• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Debate për votën e presidentit

MasteR

I'm offline

Vota e hedhur në 8 maj nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u bë object debati në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga procesi i numërimit të votave të kontestuara për njësinë bashkiake nr.9, ka rezultuar se në qendrën e votimit nr.1968, është gjetur vetëm një fletë votimi e hedhur në kutinë e gabuar.

Televizionet Klan dhe ABC News raportuan pak ditë më parë nëpërmjet pamjeve filmike të votimit të presidentit në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në njësinë nr.9, se sipas tyre dallohej hedhja e votës në kutinë e gabuar.

Dy televizionet thanë se presidenti e kishte hedhur votën e tij me shirit të verdhë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në kutinë për kreun e njësisë bashkiake, e cila dallohej prej ngjyrës kafe.

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ditën e 8 Majit, e ka hedhur votën e tij pro kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama. Ky përfundim ka dale pas zbulimit të fletës së votimit të kreut të shtetit, e hedhur në kutinë nr.1968. Në fakt, vota e tij është hedhur aksidentalisht në kuti tjetër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron konkretisht të gjitha ato fletë të rregullta votimi, të kontestuara për shkak të gjetjes së tyre jo në kutinë e caktuar”, raportoi Klan, duke iu referuar pamjeve filmike dhe zbulimit të vetëm një flete të hedhur gabim tek qendra e votimit nr.1968.

Anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj, reagoi në KQZ duke thënë se “nëpërmjet zbulimit të fshehtësisë së votës ne po dëmtojmë demokracinë”. “Unë dëgjova në lajme se është zbuluar se Presidenti i Republikës ka hedhur votën në kutinë e gabuar dhe tani që ju thoni se u gjet se kujt i përket kjo votë, nuk është as etike por edhe as ligjore”, tha Lazaj.

Përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, reagoi gjithashtu duke thënë se “KQZ-ja ka hapur dhe qendra votimi të tjera dhe nuk është se ky institucion ka shkelur fshehtësinë e votës”, raportoi BW. /Telegrafi/
 
Top