"Dashuria në kosh" e Banksy shitet për gati 19 milionë euro

banksyy.webp


Të enjten, piktura e Banksy, e cila ishte gjysmë e shkatërruar menjëherë pasi u shit për mbi një milion paund në një ankand të Sotheby's në Londër, u shit në ankand për 16 milion paund (gati 19 milion euro). Është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një punë të Banksy (deri më tani më e paguara ishte një vizatim i shitur për 14.4 milion paund, rreth 17 milion euro).

Vepra e artit u ble nga një koleksionist privat, i cili pagoi për të shumë më tepër se çmimi i tij i parashikuar (midis 4 dhe 5 milion paund). Kjo vepër arti përbëhet nga një vizatim gjysmë i shkatërruar që përfaqëson vajzën e vogël me një tullumbace të kuqe të pikturuar fillimisht nga Banksy në një pikturë murale në Londër ne vitin 2002.
Në vitin 2018, disa sekonda pasi vepra u shit në një ankand në Londër (për ekuivalentin e 1.18 milion eurove), u aktivizua një mekanizëm brenda kornizës, i cili kishte prerë modelin në dhjetëra shirita në gjysmën e gjatësisë së tij. Mekanizmi ishte futur nga Bansky si një gjest demonstrues i kritikës ndaj komercializimit të artit të tij. Gjesti më pas u bë pjesë e vetë veprës, duke u bërë kështu një vizatim që ishte gjysmë i kornizuar dhe gjysmë i shkatërruar, jashtë kornizës. Bansky e kishte riemëruar veprën “Love is in the Bin” (Dashuria është në kosh), e cila për këtë arsye fitoi edhe më shumë vlerë.

Ankandi filloi me një ofertë prej 2.5 milion paund, duke arritur në 10 milionë në pak minuta. Nëntë blerës të mundshëm arritën në fund të ankandit dhe për dhjetë minutat e fundit ata dolën me oferta gjithnjë e më të larta.

Gazeta Si
 
Top