• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Defektet në librat shkollorë; Autorët e “Gjeografia 9” sqarojnë shifrat kontradiktore

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Defektet në librat shkollorë; Autorët e “Gjeografia 9” sqarojnë shifrat kontradiktore

liqene.jpg

Në një analizë kritike, profesori i Gjeografisë Gjovalin Gruda tregoi për Top Channel se libri i gjeografisë së klasës së 9 duhet ribërë dhe s’duhet lejuar të shkojë tek nxënësit.


Një polemikë krijoi mosha e trojeve shqiptare.

“Trualli i Shqipërisë bën pjesë ne trojet më të reja të Europës, …. rreth 600 milionë vjet më parë.”

Autori i tekstit, profesor Perikli Qiriazi, tregon se e vërteta është shtrëmbëruar, pasi këtu nuk flitet për moshën e truallit shqiptar. Profesori shpjegon formulimin e kësaj fjalie.

“Po është fjala për evolucionin gjeologjik. Evolucioni gjeologjik gjithandej në manual shkencore, shkollore gjithcka, thuhet se fillon pikërisht në atë kohë kur gjenden formacionet më të vjetra që gjenden në një vend. Tek ne formacionet më të vjetra I takojnë paleozoit”, sqaron Perikli Qiriazi, autor i Gjeografisë 9.

Por Top Channel, pyeti shefin e departamentit gjeologjik në lidhje me ndërtimin gjeologjik të truallit të Shqipërisë, nëse ka fillesat rreth 600 milionë vjet më parë?!

“Në bazë të të dhënave paletologjike, mikropaletologjike, që janë kryer në territorin tonë, mosha më e vjetër, pra në LITERATURث, janë darevillianët që janë diku rreth 500- milionë vjet më parë, jo 600”, shprehet Bardhyl Muceku.

Për prf. Qiriazi truri i studentëve nuk duhet mbingarkuar, ndaj në tekstin mësimor të gjeografisë së klasës së 9, shifrat janë rrumbullakosur.
“Janë 230 liqene gjithsej…”

Ndërkohë që sipas pasurive ujore janë 247. “Po, tani ju lutem këtu thuhet rreth 230 liqene, kur thua rreth ka dhe mbi të dhe nën të. Në një tekst mësimor, për të mos ngarkuar kujtesën e nxënësve thua rreth kaq, mjafton që dihet që janë shumë”, tha Perikli Qiriazi.

Ndërkohë kemi liqenet artificiale me sipërfaqe tërësore 40 km2, ndërkohë vetëm Liqeni i Fierzës është 72.6 km2. Por sipas Qiriazit, këtu bëhet fjalë për ndonjë gabim në redaktim.

Pesha që i duhet dhënë temave mësimorë përcaktohet nga Ministria e Arsimit, tregon bashkëautori i gjeografisë së klasës së 9, Dhimitër Doko, ndaj nuk ka qenë në dorë të tyre ndarja e kapitujve. Hapësira ka qenë e kufizuar.

“Instituti i kurrikulave, në emër të Ministrisë së Arsimit harton plan-programe të secilës lëndë, që pasi miratohet në Ministri u cohet shtëpive botuese dhe ato thërresin autorët më të mirë për të bërë tekstin, dhe autorët janë të detyruar t’i mbeten strikt atij planprogrami që harton ministria, sipas temave, kapitujve,mësimeve për çdo kapituj… etj etj”, sqaron Dhimitër Doko.

SHIH PROGRAMIN “TOP STORY”:

Top Story- “Ndotja e teksteve” – Gabime, përmbajtje banale dhe përkthime skandaloze të librave shkollorë

Top Channel
 
Top