• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Demokracia shitet në pazar

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 8:36 / 9.11.2013



Vlerësimi pozitiv për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit, që u mbështet dhe nga përfaqësues ndërkombëtar të akredituar në vend, e jashtë tij, rrezikohet nga akuzat e partive politike ndaj njëra-tjetrës për blerje e shitje të votave. Akuza për manipulim me votën ka dërguar në prokurori tre nga kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa akuzat për pazare të demokracisë po vazhdojnë gjithandej.
Për akuzë të vjedhjes së votave, të premten në prokurori ka qëndruar dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Isuf Musliu, derisa një ditë më parë nga prokuroria u mor në pyetje edhe kandidati nga PDK-ja për Gjilanin Qemajl Mustafa, si dhe Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës.

Një akuzë e tillë, është bërë dhe kandidati i Lëvizjes për Bashkim në komunën e Podujevës, Nexhat Llumnica. Në një postim të tij në “YouTube”, ai dëgjohet duke biseduar me një qytetarë të komunitetit ashkali, të cilit ia kërkon votën për kandidatin për asamble komunale nga ky komunitet në listën e LB-së. Mirëpo, bashkëbiseduesi i bënë të ditur se votën e ka në shtije dhe çmimi kap vlerën e 20 eurove.

Ndërsa, të premten një denoncim të blerjes së votës e ka bërë përmes një konference për media edhe Lëvizja Vetëvendosje. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë thënë se në Kosovë ka ndodhur “Blerja industriale e votës”. Zyrtarë të lartë të VV-së kanë deklaruar se kanë arritur të ndalin manipulimin që ka ndodhur në vitin 2010, por ajo të cilën nuk kanë arritur të ndalin është blerja e votës. /Zëri/
 
Top