• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dedikuar ty!

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dedikuar ty!

Ti më plotëson!
Andaj, sa herë që hutohem dhe kukulla të bukura provojnë të më magjepsin, i mbylli sytë.
Refuzoj t'i shoh.
Shpejt e shpejt, fshihem në një ëndërr.
Aty ku gjithnjë jam bashkë me ty...
Sepse ti më mjafton.

(A.Rexhaj)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Dedikuar ty!

Dhe ka gjithmone dicka qe iken e nuk
vjen me . Ashtu si koha , vitet , ashtu si
dhe ne ! Eshte bukur te kujtosh te
shkuaren . Aq me teper kur ke c’fare te
kujtosh . Ka gjera qe nuk harrohen
lehte . Per te mos thene kurre ! Ka dite , muaj , vite ! Ka shume . . . Sa e veshtire
eshte te shkruash fundin e nje kapitulli
kur fundin e vendosen te tjeret ! Sa
dhimbje shkakton kur e mendon kte
gje . Sa e urrej veten qe po shkruaj per
ne ! Sa e urrej veten qe akoma vazhdoj te mendoj qe ne s’do jemi ten dare
kurre ! Sa e urrej . . . Nuk e di pse sonte
pikerisht pas tre muajsh mu tek te
shkruaj dhe nje here per ne , per ato ,
dhe mbi te gjitha per ty ! Por mbase nga
qe tani erdhi vertet fundi ! Nuk e di . . . Ti endesh pas atyre , te kapin per dore ,
zvarritesh , urdherohesh , dhe me pa
turpesin me te madhe i thua qe ‘E
Harrova’ ! Por thelle Brenda teje me do
dhe me shume ! Sa vrastar eshte
ndonjehere realiteti kur nxjerre ne pah dyftyresin e njeriut qe do ! Vetem ti
s’duhet ta beje nje gje te tille . Te pakten
ti ! Ti duhej te ishe njeriu i fundit ne kete
bote . Sa i pa fytyre qe u tregove . Si
munde ? Sa i pa fytyre tregohesh qe
dhe pas asaj qe ndodhi pas asaj qe bere me kerkon serish ! Sa i pa
fytyre . . . Sa pa seder , ndjenje ,
karakter . . . Sa shpirt lige qe je ! Sa
shume gjera kam per te te thene . Sa
shume gjera kam per te te treguar . Sa
shume . . . Por qe s’do ti marresh vesht kurre ! Sa e urrej fundin e keti shkrimi
sepse do doja te shkruaja pa fund per
ty . Por me prit . . . me prit ne shkrimin e
rradhes . Sepse te premtoj . . . te premtoj
qe do jete me ndryshe.!!


B. vjeshta ne shpirtin im..
 

AjSi

...
Titulli: Dedikuar ty!

Du me shkru dicka per ty, po nuk po mvjen asnji fjal..edhe t mendosh se kam kaq shume me than e spo di me gjet fjalet..Eh mor Raelv si na i thave zemrat kshtu. Kurre s'ke per tu harru, kurre!!! Ajo buzqeshja jote sot fatkeqsisht shndrit qiejt, parajsen, kur vec deri para dy ditsh ndritte boten me ciltersine e mrekulline e saj. Po si ja ke leju vedit me dal i ngrysun nfoton e fundit tanden , a thu ta ka ndi zemra qe po ik e po i len tan tshkatrrum? Ty s'tikte e qeshuna kurre mor i bukri dyrnjas...cado qe ndodhte.
Te betohem , qe e ndij hala t'qeshunen tande qe m'gumzhin nvesh si muzike funeber gjate kohs qe lot e mi te bajn homazhe; at t'qeshunen me za qe bate gjithkend me t'dasht fort. S'ka ma ashtu te qeshunet mbi kyt toke ta siguroj. Mundsise me e pa prape at buzqeshje, tfundit qe kishte mbet prej atij lloj, ia bana me dore dje kur t'dhash lamtumiren e fundit, ne nji kalvar t'gjat njerzish qe vushin deri n'palce. Ishin mledh i madh e i vogel per ty, me t nderu. Po njashtu ishte dasht me ti pa vec n'darsem une ty maj ferishte, maj bake, baxho, mar zotni a gjithca qe t'thirrsha..

Hala se imagjinoj. Pres me m'cu dikush prej ktij makth e te nesermen me t'kerku falje qe ste kam fol tesh sa koh
Mduket sikur kerkush se meriton me jetu tash qe ti na ike ne ma t'miren moshe. Ah medet, nji gjyse milion kujtime me ty, e gjysa tjeter jan tuj u mush me tan kto lot qe s'paskam dit se i kam, e tan kyt dashni per ty qe s'paskam dit ku e kam pas.
T'pata than n15 vjetor tand, ''po si smthirre mor i poshtem'', tuj qesh me ty, e mthe po si me te thirr te tini maj , me pi birra a?! E kujt ja merrte mendja Elv se ishte nder ditlindjet e fundit qe festoshe ...Lushim sa her t'pytsha kush ta ka vu emnin se e ke tcuditshem, ose kur te thosha a ke frike me u hedh prej te mola. Ose per 16 vjetor tem, kur ju grupi me prute torten e ditlindjes, surprize, e me mbusht zemren. Maj mend diten e bors kur kena pas lujt midis rruget si fmi t marre, tuj qesh si t cmendun, un e ti e Ambra. O Zot, kujtime qe s'kisha mendu kurre qe tapo i laj me lot. A ka Zot kund? Sdi....s'ka me mqesh ma buza per nji koh t'gjat, . Ku kam me gzu un ma, a me qesh ma tuj fol, a tuj ndejt a nder foto kur di qe dikush me t'cilin jam rrit sasht ma me ne?! Gjithmon kam besu n zot po tesh po dyshoj.. Kurre ske per tu harru , kurre, sa t kena jete na qe te kena dashte kaq fort, se je ktu n zemrat tona edhe pse s'mjafton; t'kishim dasht afer po Zoti ka pas nevoje per engjej sic duket, se ndrysh s'justifikohet kjo tragjedi kaq e madhe; ska arsye tjeter per me lan boten pa ty. T'lutem ma ban hallall maj ferishtja jeme, tlutem, tpergjerohem: per cdo grindje qe kena pas e cdo fjal qe t'kam than e t'kam randu. E nqoftse m ndin , pusho i qete, pusho n paqe se Nisin e ke n dur te sigurta; ne durt e tanve ne qe kena mu kujdes per te. Shko rahat e mos u mundo prej lotve tona. Shko edhe pse kurr s'kisha dasht qe ti me shku, edhe kisha dhan nji milion bote vec mos me te cu kunor dje e mos me ja ba me dore arkivolit tand.
 
Redaktimi i fundit:

cent

...Lontano
Pe: Dedikuar ty!

Sepse aroma jote eshte parfumi me i embel per mua...
 

Endrra

VIP
Titulli: Dedikuar ty!

Po prezantohem : Jam Heshtja !

Ju lutem ! Më lejoni njëherë të vetme të marr fjalën .
E di që është paradoksale të flasi heshtja . ثshtë kundër karakterit tim të trembur dhe të rezervuar .
Por e ndjej të nevojshme të flas : Ju njerëzit nuk më njihni mjaftueshëm .
Pra , ja diçka rreth meje .

Ndërkohë rrënjët e mia të origjinës janë shumë fisnike .
Përpara se bota të ishte , kudo mbretëronte Heshtja . Nuk ishte një heshtje e zbrazët , jo , por , një heshtje e tejmbushur .
Aq e tejmbushur sa , një fjalë e folur brenda meje , bëri gjithçka .
Por , më pas , mu desh të laja hesapet me një thikë të padukshme , që më preu përbrenda : Zhurmën !
E pra ,më lejoni t'jua them shpejt : Nuk e imagjinoni çfarë humbisni duke më lënduar ! Zhurma nuk ju ndihmon kurrë , ndërsa unë po !

Unë jam një ofiçinë , në të cilën fabrikohen idetë më të thella ,ku ndërtohen fjalë që bëjnë të lëvizi diçka ...
Unë jam si veza e gardelinës :Shijuese e të kënduarit dhe e të fluturuarit . Simpatike apo jo ?
Unë shënoj momentet më të bukura të jetës :atë të nëntë muajve , të përkëdheljeve , të shikimit të të dashuruarve .
Shënoj edhe momente të rënda : , dhimbje , vuajtje , vdekje ,..

Jo , nuk po vlerësoj vetveten , thjesht po them të vërtetën .
Ngjitëm në lartësitë ku shqiponjat ndërtojnë foletë . Zbres në thellësitë e oqeaneve . Unë numëroj yjet ...
Dhuroj momente paqje , çudira , mrekulli !

Unë jam rruga që të çon në vendin e shpirtit .

Më falni nëse ju ndërpreva zhurmat dhe bisedat ! Por , përpara se t'ju lë , më lejoni të përmbledh gjithçka në katër fjalë :
Më mbroni dhe do t'ju mbroj !
Më shijoni dhe do fitoni !!
 
Titulli: Dedikuar ty!

Si flutur e purpurt,
Me krahe te tejdukshem,
Ti kapercen kufijte e detit,
Perfundon mbi lendine,
Prehesh mbi nje lule,
Perkedhel disa petale,
Shuan etjen me vese,
Rreh flatrat mbi koken time,
Rri pezull duke qeshur,
Te sodis ne heshtje,
Matem te te flas,
Por ti iken….
I leshon krahet e tu,
E bashke me eren
I falesh horizontit!
 

Jetmira

..........
Titulli: Dedikuar ty!

Dora ime sdo te ndalet
vetem per ty do te shkruaj
nje dite te vone do ta kuptosh
se per ty me zemer vuaj
Mergimtare je ne kete bote
shum larg je pa mua
syte per ty me pikojne lot
mos harro kudo qe je "Te Dua"
Te lutem kur te lexosh keto fjale
kupto se ketu eshte nje gje e vertete
kupto se per ty vuan shum nje djale
qe jeton i vetem pa dashuri ne jete
Shum larg te kam me kilometra,
Por ne zemer as me milimetra,
Asgje nuk dua prej teje,
Vetem te kem afer shum afer meje
Deshiroj te shof me sy
te mos digjem mall per ty
sikur te isha rreze hane
do te hy ne dhomen tende,
vetem ta dish se sa te DUA
sdo te jetojsh as 1 orë pa mua!
Dashuri e vertete ishe ti per mua
por asnjehere ne jete e shijuar
edhe pse kurr nuk te takova
ta dish se me zemer te kam dashurua …
Deri kur per ty do te mendoj
deri kur shpirti ty do te kujtoj
deri kur une i mjeri te duroj
deri ne fund te jetes zemra
ty do te dashuroj…
Mos e kupto kete si nje fjale te thjeshte
mos e kupto kete sikur tjeret thone
se kur te njoha menjehere te kam deshte
dhe do te vazhdoj te dua pergjithmone!!!

Copy&Paste:D
 
Titulli: Dedikuar ty!

Perse lufton?
Zeri i femijes….
Per te ardhmen tende…
Zeri i ushtarit….
Po une nuk kam as te tashme,
Zeri i femijes….
Nuk kam pergjigje per kete,
Zeri i ushtarit…
Nje ushetime,
Pluhur..
Ulerima….
Zera te fikur…
Qetesi….
Ushtari dhe femija doreshtrenguar,
Kane vdekur….
Zeri i fushes, zeri i malit….
Trupa te pajete,
Nje ze qe vjen nga e shkuara kendon,
I mori era, fluturojne ne krahet e saj…..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Dedikuar ty!

PEr driten e syve te mije..
Per arsyjen e buzeqeshjeve te mija..
PEr bekimin e qenies sime..
Per frymarrjet e lumturis sime..
PEr tim bir,..
Per bekimin qe i dha jete,kuptim,gjalleri,dhimbshuri,dashuri,dimensione te tjera qenies sime..
Per djalin tim capken dhe pizmatar e kundershtar hahahaha
Per zemren time,qe kur nuk eshte mire(e ka grip) syte me lotojne pe e kuptuar,e ai me pyete_Mama c"ke?
E shikimi tij pushton dashurueshem,embelsisht lidhjen e bekuar NENE-BIR..:))
_Asgje zemra mamit,eshte grip dhe per mua e per ty..-i them..
Eh mashkulli i vogel potent e vendimtar i jetes time :))
Buzqeshja e kohes sime ..
 

Endrra

VIP
Titulli: Dedikuar ty!

Tek ajo shtepia e madhe
kuptova se nuk ka kohe mjaftueshem
me ja puth duert nanes.
Se jeta rrjedh, here ne lumenj e here ne liqenin e kulluet,
te andrres.
Bash atje mesova se dora e babes mbi floke te lmuet,
mbete perjete e bute.
Aty shkallet nuk ngjiten gjithmone me sy te permbysun,
por ka tre kater pernjihere,
me gjallnine e pranveres,
kur nder lule cile si gjak...
Ne ballkonin tem kam hape krahet per here te pare,
me fluturue me zogj,
e me u ndale ne supet e mureve te nalte,
me kundermue harlisjen e drandofilave.
Bashke me shimshiret kam dashte me shkund vesen e pare,
e me ja lane faqet diellit ne dore,
ti skuqin per qef.
Vetem aty mesova se malli fle ne gjoksin e babes,
e prej syve te nanes
fillon me u derdh ne paq...
Asht pikerisht atje ku njerezit,
pa u lute e pa u fale,
dine me dash
 

Fiore

Anëtar i Nderuar
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Ti je oksigjeni,pa te cilin ZEMRA ime t'kurret ne sekondin e pare...
Je ferri qe vret ...Parajsa qe me qeteson...!!
TI je?! Dhimbje urrejtje pikellim mall lot melankoli dashuri...
Dashuri qe me cmend shpirtin e me deh ndjenjat..!
Dua te te kem prane se e dua nervozizim tende..cmendurite e xhelozite e tua..
TE DUA TY...!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Dedikuar ty!

..nje embelsi dhe shikim prej zotrie-ishin parametrat qe e benin te pa-krahasueshem!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
...:) shpirtrat e lire fluturojne per tu rikthyer gjithnje pas shtegtimeve ne folen e tyre.
Pasi ajo eshte shtepia e tyre.



 

Monique

Staf në FV.AL

Te kam deeikuar per cdo dite copeza te miat.
Merri , bashkoji dhe bej nje te plote timen dhe pyet veten.....A je me mire kshu?
Pre e kujtimeve e ideve apo je ne kerkim te te rese?
 

Jetmira

..........

Eja dhe me shtrengo
me puth mos me largo.
Eja ne naten pa na par njeri,
eja i dashur te jemi vetem un dhe ti.
Me fal nje puthje qe tma marr mendjen,
me fal nje nat qe tma marr zemren.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
[video=youtube;-aXCSFV-aMw]https://www.youtube.com/watch?v=-aXCSFV-aMw[/video]
 

Monique

Staf në FV.AL
Dedikuar ktyre robve te traahe qe sillen neper forume


So say goodbye and hit the road
Pack it up and disappear
You better have some place to go
'Cause you can't come back around here
Good goodbye
(Don't you come back no more)
 

Violinisti

Anëtar i ri
Cila je
Kush na qenke
moj e renda,
e forte si guri
e shkuar tana fortesive.

C fflake na qenke
moj e verdha
mbi perrua,
qe vashat
i beke cuna e cunat cupeza

c rrufe qenke
ti qe keput penjet
e lahutes sime,
e kengen
ma ze ne fyt,
he mbec
pa helmin tend.
 

SaD

♪♫Jè t'aimè mon àmour♪♫
image.jpg...................!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
.....neper mengjeset e fresketa e te lagshta te shpirtrave ka gjithnje vend per pjalme dashurish te bardhe dhe te kuqe...:)


 

kitrra 123

plak gjufurrak
T’i femer
Ti je endrra ime e kahmotshme, e çdo-ditshme, me e vjeter enderr imja dhe me e shpeshte, e cila me shfaqesh jo vetem neteve te pa gjume por edhe diteve. Je tronditja e jetes sime kur te kam aq larg dhe kuptimi i saj kur mbeshtese koken, ne gjoksin tend, per tu ndjere i ngazellyer si nje bebe. Je flutur qe te ndjek lule me lule dhe kur me humbesh, syte e mi, te kerkojne me ngulm gjithkah e kur te te kape te trajtoje me delikatese nga frika se mos me vdes ne duar.
Je mendimi qe me bene te vuaj por dhe jetes i jep kuptim. Je gur i rende ne qafen time por dhe freski shpirti. Je zjarri qe djeg si llave vullkani por dhe akulli qe ngrin gjithçka. Je fushe me lule qe zhuritesh ne kohe zjarmi-e e ngjallesh me pikat e shiut. Je perrocka qe shfaq dhe terbim, je uji qe rrjedh e jep jete, je vershim, je urgan vdekjeprures por dhe Kep i shpreses se mire.
Je oaza ku rritet gjithçka por edhe shkretetire ku vdes per nje pike uje. Je lindja dhe perëndimi i erret pis, je lindja e pare dhe perëndimi i pare. Je horizonti qe duket sa i afert e sa i larget e nuk arrihet kurre. Je vështrimi i larget........
Ti je vet dhimbja, lufta dhe paqja aq e deshiruar. Je LIRIA qe duhet te dashurohet dhe deshirohet..........
Je, e cfare nuk je???? Ndonjehere nuk e di as se cfare je, por ti je femer.
TI je arsyeja me e madhe per te jetuar!!!!!!!
T’i femer
 
Top