• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Dedikuar ty!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pranvera po cel, ditet e saj po ngrohen.
Ditet e dimrit po shuhen ,distances po i vje fundi.
Kjo pranevere me plot ngjyra do cel mes shpirtit tim e tendit.
Mes diellit qe te kujton , henes qe te ruan me fanatizem ne shpirtin tim,po tpres.
Sic pret lulja diellin,stina vitin , shpirti shpirtin qe i perket.
E ti me perket sic te perkas edhe une!!~~~~

 

Passion

Banned
As i llaf nuk i dedikoj mo askujt.....po deshi te me dedikoj ,une ja ktu rri shoh lol
Si ushqimi për jetën je ti për mua,

A si shirat e ëmbël për tokën e shuar;

Dhe për paqen tënde n’varfëri vuaj,

Si një dorështrënguar me pasurin’e pashijuar;

Shijues krenar jam një çast, por çastin tjetër,

Dyshues se koha, si kusar, vjen rrëmben thesarë;

Parajsë është t’jem me ty vetëm për vetëm

:)
:)


Nr 75 eshte.

Dora e Shakespeare. :)

Kur thua nuk i dedikoj askujt,gjej hapesire te vi une te te dedikoj ty. :)

:D

 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Sa po klikoja te kjo teme e do ankohesha siiii askush ska nje fjale per mua...lol

Passion ma kalle.....pa fjale!!!!!!

Im in love me doren shekspiriane .....ku ndodhet?!

​​​​​
 

Passion

Banned
Sa po klikoja te kjo teme e do ankohesha siiii askush ska nje fjale per mua...lol

Passion ma kalle.....pa fjale!!!!!!

Im in love me doren shekspiriane .....ku ndodhet?!

​​​​​
S'them xho se bej mekat. :p

Ekziston nje teori qe famen e mori kot ai,se dikush tjeter i beri kryeveprat :chh

Me vjen ta them ku,por kam frike se zgjoj demonet e shpirtit tim qe Qelozon :D
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Nje te mire njerezimit do i besh ...... Moni do gjej paqen e munguar lol lol
kam degjuar , por e pavertetuar eshte

Ama cilido qofte, une ne heshtje e adhuroj :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
I DEHUN S’JAM…

…dhe kështu perpiqemi
të mos harrohemi
për sa kohë që s’mund të bëjmë
diçka më të mirë...


deri herës tjetër pimë verë
të mos harrojmë tiparet,
sytë,
harkun e vetullave
ku në funerale triumfesh
parakalojnë zemërimet dhe mëritë
krahët që përqafojnë planetin
oqeanet që mbushin gjinjtë me qumësht perëndimesh
titanikë shtatanikë që mbyten në një pikë lot
duar kukulle të këputura nga fëmijëria
që ia kemi ngrënë edhe hundën
të qeshurën kur u jepet buzëve
si xixëllonja muzgjeve
sqetullen ku gjejnë strehim
piratët e përtesës sime
dhe prehja anatomike absolute
supet ku arkeologët e dhimbjes kërkojnë
gjurmët e dhëmbëve…
kafshimet…
dhe pastaj sjell ndërmend kërthizën
e këtu unë ndaloj
e nuk shkruaj...
pi pak Chardonnay
“Çar don, ë?”, më pyet gota...
kurs frëngjishteje falas
për konsumatorë besnikë vetmish
dhe orkestër ciganësh...
trullosem edhe më
dhe kujtohem
se kërthiza jote është syri i barkut
foleja ku fluturat flenë
dhe unë nga larg ta mbyll me një puthje
verbohesh
verbohesh
rrëzohesh
rrëzohesh
dhe fluturat zgjohen
pluhur në krahët e tyre bëhemi
ngjyrë pritjeje
aromë prekjesh
mbyllim sytë
dhe verbohemi nga diejt e shpirtit
dalldisemi

fluturojmë deri kur fëmija brenda nesh
na kap
dhe me një gjilpërë na ngjit
në muret e klasës ku të dashuruarit
mësojnë si mbrohet jeta e fluturave
nga flaka e tepërt
dhe
largësitë…

©artangjyzelhasani
 
  • Love
Reactions: Ivy
M

MeriAna

Dedikuar ty

Nuk doja as edhe nje gje nga ty
Po prap ti me dhe dashurin tende
Kohen tende, frymen tende
Cdo gje tende... Mira her te thash largohu nga un Por nuk u largove
Pe tek un ate qe un nuk shikoja dot
Ate qe un nuk doja ... me ne fund u largove Edhe une njofa dhimjen Ne Zemer dhe ne shpirt ...te urrej per drushimin qe me bere...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Me ke munguar.
Heej,me ke munguar.
Me ka marre malli te zihem perseri me ty.
Per ditet kur mbanim inat me njeri-tjetrin dhe me pas kerkonim falje.
Me mungojne te qeshurat e tua.
Ato perqafimet e tua.
Puthjet e tua plot pasion.
Sidomos kur me ngrije ne krahe ne syte e te gjitheve.
Me mungojne sms e tua.
Edhe netet kur qendronim duke numeruar yjet.
Me mungojne te bertiturat e tua teksa me fshihje paketen e cigares.
Ndjehem bosh pa pranine tende.
Me mungon vertete.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVer
me ke pare te qeshur,
te merzitur, te lyer, te palyer,
me floket leshuar, me floket mbledhur,
si arushe si shtrige
e dashtun e nevrikosur...
inacore hakmarrese
Dua te dish dicka qe nuk ta kam
je i vetmi qe me ty isha vetvetja
dhe gjithmone do jesh ne zemren teme
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pranvera po cel, ditet e saj po ngrohen.
Ditet e dimrit po shuhen ,distances po i vje fundi.
Kjo pranevere me plot ngjyra do cel mes shpirtit tim e tendit.
Mes diellit qe te kujton , henes qe te ruan me fanatizem ne shpirtin tim,po tpres.
Sic pret lulja diellin,stina vitin , shpirti shpirtin qe i perket.
E ti me perket sic te perkas edhe une!!~~~~

:)) plus.

 

lovely

Anëtar i ri
@ capkenia : sdo doja te cikja asnje germe me shume shkrimit tend te nje stili kaq bukur te rafinuar
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
,,,kjo vjeshte sot u zgjua heret.
Ne syrin e saj te kafte mbane nje broshur kujtimesh.
Tek pin kafen me nostalgji,gjethet i kompozojne heshtjen e natyres.
Kjo vjeshte me ngjan me ty.
E ti me ngjan me kete vjeshte ,qe sot u zgjua kaq heret ,mes reve qe vallzojne timberin e nje violine. :))

 
Top