• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dedikuar.......

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
KUR SHMANG NJث FAJ

Ti s’po vjen më dhe unë them:
Sa mirë!
Nuk do gënjehemi më
bashkë!
Të dy u futëm
në të njëjtin gabim,
Që ishte më shumë Ferr
se sa Parajsë!

Trotuari që të sillte
s’është më,
Janë kthyer në rërë
pllakat ku shkelje!
Nëse ai pluhur që ngrihet
je ti,
Unë duhet të jem era
brenda teje!

Ti s’po vjen më dhe unë them:
Sa mirë!
Sot e mësova
se si braktiset!
Ti je mënyra
si nuk kthehet në faj

Dhe një gabim
që mund të niset!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

SI Tث TJERثT

Si të tjerët
frymë marr dhe unë,
Si të tjerët
ec në trotuar!
Si të tjerët
frikë kam makinat,
(Ndodh që edhe vrapit
ia marr!)

Si të tjerët
kam një shtëpi timen,
Si të tjerët pi
dhe jam i etur!
Si të tjerët
kam dhe net intime,
(Me të motrën e diellit
kam fjetur!)

Si të tjerët
kam dhe unë” kundër”,
Tjetër gjë
se unë ata i fal!
Si të tjerët
këtë shi që bie,
E kam të pamundur
që ta ndal!

Si të tjerët
s’kam asgjë më shumë,
Por jam dhe i ndryshëm,
unë e di!
Sepse brenda meje
është poeti,
Që edhe ku s’merr,
jep dashuri!

Nepermjet autorit ,te madhit S .Rusi ia dedikoj te gjitheve qe shkruajne kete poezi
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Kredo


ا’gjë e bukur ta pjestosh,
Jetën tënde me të tjerët!
Që nga ata, hapat e vegjël,
E gjer tek ato, rrahjet e zemrës!

ا’gjë e bukur ta pjestosh
Frytin tënd me të tjerët!
Dhe jo vetëm atë që të lodh më pak,
Por edhe atë që të mundon më tepër!

ا’gjë e bukur ta pjestosh
Gëzimin tënd me të tjerët!
Dhe asnjëherë bregën e syve!
Dhe asnjëherë dhimbjen e zemrës!

ا’gjë e bukur ta pjestosh
Jetën tënde me të tjerët
T’i bësh sadopak më të lumtur
Të urtët, të mirët njerëz!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
اUDITثRISHT

Ne thithim ajër,
pijmë ajër,
Nxjerrë nga fryma
e njeri-tjetrit!
Ndaj duhet të quhemi
“të dashur”,
Jo unë e ti,
por gjithë njerëzit!


Lindëm nga puthje
që nuk i pamë,
(Puthjet i japin jetë
planetit!)
Ne thithim ajër,
pijmë ajër,
Dhe prapë nga fryma
e njeri-tjetrit!

Jemi të lidhur
me meridianë,
(Të lirë janë
vetëm të vdekurit!)
Dhe thithim ajër
pijmë ajër,
Dhe veç nga fryma
e njeri-tjetrit!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Te gjitha poezite fundit jane te te madhit poetit korcar Skender Rusi ,mua me frymezojne keto poezi me clodhin ,ndaj i sjell te kenaqeni dhe ju poetet e medhenj te ardhshem :)
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Kjo eshte fantastike

OKEJ

Kam marrë vesh
se jeni bërë dimra kundër meje,
Miqtë e mi,
që ju kam dashur më tepër!
Po kjo nuk është shkak
për të vrarë veten,
Kjo është normale në një botë të egër!


Nuk e ka fajin Shekspiri
që krijoi Jagon,
As Gëtja për Mefistofelin
nuk ka faj.
Nëse ka patur një Salier të neveritshëm,
Kjo ka ndodhur se ka patur një Moxart!

Okej,
Më mirë me ca “miq” më pak!
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Dimri s'eshte per ne

Ate vere te nxehte rastesisht
u ndeshen syte e tu me syte e mi,
nga ky shikim u ndez nje zjarr
qe na beri te harrojme fjalen vetmi.

Mbase dielli na e mori mendjen,
a ndoshta nxehtesia e dashurise tone,
si femije e genjyem veten
se vera do zgjaste pergjithmone.

Po e shkurter paska qene kjo vere,
sa shpejt vjeshtes i erdhi radha,
mbi dashurine tone si pa e ndjere
filluan te bien gjethet e para.

Ererat fryn mbi kte dashuri,
dimri e ftohu ate ngadale,
une u hodha ne krahet e dhimbjes,
ti ike pa thene asnje fjale.

Tani kemi ftohte ndjejme dhimbje,
se lame dashurine te mbulohej me re,
ngushellojme veten: vera do vjere prap,
se dimri spaska qene per ne......
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Dhe deti na kishte zili...

Ne breg te detit per here te pare
u puthem me aq zjarr ne te dy,
puthjen tone te zjarrte
dhe deti e pati zili,,,

Kur duart te rreshkisnin ngadale
mbi trupin tim te nxehte,
valet e detit ziliqare
afroheshin ngadale drejt nesh,,,

Dhe ti mes puthjesh e prekjesh
peshperisje fjalet me te embla ne bote
dhe valet perseri afroheshin
a thua se ste degjonin dot,,,,

Si per inat nga deti
nje ere e ftohte frynte
ti me ngrohje me krahet e tu
dhe deti prap zili na kishte,,,,
 

gorgona

Goc Tironce
I ke puthur ndonjehere pikat e shiut
kur te bien mbi buze tere mall ?
i ke pire lotet e vetmise
kur prane teje jo nuk jam ?

E ke ndier ndonjehere zemren
si te troket nga hidherimi ?
i ke fjetur ndonjehere netet
kur ste le i qete mendimi ?

I ke bere ndonjehere hapat,
kuturu neper qytet ?
i ke rene rruges pergjate
mua te me kerkosh...e mos te me gjesh ?

I ke mbytur ngasherimet,
duke pire e duke qare?
E ke ndier ndonjehere mungesen time
pyes veten...e ke ndier valle !!!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Une dhe Bota

Plot me gjera te ndaluara
e kam koken,
Plot me trille
qe skane vdekur ende!
Por une prape
s'e urrej dot boten,
(Ngado shkoj
e marr ate me vete!)

Plot me gjera kunder
qe i vogel,
Dhe gjithnje
ne anen e te mundurve!
Bota eshte e lodhur,
shume e lodhur,
Ja tani,
une po e mbaj mbi supe!

Plot me perendime
jam i mbushur,
Plot me njerez
qe s'di nga jane sajuar!
Bota do te ish
dhe me e bukur,
Po te mos ishim ne
kaq te shemtuar!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Kristale te misterta

C’dreq debore kjo
qe nisi befas,
Kur siper nesh
qielli eshte xham!
Mos del nga syte e tu
qe shohin fshehtas,
Ku ka ca re
qe une dot,si shmang?!

Se une e di qe ti
krijon ca dimra,
Qe as natura,ndoshta,
nuk i njeh!
Si nje Eol qe mban
ne kacek ererat,
Ti mban deboren
dhe rete i fsheh!

Cdreq debore kjo
qe nisi befas,
Kur siper nesh
qielli eshte xham!!
Une do ti vdes
kristalet e misterta
Dhe dimrin,qe ti kot,
ne sy e mban!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
DALNGADALث

Dalngadalë
unë po bëhem mbrëmje,
S’kam më sy,
por dy fusha me mjegull!
Brenda tyre,
dy kalorës pa kuaj
Dhe një diell
që kushedi kur ka vdekur!

Dalngadalë
unë po bëhem ikje,
S’kam më këmbë,
por dy kaprollë vetmie!
Nëpër brirët e tyre
është kapur pylli,
Dhe unë nuk di më
nga mund të dilet!

Dalngadalë
unë po bëhem dhimbje,
S’kam më duar,
por dy mjelma malli!
Në krahët e tyre
do mbaj gjithë qiellin,
Botën lart
që është veç prej ajri!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
MJEGULLA

Zonja mjegull!

Unë asnjëherë s’të kam dashur,
Se ti sjell veç mëngjeze të verbër!
Kërkon me ngulm të më ndash prej diellit,
Edhe pse e di që do të vdesësh!

Unë e mora vesh pse ke ardhur në Korçë,
(Të pashë kur dole nga shtëpia e natës!)
Ti fle tek ajo jo vetëm se e ke motër,
Por edhe për intrigat që thurrni bashkë!

Zonja mjegull,
Korça s’është Londër,
Ku të jetoni gjatë!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dedikuar.......

اAST


Po digjen drutë e lëshojnë flakë.
Po digjem unë e lëshoj veç tym!
I njëjti shi
ne na ka lagur bashkë,
Po tjetër erë
brenda meje fryn!


ثshtë era jote përzier me mars,
Që sidoqoftë e zbardhi një mister!
Kush është i djegur
nuk lëshon më flakë,
Ndaj edhe unë
vetëm tym po nxjerr!
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dedikuar.......

VETMI GRUAJE

Hyra brenda vetmisë
së një gruaje,
Si brenda një shtëpie
të braktisur!
Dorezat e dyerve
ishin ende të ngrohta,
Nga prekja e duarve
që kishin ikur.

Ato ishin vazhdimi
i duarve të saj,
(me to ajo ndërtonte
përqafimet!)
Ndërsa tani lëvizin
si skelete në ajër,
Në gjysmë terrin
e kësaj shtëpie!

Këtu nuk hyn
asnjë reze drite,
(shtëpi pikëllimi,
pa asnjë dritare!)
Veç një qiri
që është duke vdekur,
Hedh dritë mbi këtë natë
të madhe!
 

gocqejfi

Anëtar i ri
Pe: Dedikuar.......

Do te doja te isha yll,qe te te shihja nga larg,
do te doja te isha hene,te te puthja c'do nat.
Do te doja te isha diell,te te zgjoja ne agim,
do te doja te isha me ty,qe mos ta ndieja vetmin.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Dedikuar.......

Un nuk mund tjem personi ma i bukur nbot,por me tbukur se un ska...
Mund tkem buzqeshjen me qesharake ne bot,por tpakten esht e sinqert.
Esht e vertet qe mund tdal nfoto skandaloze,e pergjummur....por fain e ke ti sepse dua tflej gjum qe ne enderrat e mia tjesh ti
Skam kerkuar shum nga kjo jet
thjesht dike tme doj per ate qe jamm
Dashurin e vertet
 
Top