• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dënohen dy ish-deputetë të PD për shpifje ndaj Edi Ramës (EMRAT)

1577460694127.png

Tre janë çështjet e gjykuara deri më tani me objekt “shpifje”, në të cilat paditës ka qenë kryeministri Rama. Akuzat ndaj këtij të fundit kanë qenë publike, por edhe në rrjete sociale.

Deri më tani janë dhënë tre vendime për këto çështje. Vendimi i parë është dhënë në 22 tetor të vitit 2019, kur Edi Rama fitoi përballë shpifjeve të Arben Imamit. Ky i fundit në një nga puntatat e emisionit “Top Talk” në Top Channel deklaronte atëherë se Edi Rama dhe Lulzim Basha ndajnë bashkë paratë.

Pas kësaj deklarate, Rama e paditi në Gjykatë, teksa i kërkonte si dëmshpërblim një vlerë prej 100 mijë lekësh, çështje e cila u gjykua dhe në përfundim të saj u vendos fajësi për Arben Imamin.

Ndërsa një tjetër çështje sërish e fituar nga paditësi Rama është ajo kundër ish-deputetes Jorida Tabaku. Kjo e fundit ka marrë vendimin e dënimit me 300 mijë lekë gjobë për akuza të pabaza dhe shpifje kundër kryeministrit Rama.

Sipas akuzave të Tabakut, kryeministri Rama mbështeste industrinë e kumarit, akuza që më pas u vërtetuan si të pavërteta nga trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës.

Imami dhe Tabaku janë tashmë dy emrat e tjerë që i bashkohen Sali Berishës si humbës të proceseve gjyqësore me paditës kryeministrin Rama.

Copyright Gazeta SHQIP
 
Comments

Dënohen dy ish-deputetë të PD për shpifje ndaj Edi Ramës (EMRAT)

Shiko fotografinë 1706936

Per shpifje e denojn njeri tjetrin keta , se kur rjepin lekuren e popullit nuk ndihen se jan bashkefajtor......
 
Top