• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dënohet me gjobë, sepse denoncoi një rast korrupsioni në Kosovë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Një gjykatë në Kosovë ka dënuar qytetarin Abdullah Thaçi, i cili denoncoi një rast korrupsioni. Thaçi, nga Prizreni, gjatë kohës që punonte në një bankë tregtare, i është qasur pa të drejtë llogarisë së drejtorit të Arsimit Komunal, Nexhat اoçaj, për të dëshmuar se ai kishte paguar kredinë me paratë publike dhe një pjesë të tyre i kishte transferuar në llogarinë bankare të fëmijëve.

Gjykata Themelore në Prizren dënoi këtë të martë Abdullah Thaçin me një gjobë prej 5 mijë eurosh, që ai është i detyruar ta paguajë në 5 këste mujore.

I akuzuari për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare” e ka pranuar fajësinë dhe është penduar për veprimin e tij. Sipas aktakuzës, Abdullah Thaçi e kishte futur në një zarf gjendjen e llogarive të dy klientëve, e më pas ia kishte dorëzuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Para tri vitesh, Vetëvendosja i ka përdorur këto të dhëna për të ushtruar kallëzim penal ndaj zyrtarit komunal. Pikërisht për këtë rast, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat اoçaj, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Vendimi i gjykatës për Thaçin ka nxitur reagimin e njohësve të standardeve të krijuara nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e informatorëve, apo siç njihen në anglisht “whistleblowers”, për të denoncuar dukuritë negative.

/ Top Channel
 

Aver

VIP
Titulli: Dënohet me gjobë, sepse denoncoi një rast korrupsioni në Kosovë

E kam te fresket kete ngjarjen. Zbulimi i fshehtesive/llogarive te klienteve vertete eshte i ndaluar nga banka dhe kete e nenshkruan secili punetor qe ne fillim, por ne kete rast duhej te behej tolerim nga gjykata sepse ka vepruar ne te miren e pergjithshme. Ndersa banka edhe ashtu e kishte larguar qe ne fillim. S'kishte pse te denohej kaq shume edhe nga gjykata.

Ndersa sa i perket anes morale, ky person e ka perkrajen e te gjitheve. Jo vetem qe i zbuloi dy te korruptuar por edhe skemen se si ndodh korrupsioni ne Kosove.

Por ne kete shtet tragjikomik nuk befasohem nese ja dalin paq ne gjykate dy te korruptuarit.
 
Top