• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Çupi në “Top Talk”: Meta një president që del përtej Republikës, postit dhe moralit duhet kufizuar me ligj

Çupi në “Top Talk”: Meta një president që del përtej Republikës, postit dhe moralit duhet kufizuar me ligj​

Presidenti Meta, në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur vullnetin e tij në lidhje me parlamentin shqiptar.





Ai e ka cilësuar atë si antikushtetuese dhe të paligjshme, e për zhbërjen e saj ka shkuar deri në thirrjet për referendum. Për këtë arsye, mazhoranca është angazhuar për hartimin e një projektligji të ri organik për institucionin e Presidentit. Deputeti Adnor Shameti, pjesë e grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij drafti tha në një intervistë për mediat tha se ligji do të zgjidhë të gjitha ngërçet institucionale dhe vakuumet ligjore që janë hasur deri më tani në aktivitetin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Ndërkaq, këto zhvillime u analizuan në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Frrok Çupi. Sipas analistit, nuk duhet bërë shumë ligje të dedikuara për presidentit, kjo sipas tij është problemi kryesor, e këtu përmendi largimin nga BE-ja të Britanisë së Madhe. Ndërkohë ai tha se sipas tij presidenti Meta ka tendencë për të dalë përtej postit të tij e moralit dhe ligji do e ndaloj këtë gjë

“Edhe njëherë, presidenti del jashtë detyrës së tij, por me një vullnet që parlamenti është i paligjshëm. Çështja është se përse duhet bërë kaq shumë ligje për presidentin, ky është problem. Në fakt nuk do të ishte mirë që të kishte një ligj të dedikuar për presidentin. Britania u largua nga BE-ja për shkak të shumë ligjeve. Rasti ynë është ky, që në shoqëritë e ashpra duhen shumë ligje. Përderisa presidenti tenton të gjejë vrima për të ndaluar demokracinë, zhvillimin i duhen gjetur disa ligje, që demokracia të vijojë. Ligji siç është apo siç e keni parë në draft nuk e kushtëzon presidentin, por e ndihmon atë. Ndihmon këtë president që ka tendencë për të dalë prej postit, moralit, por ndërkohë në të njëjtën kohë e mbron për të mos gabuar. Kur e mbron, do të thotë që je një president korrekt. Ne kemi një president të lajthitur, parlamenti ka gjetur këtë mënyrë për ta mbajtur në kontroll. Shiko ne nuk jemi perfekt, as mazhorancën, por ndërkohë kemi një president që ka krijuar probleme të mëdha me shtetin ka deformuar republikën. Ai sillet si kryetar i opozitës, ku në fakt nuk duhet të ketë lidhje me partitë politike. Presidenti është shëmbëlltyra e mbretit dhe në çdo kohë mban anën e mazhorancës. Ne kemi presidentët rreth nesh, në Europë, në Izrael, janë motamo dhe nuk e kanë çuar ndërmend të kthejnë një ligj në parlament”, tha Çupi.



Top Channel
 
Private conversations
Help Users
    Top