• MirĂ«sevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

CoronaVirus : Lajmi i Fundit... 🚹🆘

Pershendetje JOQ
Pak info per gjithe Vellezrit e Motrat Shqipetar rreth Coronavirus !

Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme.

Coronavirus është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm,shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
# Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
#Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
# Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
# Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

***Theksoj se viktima te ketij Virusi jane vetem njerezit me Imunitet te dobet...Edhe nqs jeni te prekur nga ky Virus mos u Alarmoni...Paraqituni prane institucionit Shendetesor me te afert, edhe me e mira per ne Shqipetaret ne mos pranise se maskave mbrojtese vendosni njĂ« shami ose 1 Shalle rreth gojes !! Zoti na ruajt !!! 🙏🙏🙏"
 

Comments

Na është bere e perditshmja jone me, sna vjen cudi tani.
Kur do msohemi akoma edhe me mire me kte lloj virusi atehere do largohet. Duroni e ca:D
 
Kjo pandemi tregoi pafuqine njerezore.
Kjo pandemi tregoi sa shoqeri patetike jemi.
Kjo pandemi tregoi paaftesine e shteteve.
Kjo pandemi tregoi qe paraja nuk te mbron.
Kjo pandemi tregoi vemendjen e veçante qe duhet te ndermarri mjeksia.
Kjo pandemi tregoi per respektin edhe kujdesin qe duhet te kemi ndaj bluzave te bardha.
ka dhe te mira , mesuam qe duhet te ndryshojme
 
Kosov Bravo per kujdesin se po tregon..një i vdekur deri me tani(dhe ai me disa semundje kronike )90 testuar se ishin ne karantin qe 14-dit gjith negativ perveq një doli pozitiv.
Ahh siku mos te kisha fole faređŸ€Šâ€â™€ïžđŸ€Šâ€â™€ïžEdhe dy iken sotđŸ˜«

ps..ama te dyt kishin qen semuer..djali foli per nene e vet se nuk kishte simtoma te gripit.e tjetri kish jetu ne rruge.
 
Lajm i fundit, Boris Johnson në intensive care. Dje u fol qe ka ik ne spital per te bere një test te dyte e bla bla duke e mbajt larg mediave si lajm, por realisht gjendja e tij qeka e rende.
 
Imagjinojme edhe sa miliard do duhen per mbeturinat e spitaleve (e perkthyer ndryshe taksa me shume per ne ) ✌🖐
Sa per vlerat kam dyshimet e mija !
Une mendoj, qe njerezimi do te behet me i ndjeshem, ndoshta do te gaboj, por e kam kete besim.
 
Lajm i fundit, Boris Johnson në intensive care. Dje u fol qe ka ik ne spital per te bere një test te dyte e bla bla duke e mbajt larg mediave si lajm, por realisht gjendja e tij qeka e rende.
Ne fakt, sapo e lexova, siç duket do te kete ndonje semundje tjeter qe e ka renduar shendetin e tij.
 
Ne flasim shume per boten e globalizuar,por nese Kina kerkon te komunikoje me pjesen tjeter te planetit duhet te kujdeset me shume per higjenen;
perndryshe, mposhtur covid-19, nga atje do te vijne diçka tjeter.është e papranueshme perzierja e njerezve me kafshet ne disa pazare kinese.Virusi lind aty ne kushte igjenike dramatike. Kinezet ne disa fusha te mjekesise si psh genetika jane te pa arritshem por ne aspektin e higjenes dhe asaj te ushqimit jane ne mesjete, e shoh qe keto pazare te virusit me perzierje te pa pranueshme te njerezve me kafshet jane hapur.
Giuseppe Remuzzi, capo dell’Istituto Farmacologico Mario Negri.
Milano, 06/04/2020
 
Një grua rreth moshës 60-vjeçare nga Banja e Malishevës ka vdekur sot si pasojë e gjendjes së rënduar nga COVID-19.

KALLXO.com merr vesh se gruaja ka vdekur sot në Klinikën Infektive në QKUK.

Viktima ka pasur edhe një numër të konsideruar të sëmundjeve shoqëruese.

As IKSHPK e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë njoftuar zyrtarisht për vdekjen e saj
 
50 cent edhe 1 euro, do qe e shitshin tmadhen 1, e shitshin kah 50 ntaza tpllastikes. E do pisa espreson 1 euro. Po i lajmroi dikush spo i qelin ma. Sot o dita e dyt qe skam pi veq, se cdo dit kah 50 cent e merrsha njo ngat qisajde
 
SHTATËDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59).

Nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 12.04.2020 nĂ« Aeroportin ndĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari” si dhe nĂ« pikat tokĂ«sore kufitare janĂ« depistuar gjithsej 29.042 udhĂ«tarĂ«. NĂ« Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhĂ«tarĂ«, Merdare 6.976, VĂ«rmicĂ« 8.671, Jarinje 2.521, Dheu i BardhĂ« 1.339, Hani i Elezit 5.673, KullĂ« 1.814, QafĂ« MorinĂ« 47, BĂ«rnjak 728, QafĂ« Prush 35, MuçibabĂ« 167 dhe GlloboçicĂ« 1 udhĂ«tarĂ«.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!
 
Tmerr🙁
Patamendo vetem një i sheruar sot e79te infektuar..

shqiperi sot nr i te sheruarve ishte me i madhe se i prekurve me virus.

shyqyr o zotđŸ€Č
 
Top