• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Darka e gabuar”, një roman me stil të paarritshëm. Hidhen bastet e Nobelit

Love

βeℓℓe â๓e
“Darka e gabuar”, një roman me stil të paarritshëm. Hidhen bastet e Nobelit, Kadare në vend të katërt



“The Indipendent” vlerëson veprën e shkrimtarit shqiptar.
Nën titullin “Rënia e qytetit të gurtë”, ai konsiderohet si një vepër mjeshtërore.
Gjirokastra është një qytet historik osman me shtëpi të gurta, e vendosur në Shqipërinë Jugore pranë kufirit me Greqinë. Vepra e fundit e Ismail Kadaresë e përkthyer lidhet me një darkë që ndodh në këtë qytet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
ثshtë shtator 1943, një pikë kthese në konflikt. Gjermanët janë duke marrë nën kontroll Shqipërinë dhe një divizion tankesh është drejtuar për në Gjirokastër. Ne mësojmë se komandanti i forcave pushtuese, koloneli von Schwabe, është një mik i vjetër i doktor Gurametos, një prej mjekëve kryesorë të qytetit. Kohë më parë, ata kishin qenë studentë së bashku në Mynih dhe, pas një ritakimi emocional, ata vendosin të darkojnë së bashku. Por atmosfera është e tensionuar. Partizanët gjuajnë mbi gjermanët pranë portave të qytetit dhe trupat kanë marrë 80 pengje. Fati i tyre varet nga rezultati i këtij takimi.



Festimet fillojnë me dyer të mbyllura, me variacionet e Brahmsit, dhe së shpejti von Schwabe fillon të japë urdhra për lirimin e pengjeve. Si gjithmonë, qyteti është i kapluar nga spekulimet e ethshme, por pikërisht ajo që ndodh gjatë darkës mbetet misterioze. Pas luftës ia behin pasojat e kobshme. Në thelbin e tregimit është një ëndërr e tmerrshme e përsëritur e Gurametos, i cili e sheh veten të shtrirë në një tryezë operacioni para se të goditet nga zbulimi tronditës se ai po operon veten e tij. Nga ana tjetër, von Schwabe gjithashtu ka ëndërruar se ishte operuar nga Gurametoja.
Thurja e përrallës dhe kthesat shpesh janë përcjellë në mënyrë indirekte, duke peshuar thashethemet të cilat shtillen rreth vegjëlisë së qytetit. Proza shpesh ngjall traditat e pasura folklorike të Shqipërisë së folklorit: “Një erë e hidhur veriu shpërtheu poshtë grykës së Tepelenës, siç bënte gjithmonë kur fati merr një kthesë për keq.”

Ky është trillim klasik post-modern; letërsi e cila na tregon se ne kurrë nuk mund të jemi të sigurt për të kaluarën. Por teoria vetëm mund të na çojë larg në përshkrimin e punës së Kadaresë. Ai nuk është asgjë nëse nuk është shqiptar, dhe e kaluara e tmerrshme e Shqipërisë ka qenë prej kohësh qendra e subjekteve të tij. Vendi ka një histori mizorie dhe dhune në një shumëllojshmëri sundimtarësh tiranikë, prej të cilëve nazistët janë vetëm disa nga më të fundit. Sundimi i shkurtër nazist nga ana e tij i hapi rrugën regjimit represiv dhe të sëmurë të Enver Hoxhës. Nëse Gjirokastra është vendlindja e Kadaresë, është interesante të theksohet se ajo është edhe qyteti i lindjes së Hoxhës gjithashtu.
Eksplorimi i aspekteve më të këqija të natyrës njerëzore nga ana e Kadaresë është krahasuar me Gogolin dhe Kafkën. Ai është nderuar me çmimin “Man Booker International” dhe është nominuar disa herë për çmimin “Nobel”. Ai ngeci me romanin e tij të mëparshëm “Aksidenti”, ndoshta për shkak se është vendosur pas rënies së “Perdes së Hekurt”, me një çlirim të paranojës marramendëse që shfaqet aq shumë në veprat e tij. Për fat të mirë, “Rënia e qytetit të gurtë” (Darka e gabuar) është një rikuperim mjeshtëror, një akt i shquar i imagjinatës shpalosur me një stil të paimitueshëm, një kalim mes enigmës së pakapshme dhe kërcënimit të gjallë.


Hidhen bastet e Nobelit, Kadare në vend të katërt
Kryeson shkrimtari japonez, Haruki Murakami me koeficientin 10/1



Shkrimtari japonez Haruki Murakami
Nuk janë vetëm ndeshjet e futbollit, hipizmit e kështu me radhë objekt bastesh. Për çdo vit, qendrat më të mëdha të basteve në botë, mes qindra subjekteve për të cilat luhen para, është edhe çmimi “Nobel” për letërsinë. اdo vit mijëra njerëz, tifozë bastesh, por edhe letërsie, vënë para për ata që ata mendojnë se mund të fitojë çmimin e shumëpritur për çdo letrar. Ndonëse këtë vit shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është ngjitur në listën e pretendentëve, me një koeficient më të mirë se herët e tjera, përsëri ai ka disa pararendës me mundësi më të mira fitimi. Koeficienti i tij për këtë vit është 14/1. Kjo nuk është hera e parë që Kadare është kandidat për çmimin “Nobel” për letërsinë. Viteve të fundit është bërë një fushatë më e gjerë sensibilizuese për këtë, duke filluar që nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, te Presidenti i Republikës, të cilët i kanë dërguar letra Akademisë suedeze, ku renditin arsyet se pse shkrimtari shqiptar është i denjë për të fituar këtë çmim.
Kështu, faqja britanike e basteve Ladbrokes rendit të parin shkrimtarin japonez Haruki Murakami, me koeficientin 10/1. Po kështu edhe Kentucky Derby, që e pozicionon sërish të parin shkrimtarin japonez. Nëse do t’u referohemi viteve të mëparshme, mund të jetë një bast i vënë mirë. Vitin e shkuar fitoi poeti suedez Tomas Transtromer, i cili sipas Landbroke renditej i dyti me një koeficient 9/2, pas poetit sirian Adonis me 4’1. Edhe një vit më parë Murakami ishte favorit me një koeficient 8/1.
Shkrimtari japonez është më së shumti i njohur për veprën e tij “IQ84” një triologji epike, e cila ka shitur miliona kopje në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për lexuesin shqiptar ai është i njohur përmes veprave “Kronika e zogut kurdisës” dhe “Pylli norvegjez”, botuar nga shtëpia botuese “Skanderbeg Books”, një “gjuajtëse” dhe parashikuese shumë e mirë e nobelistëve. Në vjeshtë pritet të vijë në shqip një tjetër vepër e tij, “Kafka në breg”. Megjithatë Murakami nuk është i vetmi në listën e pretendentëve. Janë rreth 210 shkrimtarë që renditen në listën e kandidatëve për çmimin “Nobel” për letërsinë. Mes tyre 46 janë dominuar për herë të parë, sipas Akademizë suedeze. I pari në listë është Murakami dhe në fund Jonathan Franzen.
Burimi: panorama
 
Top