• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Çunat e krimit nga Jugu në Veri dhe çunat me syze e kapuçë të Policisë!

Çunat e krimit nga Jugu në Veri dhe çunat me syze e kapuçë të Policisë!
1580915925881.png


Prej tre dekadash çunat e krimit kanë pasur fuqinë në këtë vend. Shumë prej tyre kanë në CV më shumë se 5 vrasje dhe ti “sajdisësh” deri në atë farë feje, sa t’u çosh një formular për pasurinë është ulëritëse.

Për ta nuk ka lidhje as formulari, as akti normativ, as KÇK, e as antimafia. Për ta larja e hesapeve dhe pasuria me çdo rrugë është gjëja më e ligjshme në botë. Por, çunat e krimit kanë ditur t’u bëjnë ballë erërave të politikës dhe policisë.
Për ta nuk ka rëndësi, kush është në krye të Ekzekutivit apo Gjyqësorit. Ata janë “një” kur vjen puna tek ruajtja me çdo kusht e pasurisë dhe për ta bërë këtë kanë siguruar të gjitha kapacitetet financiare, e padyshim njerëzore.
Akti normativ i Qeverisë as më shumë dhe as më pak është një tallje për shumicën e njerëzve në këtë vend, të cilët nuk janë as Altin Hajri, as Lul Berisha apo Ardian Çapja, e sigurisht as bandat e Shkodrës apo të Vlorës që drejtohen në jo pak raste edhe nga qelia e burgut.
Sepse, formulari për pasurinë fjala bie për Çapjan e Elbasanit është një “stuhi në gotë uji”. Së pari, sepse ai nuk është fare në Shqipëri, së dyti ka të drejtën e mbrojtjes përmes Drejtësisë në rast të shkeljes së të drejtave dhe së treti, ajo që dihet nga të gjithë pasuria e tyre kurrë nuk ka qenë në emër të tyre.

Të tjerë të afërm, apo miq e shokë janë pronarë të pasurive që mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal i drogës e të tjera dhe milionat e eurove të tyre janë në dorë të sigurt. E nëse ndodh që dikush të “tradhëtojë”, e pret plumbi.
Sepse mafia dhe mafiozët vetëm kështu dinë të flasin. Çunat e krimit janë paguar dhe kanë paguar deri në 100 mijë euro për një vrasje, thjesht e vetëm për të drejtuar grupet dhe për të pasur kontrollin.
Dhe mbi të gjitha, ata kanë edhe lidhje me Politikën dhe Drejtësinë. Sepse turbulencat e kaq shumë viteve nuk u kanë shkaktuar asgjë dhe as do u shkaktojnë, për aq kohë sa politika të ketë këtë lidhje me eksponentë të krimit, apo të kenë përfituar prej tyre në shumë fushata elektorale.
Çunat e krimit krejt ndryshe nga çunat me kapuçë dhe syze të Policisë kanë edhe infrastrukturë më moderne. Ata kanë automjete të blinduara dhe jo furgonë të lodhur me ngjyrë blu që kanë çunat e policisë.
Çunat e krimit kanë edhe armë dhe veshje antiplumb ndër më cilësoret dhe jo jelekë që u del boja shpejt, si ato të çunave të Policisë. Ccunat e krimit kanë ushtarë të besuar, ndërsa ccunat e Policisë janë aq të frikësuar, sa edhe kolegu që kanë në krah pak gjë e spiunon deri në “brezin e shtatë”.
©Copyright Gazeta SHQIP












 

Comments

Top