Debati filozofik: Lindim të mirë apo të këqinj?

B4472B00-4F5F-4AFF-A4B4-4E8622E1E54B.jpeg

Nëse njerëzit lindin të mirë apo të këqinj, kjo është një çështje e debatuar nga filozofët për shekuj me radhë. Aristoteli argumentonte se morali është i mësuar gjatë jetës, dhe se ne lindim si “krijesa amorale”, ndërsa Sigmund Frojdi i konsideronte të lindurit një propozim moral të zbrazët.

Kushdo që ka lexuar librin “Zot i Mizave”, do të priste që fëmijët të jenë tërësisht sociopatë, që mezi presin të çlirohen nga prangat e vendosura nga të rriturit, të ngrenë një kult, dhe të përpiqen të vrasin brutalisht njëri-tjetrin. Ndoshta dy pikëpamjet më të njohura kundër këtij debate, janë ato të Tomas Hobsit dhe Zhan Zhak Rusosë.

Hobsi i përshkruan njerëzit si “të këqinj” dhe “brutalë”, që kanë nevojë për shoqëri dhe rregulla, për të vënë nën kontroll instinktet e tyre, në mënyrë që të kenë sukses. Më vonë Ruso e kritikoi hapur atë, duke argumentuar se njeriu do të ishte i butë dhe i pastër, pa korrupsionin e lakmisë dhe pabarazisë, të shkaktuar nga sistemi i klasës i imponuar nga shoqëria jonë.

Studimet e fundit të psikologjisë zhvillimore, tregojnë se tek njerëzimi mund të ketë disa “të mira” natyrale (ose, për të qenë më teknike, të paktën fëmijët janë të aftë të bëjnë gjykime morale në një moshë më të hershme sesa mendohej më parë).

Një nga studimet e paraqitura në “Bebet:Bota e tyre e mrekullueshme”, u zhvillua për të demonstruar nëse dhe në çfarë moshe të vegjlit, tregonin një preferencë ndaj sjelljes “të mirë”.

Për ta bërë këtë, foshnjave që ishin më pak se 1-vjeç iu tregua një shfaqje me kukulla, ku forma të ndryshme me ngjyra, vepronin në mënyra që ishin qartazi të njohur si moralisht të drejta apo të gabuara.

Një rreth i kuq tregohet duke u përpjekur të ngjitet në një kodër, ndërsa një shesh i keq “blu” përpiqet ta shtyjë atë poshtë. Ndërkohë, trekëndëshi “i mirë” i verdhë përpiqet të ndihmojë rrethin e kuq duke e shtyrë atë. Pas shfaqjes, foshnjat u pyetën se me cilat forma dëshironin të luanin:sheshin e keq ngjyrë blu, apo trekëndëshin e verdhë të mirë.

Siç mund ta paramendonit, ata të gjithë e zgjodhën këtë të fundit, trekëndëshin që shfaqte sjellje “të dobishme” dhe “vetëmohuese”. Kjo vlente edhe për foshnjat vetëm 7-muajshe. Skena përsërit gjetjet e një studimi të vitit 2010 nga Qendra Konjitive e Foshnjave në Universitetin e Jeilit në SHBA, e cila vazhdoi më tutje për të provuar se foshnjat zgjedhnin kukulla për shkak të veprimeve të tyre, dhe jo për variablat e tjera (për shembull, një preferencë e lindur, apo ose një familjaritet me një ngjyrë apo formë të caktuar).

Kur shfaqja u riprodhua me forma që merrnin rolin e kundërt, foshnjat zgjidhnin ende kryesisht formën që kishte marrë rolin e “ndihmësit”. Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Kiotos në Japoni, kishte një qasje dhe gjetje të ngjashme me studimin e kukullave, duke konfirmuar këto rezultate.

Fëmijëve të vegjël deri në 6 muaj, iu u shfaqën video që shfaqin 3 personazhe të ngjashëm me Pacman, të quajtur “agjentë:një “viktimë”, një “ngacmues” që bombardonte në mënyrë agresive viktimën, dhe e përplas atë në një mur, dhe një agjent i “palës së tretë”.

Ndonjëherë, agjenti i palës së tretë do të ndërhynte për të ndihmuar viktimën, duke e vendosur veten midis viktimës dhe dhunuesit, dhe ndonjëherë do të largohej. Pas shikimit të videos, fëmijët duhej të zgjedhin personazhin e tyre të preferuar, dhe më së shumti zgjodhën agjentin ndërhyrës të palës së tretë, që ishte përpjekur të ndihmonte viktimën.

Studime të tjera, kanë treguar gjithashtu se foshnjat shfaqin sjellje altruiste, si “Studimi i Nënës së Madhe” nga Harvardi, ku foshnjat që nuk e dinin se po vëzhgoheshin, vepronin ende mirë dhe ishin të dobishme për të tjerët, duke sugjeruar që kjo nuk është thjesht një sjellje e mësuar për të shmangur ndëshkimin.

Ndërsa këto studime nuk mund të hedhin poshtë plotësisht pikëpamjet më pesimiste të Frojdit dhe Hobsit mbi natyrën njerëzore, duket se sugjerojnë se foshnjat janë të prirura natyrshëm të preferojnë sjelljen altruiste, dhe se prindërit mund të jenë mjaft të sigurtë, se ndërsa të lënit e fëmijëve të tyre në një ishull të shkretë ndoshta nuk është ideja më e mirë, ata të paktën nuk do të përpiqen të përplasin më të dobëtin në ndonjë shkëmb.

BBCEarth – Bota.al
 
Mendoj qe truri jone kur lindim ka zonat regresive apo progresive qe zhvillohen,nese mund ti emeroj keshtu per te personifikuar sjelljet pozitive apo negative te njeriut.
Mendoj qe, thellsisht kjo varet me pas nga ato cfare ne na rrethojne qe ne vogeli.
Te keq, mund te te beje ambjenti qe ti rritesh,nisur nga faktoret qe perballet qe foshnje e gjate rritjes.
Tani ka dhe perjashtime, ka njerez deri ne moshen madhore jane ok,e me pas ne nje faze te jetes apo moment behen kriminel apo inkriminohen.
Epo,kjo i bie qe rizgjuan ne vetveten e tyre anet negative.
Sic kemi politikanet shqiptar per shembull. ahahahah
Tere kur u rriten dhe erdhen ne pushtet, kuptuan fuqine per te vjedhur dhe tallur popullin.
njerez te kqinj jane ne thelb. :p
 
Bravo @Senseo teme shume e bukur .:)

Nuk lind as i mire as i keq .
Behesh me kalimin e kohes. Trasmeton , pasqyron ate qe sheh / perjeton . Nese je rrit me dashuri , di te dhurosh ate pa limit.
nese je rrit me dhune fatkeqesisht nuk e njeh fjalen dashuri vetem nese vjen nje moment ne jet qellon E ke fat dike qe do te plotesoj ate boshllekun .
Nese babai e nena alkolizohet , drogohet normal qe femija do dale toksik dhe anormal . ( sidomos nena ). Ka gjasa .
do thuash nga ferra del trendafil? Ndoshta..kte se besoj

A behesh i keq me kohe ?
Si e ka ajo thenia : jeta Eshte si ai libri me faqe te bardha varet ça vendos te shkruash ne to.
 
Foshnja kur lind dhe kur fillon e rritet per te perjetuar femijerine e vet, nuk e njeh as te miren, as te keqen, as friken, as urrejtjen.

Ne nuk lindem te tille, por u beme. Ndoshta nga shoqeria, moskujdesi prinderor, apo hallet dhe problemet e jetes.
Ne kete udhetim jete nga materniteti deri ne varreza njeriu shoqerohet nga e mira dhe e keqja.

E rendesishme eshte te dime te kuptojme por edhe konceptojme se cila quhet e mire dhe cila quhet e keqe.
 
Mendoj qe behemi , e gjitha eshte e lidhur ngusht me rrethin qe na rrethon, pra aty fillon na formohet karakteri dhe personaliteti yne.
 
Pervec frikes qe lind me njeriu asnje kualitet tjeter nuk lind.
Cdo gje eshte atribut i jetes qe bejme
Cfare mbjellim korrim!
Une mendoj qe edhe frika eshte e formuar me vone, jo e lindur, pra eshte diqka qe i mesohet trurit dashje e pa dashje dhe krijohet pastaj si nje fobi e cila po mos te trajtohet kalohen ne fobi kronike.
 
Une mendoj qe edhe frika eshte e formuar me vone, jo e lindur, pra eshte diqka qe i mesohet trurit dashje e pa dashje dhe krijohet pastaj si nje fobi e cila po mos te trajtohet kalohen ne fobi kronike.
Opo nga frika lindim po leri ato lool
Eshte ne gjeneze ajo ndjesi
Si ke vene re bebet po te ngresh zerin apo bertasesh tremben
E ja kshu
 
Qe ti kthehemi temes mendoj qe lindim te mire por behemi te keqinj gjate jetes kur zbulojme ndjesi si xhelozia tradhtia grykesia makuteria keqdashesia etj etj.
 
Qe ti kthehemi temes mendoj qe lindim te mire por behemi te keqinj gjate jetes kur zbulojme ndjesi si xhelozia tradhtia grykesia makuteria keqdashesia etj etj.
Dhe bazuar ne kto asnjeri nuk eshte engjell
Sepse ska njeri qe si bere apo ndjere kto
Mire se erdhet ne ferr!
 
Njeriu lind "neutral" dhe une mbeshtes tezen e Aristotelit.

Merr dy femije te ndryshem, njerin lere ne nje familje te shendetshme me te ardhura te mira dhe kulture mesatare (le te themi kshu).
Tjetrin lere rrugeve.

Kush do kishte prirje per tu bere i dhunshem?
Ne 99.9% te rasteve, rasti i dyte.
Kush do kishte prirje per tu bere hajdut, kriminel?
Ne 99.9% te rasteve, rasti i dyte.
 
Mgjate eshte dhe dicka qe duhet te merret ne konsiderate. Ne jemi pasqyre e atyre qe kemi perballe.

Pra nese rrime me njerez qe sillen mire me ne dhe ne sillemi mire me ta nese rrime me njerez qe sillen keq normal qe del ne pah ana jone e keqe.
 
Top