• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Darvinizmi dhe lidhja e tij me komunizmin

Ideologjia që i solli dëmin më të madh njerëzimit në shekullin e mbushur me dhunë e barbarizëm dhe njëkohësisht më e përhapura në botë ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, që arriti kulmin e saj historik me dy filozofët gjermanë Karl Marks dhe Frederik Engels në shekullin XIX, derdhi kaq shumë gjak në botë, saqë ua kaloi edhe nazistëve e imperialistëve të dikurshëm. Komunizmi shkaktoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe përhapi e nxiti dhunë, frikë e dëshpërim ndër njerëz. Edhe sot e kësaj dite, kur flitet për vendet e Perdes së Hekurt dhe Rusinë, imazhet që zgjohen na sjellin parasysh vende të pushtuara nga mjegulla, terri e dëshpërimi, nga rrugë pa jetë, nga shqetësimi dhe frika. Sado që njerëzit mendojnë se Komunizmi u shemb në vitin 1991, gërmadhat që la pas ekzistojnë ende. Sado "liberalë" të jenë bërë një pjesë e komunistëve dhe marksistëve "të papenduar", filozofia materialiste, ana e errët e Komunizmit dhe e Marksizmit që i largoi njerëzit nga feja dhe morali i mirë, ende vazhdon të ndikojë te këta njerëz.

Kjo ideologji që përhapi terror në çdo cep të botës, në fakt, përfaqësonte një ide të ardhur që nga kohët e lashta. Dialektika është një bindje se i gjithë zhvillimi, në gjithësi, erdhi si rezultat i konfliktit. Në bazë të këtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan të analizonin historinë e botës. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punëtorëve e kapitalistëve dhe se punëtorët së shpejti do të ngriheshin dhe do të organizonin një revolucion komunist.

Tipari më i spikatur i dy themeluesve të Komunizmit ishte se, si të gjithë materialistët, ata ushqenin një urrejtje të madhe për fenë. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistë të bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbësore nga pikëpamja e Komunizmit.

Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diçka e rëndësishme: me qëllim që të bënin për vete një publik sa më të gjerë, e panë të nevojshme t'i jepnin ideologjisë së tyre një pamje shkencore. Dhe kështu, u krijua aleanca e rrezikshme që solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje të vëllait kundër vëllait gjatë shekullit XX. Darvini bëri të njohur teorinë e evolucionit në librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante është që pretendimet bazë që ai paraqiti ishin pikërisht shpjegimet që po kërkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqën si rezultat i "luftës për mbijetesë" apo "konfliktit dialektik". Për më tepër, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtë besimet fetare. Për Marksin dhe Engelsin ky ishte një rast që s'duhej humbur.

Admirimi i Marksit dhe Engelsit për Darvinin

Darvinizmi pati aq shumë rëndësi për Komunizmin, sa vetëm disa muaj pas botimit të librit të Darvinit, Engelsi i shkroi Marksit: "Darvini, të cilin e kam në dorë duke e lexuar, është i shkëlqyer."

E megjithatë, vetë historia ka treguar se periudha evolucionare që propozoi Marksi nuk ishte e vërtetë. Asnjë shoqëri, në asnjë kohë nuk është parë të kalojë nëpër fazat evolucionare të propozuara nga Marksi. Përkundrazi, ekziston mundësia të shihen në të njëjtën shoqëri, në të njëjtën kohë, sisteme që Marksi pretendonte se vijnë para apo pas njëra-tjetrës. Ndërkohë që një pjesë e një vendi përjeton sisteme të ngjashme me sistemin feudal, në një pjesë tjetër mund të zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo është arsyeja që nuk ka asnjë provë se kalimi nga një sistem në tjetrin ndjek modelin evolucionar të propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit.

Nga ana tjetër, asnjë nga parashikimet e Marksit në lidhje me të ardhmen nuk u vërtetua. U kuptua që teoritë e Marksit nuk ishin të zbatueshme brenda 10 vjetëve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njëri pas tjetrit, kombet më të zhvilluara kapitaliste do të pësonin revolucione komuniste, por një periudhë e tillë nuk erdhi. Lenini, një nga pasuesit më të mëdhenj të Marksit, u mundua të shpjegonte pse nuk kishin ndodhur këto revolucione e pastaj parashikoi që revolucionet komuniste do të bëheshin në vendet e Botës së Tretë. E megjithatë, të gjitha pretendimet e Leninit i përgënjeshtroi vetë historia. Në kohët e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund të numërohen me gishtat e një dore. Për më tepër, Marksizmi përdori dhunën në rajonet ku erdhi në fuqi dhe ai nuk erdhi në pushtet nga lëvizjet popullore, siç pretendohej, por me dhunë diktatoriale.

Shkurtimisht, historia e kohëve të fundit e ka përgenjështruar periudhën e parashikuar nga filozofia marksiste të evolucionit historik. Teori të tilla, si "dialektika e historisë" dhe "evolucioni historik" në vëllimet e shumta të shkruara nga ideologët materialistë si Marksi dhe Engelsi, janë thjesht fryt i fantazisë.

Marksi i ktheu përgjigje letrës së Engelsit më 19 dhjetor 1860, duke i shkruar: "Ky është libri që përmban parimet bazë të historisë së natyrës sipas pikëpamjes sonë."

Në një letër që Marksi i shkroi Lasalit, një tjetër mik i tij socialist, më 16 janar 1861, shkruan: "Libri i Darvinit është shumë i rëndësishëm e më shërben si bazë në shkencën natyrore për luftën e klasave në histori." Në këtë mënyrë ai zbulon rëndësinë e teorisë së evolucionit për Komunizmin.

Marksi e shfaqi simpatinë e tij për Darvinin, duke ia kushtuar atij veprën e tij më të rëndësishme, "Das Kapital" (Kapitali). Kopja e këtij libri që iu dërgua Darvinit përmbante një dedikim nga ana e vetë Marksit, i cili e përshkruante veten si një "admirues i sinqertë" i natyralistit anglez.

Edhe Engelsi e pranon admirimin e tij për Darvinin:

Natyra është prova e dialektikës dhe nuk duhet lënë pa thënë se, fundja, natyra vepron në mënyrë dialektike e jo metafizike… Lidhur me këtë, Darvinit duhet t'i përmendet emri para të tjerëve.

Engelsi lavdëronte Darvinin njëlloj si Marksin. Ai shkruan:

"Ashtu sikurse Darvini zbuloi ligjin e evolucionit në natyrën organike, po ashtu edhe Marksi zbuloi ligjin e evolucionit në historinë njerëzore."


Në një vepër tjetër të tij, Engelsi theksoi rëndësinë e nxjerrjes nga Darvini të një teorie që i kundërvihej fesë:

Ai (Darvini) i dha konceptit metafizik të natyrës goditjen më të rëndë, duke provuar se bota e sotme organike - bimët, kafshët, e si rrjedhim edhe njeriu - është produkt i një procesi evolucioni që vazhdon prej miliona vjetësh.

Përveç kësaj, Engelsi tregoi se si e kishte pranuar ai teorinë e Darvinit, duke shkruar një artikull të titulluar "Roli që ka luajtur puna, në kalimin nga majmuni te njeriu".

Shkencëtari amerikan Conway Zirckle shpjegon se përse themeluesit e Komunizmit e pranuan menjëherë teorinë e Darvinit:

Marksi dhe Engelsi e pranuan evolucionin thuajse menjëherë pasi Darvini botoi librin "Origjina e llojeve". Evolucioni, natyrisht, ishte pikërisht ajo që themeluesve të Komunizmit u duhej për të shpjeguar se si njerëzimi mund të kishte ardhur në ekzistencë pa ndërhyrjen e ndonjë force të mbinatyrshme dhe, për pasojë, ai mund të përdorej për të mbështetur bazat e filozofisë së tyre materialiste. Përveç kësaj, interpretimi i evolucionit nga Darvini, sipas të cilit, evolucioni kishte ndodhur nëpërmjet përzgjedhjes natyrore, u dha atyre një hipotezë të ndryshme nga ajo e shpjegimit teologjik mbizotërues të faktit të vërejtur se të gjitha format e jetës u janë përshtatur kushteve të tyre.

Tom Bethel, gazetar i revistës "Harper Magazine", shpjegon lidhjen midis Marksit dhe Darvinit, si më poshtë:

Marksi nuk e admironte librin e Darvinit për arsye ekonomike, por për arsyen më thelbësore se universi i Darvinit ishte thjesht materialist dhe se shpjegimi i tij nuk përfshinte më ndonjë lidhje me shkaqe të pavëzhgueshme jomateriale jashtë apo "përtej" tij. Në këtë aspekt të rëndësishëm, Darvini dhe Marksi ishin shokë për kokë.

Sot, lidhja midis Darvinizmit dhe Marksizmit është një e vërtetë e pranuar nga të gjithë. Biografitë e Marksit gjithmonë e bëjnë të qartë një gjë të tillë. Për shembull, një biografi e Karl Marksit e përshkruan këtë lidhje në këtë mënyrë:

"Darvinizmi paraqiti një sërë faktesh që mbështesin Marksizmin dhe shtjellojnë të vërtetën e tij. Përhapja e ideve darviniste evolucionare krijoi një terren pjellor të përshtatshëm për idetë marksiste dhe i hapi rrugën përvetësimit të tyre nga klasa punëtore… Marksi, Engelsi dhe Lenini u dhanë vlerë të madhe ideve të Darvinit. Ata nxorën në pah rëndësinë e tyre shkencore dhe, në këtë mënyë, u përshpejtua përhapja e këtyre ideve."

Siç e kemi parë, Marksi dhe Engelsi besonin me gëzim se koncepti i evolucionit përbënte një përkrahje shkencore për botëkuptimin e tyre ateist, por ky gëzim doli i parakohshëm. Teoria e evolucionit u pranua gjerësisht, sepse ishte propozuar në një ambjent shkencor primitiv, si ai i shekullit XIX. Ajo ishte e mbushur me pasaktësi dhe nuk mbështetej në asnjë lloj prove shkencore. Shkenca që njohu zhvillim të madh në gjysmën e dytë të shekullit XX, e nxori të pavlefshme teorinë e evolucionit. (Për hollësi të mëtejshme, shih librin e shkruar nga Harun Jahja: "Gjunjëzimi i Evolucionit", i përkthyer dhe në shqip) Kjo, në të njëjtën kohë, nënkuptonte shembjen e mendimit komunist dhe materialist, por ngaqë shkencëtarët me pikëpamje materialiste e dinin se shembja e Darvinizmit nënkuptonte, gjithashtu, edhe rrënimin e ideologjive të tyre, ata provuan të gjitha metodat e mundshme për t'ua mbajtur të fshehtë njerëzve rënien e Darvinizmit.
 
Shembja e pikëpamjes marksiste për historinë

Karl Marksi, themelues i Komunizmit, i përshtati idetë e Darvinit që patën ndikim të thellë tek ai, me procesin dialektik të historisë. Sipas Marksit, shoqëria ka kaluar në faza të ndryshme, gjatë historisë dhe faktori që i ka përcaktuar këto faza ishte ndryshimi në mjetet dhe marrëdhëniet e prodhimit. Sipas kësaj pikëpamjeje, ekonomia përcaktonte gjithçka. Historia kaloi nëpër faza evolucioni: bashkësi primitive, shoqëri skllavopronare, shoqëri feudale, shoqëri kapitaliste dhe faza e fundit do të ishte shoqëria komuniste.

E megjithatë, vetë historia ka treguar se periudha evolucionare që propozoi Marksi nuk ishte e vërtetë. Asnjë shoqëri, në asnjë kohë nuk është parë të kalojë nëpër fazat evolucionare të propozuara nga Marksi. Përkundrazi, ekziston mundësia të shihen në të njëjtën shoqëri, në të njëjtën kohë, sisteme që Marksi pretendonte se vijnë para apo pas njëra-tjetrës. Ndërkohë që një pjesë e një vendi përjeton sisteme të ngjashme me sistemin feudal, në një pjesë tjetër mund të zbatohen rregullat kapitaliste. Kjo është arsyeja që nuk ka asnjë provë se kalimi nga një sistem në tjetrin ndjek modelin evolucionar të propozuar nga Marksi dhe teoria e evolucionit. Nga ana tjetër, asnjë nga parashikimet e Marksit në lidhje me të ardhmen nuk u vërtetua. U kuptua që teoritë e Marksit nuk ishin të zbatueshme brenda 10 vjetëve nga vdekja e tij. Marksi pretendonte se, njëri pas tjetrit, kombet më të zhvilluara kapitaliste do të pësonin revolucione komuniste, por një periudhë e tillë nuk erdhi.

Lenini, një nga pasuesit më të mëdhenj të Marksit, u mundua të shpjegonte pse nuk kishin ndodhur këto revolucione e pastaj parashikoi që revolucionet komuniste do të bëheshin në vendet e Botës së Tretë. E megjithatë, të gjitha pretendimet e Leninit i përgënjeshtroi vetë historia. Në kohët e sotme, vendet ku sundon Komunizmi mund të numërohen me gishtat e një dore. Për më tepër, Marksizmi përdori dhunën në rajonet ku erdhi në fuqi dhe ai nuk erdhi në pushtet nga lëvizjet popullore, siç pretendohej, por me dhunë diktatoriale.Shkurtimisht, historia e kohëve të fundit e ka përgenjështruar periudhën e parashikuar nga filozofia marksiste të evolucionit historik. Teori të tilla, si "dialektika e historisë" dhe "evolucioni historik" në vëllimet e shumta të shkruara nga ideologët materialistë si Marksi dhe Engelsi, janë thjesht fryt i fantazisë.
 
Top