Del sondazhi i pare per Tiranen, LSI dyfishon votat

legjenda

Tetova
Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh.
Rezultatet vinë nga sondazhi i parë i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing.

Nga 1000 persona të anketuar, 41% kanë votuar për PS. Marzhi i gabimit të sondazhit eshte +/-2.5%

Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Elektorat ka krijuar edhe partia e re e Blushit, LIBRA, me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%.

Numri i mandateve

Blendi اeka: Me këtë shifër, PS zbret në 15 mandate. PD ruan të njëjtën përqindje. ثshtë interesant fakti që partitë aleate nuk ndihmojnë. PD ruan përqindjen e votave të veta. Duket se mekanizmi i koalicionit është shumë shpejt për t’u reflektuar. Në 11-12 mandate.

LSI është në nivelin e 60 mijë votave dhe kam përshtypjen se është 5 mandate. Libra dy mandate të plota dhe të sigurta.

Zheji: Më duket paradoksale që nuk ka një rritje të Partisë Demokratike në Tiranë. Tirana, qendra dhe periferia është në situatën më dramatike ekonomike. Ardhacakët në Tiranë janë dramë, sepse ata vuajnë dyfish shfrytëzimin. Më duket paradoksale që të kemi një reagim opozitar në status-quo.

Antonio Noto thotë se Partia Socialiste ka pësuar rënie në Tiranë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka pësuar ndryshime. Në Tiranë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rritje, ndërsa rreth 6% të votave merr partia Libra e Ben Blushit.

Tare: Votuesi i Libras nga vjen?

Noto: Duhet të verifikojmë nëse më pak këto përqindje do të rikonfirmohen edhe javët e ardhshme. Ajo që po ndodh në botë, është se shumë shpesh vlerësohet ajo që është e re. Sikurse kemi parë që kundër qeverisë ka pakënaqësi, por Partia Socialiste është shumë e fortë. Do të shohim nëse Libra do të jetë në gjendje që javët e ardhshme ta ruaj këtë rezultat. Do të shohim edhe ndryshimin midis Libra në Tiranë dhe në nivel kombëtar. Ky është një element i rëndësishëm.

Tare: Pothuajse ka një dyfishim të LSI-së në Tiranë.

Noto: LSI-ja ka një lider të fortë. Edhe në këtë rast është interesante të ballafaqohen niveli i LSI-së në Qarkun e Tiranës në nivel kombëtar. Këta janë elementë të rëndësishëm.

Blendi اeka: Ajo që ka ndodhur si pasojë e marrëveshjes, partitë kanë rënë dakord që të mos ketë koalicion.

Zheji: Dy partitë e mëdha.

اeka: Deri dje kishim dy formula për shpërndarjen e mandateve. Një formulë për shpërndarjen e mandateve jashtë koalicioneve dhe formula tjetër për shpërndarjen e mandateve brenda koalicioneve. Formula e dytë nuk është më aktive sot. Formula e parë është avantazhuese për partitë e mëdha. Deri dje edhe PS edhe PD vetëm nga koalicionet me partitë e vogla arrinin të prodhonin 5-6 mandate. Sot arrin të prodhojnë akoma më shumë.


Lajmi i Fundit - GazetaExpress
sondazhi-i-pare-tirane_1496261424-6870978.jpg
 
  • Më pëlqen
Reactions: TnT

TnT

Antarë i Respektuar
?Lsi dyfishon votat aaaa harrova ka dal iphone 12 ket vit prandaj ?
 
Top