrejtësi me mu, hajde e pasna vra grunë, po fminë? A e vr.et kush fminë e vet? M’ka shku vajza, tash drejtësia le të vendos çka të dojë me mua unë jam dakord”.
 
Redaktimi i fundit:
Top