• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Copy paste nga social media

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Si jeni bijtë e babës, a po ju rrihet në shtëpi? A keni frikë koronën a jo? A jeni ngushtë? Mendoj ngushtë siç janë ata (numri shumës, rasa dhanore – sepse ua dha votën), që babai juaj i la ngushtë, sapo mori mandatin i harroi. Po i harroi, po ai babai juaj, hajduti serik, mashtruesi kombit me përmasa oborri, i pushtetshmi, i madhi…

Si po e përjetoni fjalën ngushtë? Po ato që ishin ngushtë një jetë, gjatë tri mandateve të babës tuaj, ngushtë e në rresht, duke prit rilindje, ngushtë me idenë se mos po na kthehen hapësirat e zaptueme, të drejtat e vjedhura ndër sy, diskriminimet në baza klanore dhe të dukshme prej n’hava, mos do pushojnë thashethemet…, se shpifjen se je ka ana tjetër e dimë se e keni formulë për moszgjidhjen e çështjeve.

Si jeni bijtë e babës, a ju mungojnë darkat e drekat, restoranteve të prenotuara paraprakisht, malet me mish, gota e viskyet, sallatat dhe omletet… po ato tri këmishat Gucci, të mbetën pa veshur, parfumi në qese dhurate të mbeti në veturë, s’arrite të mashtroje ndonjë të mitur për ta futur tinëz në veturën me xhama të zi, të blerë me paratë e babës hajdut.

A ju mungojnë deti e liqeni, shëtitjet, koronat dhe tangot në numrin shumës?
A ju mungon jeta e natës, qerasjet deri në zbrazje kulete, madje dhe hyrje në borxh dhe krenaritë triumfaliste prej gjeli, “mi paguan baba”?
A ju mungojnë, kërcënimet e tipit “a di djali kujt jam”, a keni nxjerr ndonjë prej pune, a keni marrë ndonjë notë me sms duke u thirrë po në emër të babës, a keni shantazhuar dike?…

Ju, bijtë e babës, babës me fat politik, si ndjeheni, a jeni ngushtë, a keni frikë ndopak nga ky virus picirruk, që ju “msheli” në shtëpi, por fjalën “mshelje” do e kuptoni pak më vonë… Deri në të trokiturën e radhës të policisë së krimit…

Si ndjeheni, kur katër mure të betonta ju rrethojnë a po u bëjnë like shoqet e shokët, dëgjoj se ju ka rra autoriteti, si gigat e një lidhjeje të dobët interneti në fundmuaji. Juve s’u vjen fundi kollaj, e di!

Friendsat’ nuk u varin apo, nuk u duheni, s’kanë interes më, apo, se nga brenda shtëpisë nuk arrini dot të shitni çallëm – jashtë shtëpisë është jeta juaj, brenda jeni vetmitarë.
Si jeni me shëndet Ju bijtë e babës, a sëmureni, a e bleni shëndetin po më ata para e pista të babës tuaj hajdut.
A keni frikën koronën, ju bijtë e babës me fat politik?
Apo jeni të siguruar se ky virus qorr gjuan pa gabime vetëm fukarenjtë. Vazhdoni, jetoni, shijoni këtë luks jetë brenda shtëpisë së ndërtuar me vjedhje, me betonin e firmës së zënë peng nga shteti, me dritaret e vendosur në këmbim të ndonjë punësimit, me parketin bambusë e të shtrenjtë por të paguar lirë sepse ndoshta I duhesh për ndonjë heqje dënimi, me orenditë e bëra dhurata nga shokët e babës, më kartelat e kreditit të babës që ia dha shteti për punë jo për ti blerë orendi shtëpisë.

Vazhdoni jetoni si tillë, po frigoriferit tuaj a mund t’i bëj një revizion.
Hani, pini, rrëmbyer kishit hisen e tjetrit, fukarasë, njeriut të thjeshtë, votuesit tuaj.
Si jeni, bijtë e babës, a dilni ndonjëherë në ballkon, ja nesër është vikend të lutem dilni, dilni dëgjoni, ato thirrje shituese të heshtjes së qytetit në karantinë. Atë zë pikëllime të boshit, të zbrazëtisë, të mungesës. Qyteti bën bosh. Si lukthi bosh i një fukarasë. Dil dhe mendo se ti ke aq sa ato s’kanë. Se ti ke pjesën e tyre. Se ti ke marrë hisen e tyre. Se ti je ky shkaku se ata, të dhanë qorrazi mundësinë të jesh ky. Të dhanë fatin politik. Dhe në emër të politikës varfërove votuesin tënd, lagjen tënde, qytetin tënd.
Bijtë e babës rroga doli sot, a shkove dorë për dorë më babën të bankomati, apo hyrët me të njohshëm t’i merrni rrogat, bashkërisht, lumturisht.

Po atë turmën para dyerve të bankës e shikuat, ato dhëmbë që thyhen nervoze e pritjeje, po zënkat mes tyre për prishje rendi e qetësie, ato nuk kanë fatin si ju, marrin atë pak rrogë të shituar keq nga kredia dhe përmbaruesit dhe me të blejnë miell, për të mbajtur shpirtin gjallë në këtë kohë virusi.
Ju sërish jeni të fortit, e çani si shpatë peshkaqeni detin e turmës, madje as syzat e zeza si hiqni syve, hyni e dilni nëpër to, pa asnjë lloj ndjeshmërie, pa asnjë ide se po këto turma janë shpina mbi të cilën ju hipët dhe u ngritët, janë shkallët e perspektivës tuaj, djalit tuaj dembel dhe të paditur, nipit të palindur të cilit ia keni garantuar vendin e punës që tash.
Bijtë e babës, bëhuni të ndjeshëm, të paktën në kohë koronë. Jepni ndonjë zeqatë!

A.F
 

Endrra

VIP
Jo gjithkush ka me të dashtë.
Jo gjithkush ka me pa brenda syve tu.
Jo gjithkush ka me t’i ndërpre përgjigjet e gabume me pyetjet e duhuna.
Jo gjithkush ka me t’i lexu heshtjet, jo gjithkush ka me t’i ngroh duart, jo gjithkush ka me të shtrëngu mbas vetes sikur të ishe e shenjtë dhe e shtrenjtë.

Jo gjithkush ka me luftu për ty siç luftohet për një andërr të pamëshirshme.
Jo gjithkush ka me i mbajt premtimet.
Jo gjithkush ka me të ba dritë në ditët e tua ma të errëta.
Jo gjithkush ka me t’i qetësu djajtë e shpirtit.

Jo gjithmonë në shtratin tand ke me ba dashni me fytyrën e dashnisë; jo gjithmonë e mira ka me të ardh mbrapsht; jo gjithkush ka me të pru paqe.

Jo gjithkush ka me të dashtë për mrekullinë që je e kanë me punu mbi ty si artisti mbi skulpturën e tij, derisa të shohin atë që duan, derisa të të shpërfytyrojnë pa të lanë asgja tanden si kujtim.

Jo gjithkush ka me u tregu njerëzor me ty. Dikush ka me të vra me fjalë, dikush me shikim, dikush tjetër me shpindë të kthyme e dikush me nostalgji. Jeta ka me t’i mbajt mend tana dhimbjet, një për një, e hera herës ka me t’i mbështet mbi komodinë, të dielën në mëngjes, si ilaçet kundër harresës.

Mos mendo se ka me kenë e thjeshtë mbijetesa, dështimi e ringritja.
Përgatitu me humb njerëz, dashni, miq, trena, kujtime, kapëse flokësh e çakmakë cigareje. Përgatitu me mbet vetëm, me u ndi vetëm, me përplas duart mbi mur vetëm, me qa tanë natën e në mëngjes me gënjy se s’din pse i ke sytë e enjtun.

Ke me u thy në miliona mendime e ke me u pa në miliona njerëz, para se me u mbledh me gishtat e tu, në një vend të sigurtë.

Jo gjithkush ka me të dashtë.
Mos i mallko!
Mos mbaj inat!

Pranoje mosdashninë me dinjitet.
Çoju prej tavolinës ku buka të mbet në fyt.
Lene të lirë, lirinë. Lene frikën me të pushtu.
Qëndro e ngulun në tokën që të përket.
Ktheju nga vetja.
Filloju prej aty ku këputesh.
Lidhu rreth forcës tande si rreth një guri në stuhi.

Jo gjithmonë ke me ia dalë.
Ke me pasë ditë të paharrueshme lumturie e ditë që s’do doje të ishin ndal kurrë mbi ty.

S’ka gja.
Nuk ka fund nëse ka frymë.
Nuk ka dimën që zgjat gjithmonë. E një ditë, krejt papritmas, trupi jot ka me u ngroh nën një diell të ri e çdo dhimbje ka me dhimbt pak ma pak… çdo kujtim ka me u largu një pllambë ma larg… çdo plagë ka me u përzi me lëkurën tande, në harmoni të plotë.

S’ka gja.
Bota ka me u ba mirë.
Ti ke me u ba mirë.
Ka me kalu koha e ke me qesh lehtë për çka dikur qaje fort.
Web
FB_IMG_1588502752127.jpg
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Bëhu liqen, jo gotë

Gjithçka që ndodhte përreth tij, e bënë të riun të ndjehej i demoralizuar, i pashpresë, ndaj vendosi të shkojë tek mësuesi i tij i urtë dhe i mençur.
Me të mbërritur, ia shkarkoi të gjithë arsenalin e halleve dhe vështirësive të jetës. Mësuesi i tij plot urtësi, i tha:”Biri im, merr një grusht kripë nga ai thesi aty, hidhe në këtë gotën me ujë, përzieje dhe pije!”
Ashtu beri, filloi të rrëkëllejë gllënjkat e shëllirës, iu rrudhën buzët dhe iu drodh i gjithë trupi.
Mësuesi e vuri re dhe e pyeti:”Hë? Si tu duk? Çfarë shije kishte?”
“Shëllirë e gjallë” mezi iu përgjigj i riu.
Mësuesi:”Goxha mirë! Tani merr të njëjtën sasi kripe dhe më ndiq pas!”
Të dy dolën jashtë dhe iu afruan një liqeni të vogël, pranë shtëpisë së mësuesit. Në breg, mësuesi i tha:”Tani hidhe kripën në ujin e liqenit!”
Pasi e hodhi kripën, mësuesi i tha:”Tani, pi ujë nga vendi ku hodhe kripën!” dhe i riu iu bind.
Mësuesi:”Hë, çfarë shije kishte uji tani? A e ndjeve shijen e kripës?”
I riu: ”Jo, aspak.”
Mësuesi mori qëndrim drejt dhe i tha nxënësit të tij:”Dhimbjet e jetës i përngjajnë kripës,sasia e dhimbjes dhe vuajtjes është e njëjta. Por sasia e vuajtjeve që ndjejmë, varet nga hapësirat tona që krijojmë për këtë dhimbje. Prandaj, kur vuajmë dhe lëngojmë, ajo që mund të bëjmë është ta zgjerojmë maksimalisht perceptimin dhe ndjesinë tonë për gjërat.
Mos u bëj gotë, por bëhu liqen dhe lum që rrjedh!”

Web
 

Endrra

VIP
Gjithandej shiheshin turma njerëzish që shkonin në një drejtim, dhe unë nuk egzistoja, as ata për mua, përball të kisha ty që më kishe kufizuar mendimin dhe nuk dija si ta ndaloja. Ndërkohë që toka vazhdonte të sillej rrotull dhe jeta lëvizte drejt rrjedhës së saj të mistershme.
Unë gjendesha me ty, në kthetrat e fatit për të paguar çmimin e fajit tonë. U ndala një çast dhe mendova se po të shihja deri në përjetësi dhe prapë nuk kuptova asgjë, nuk lidhja dot asgjë, isha kthyer përmbys dhe nuk pranoja asgjë, as ty qe doje të shkoje... Në fytyrë tu varën shpresat, të ra dhimbja dhe doje të largoje mendimet duke hedhur sytë nga fishekzjarret e fuqishëm që shpërthenin në qiellin e errët. I bindur se do të rrëmbeja përdore dhe të bashkoheshim me njerëzit që derdheshin drejt zhurmës nga vinin fishekzjarret dhe drejt asaj sikur të harronim gjithçka, sikur të haronim kurthin që i kishim ngritur vetes. Dhe të humbnim në një vend ku ska lindje as perëndim, as jug, as veri, as dreq e as këte jetë që ndonjëherë nuk e kuptoj dot, ose më saktë veten time nuk e kuptoj dot, ty nuk të kuptoj dot! Çdo nga unë, si u gjetëm bashkë, ç'farë kuptimi ti jap kësaj, kur ti po shkon, pse erdhe për të qëndruar kaq pak. Ti nuk e di sa e vështirë është të jem me ty, por që dua të jem, dhe sa e vështirë është të jesh me mua, unë sjam ai që ke ëndërruar, sjam ëndërr, jam këtu me ty për të qënë pafundësisht i joti. Por ti s'më kupton dot e as unë ty. Ja ngula sytë dhe të gjitha këto në kokë nuk kishin asnjë vlerë, kur nuk dija si t'ja thosha. Dhe thashë, në djall te shkoj, ndoshta në një kohë tjetër do shkoj ta takoj dhe aty.

Web
 

Attachments

Endrra

VIP
Puthma mallin,
që ka mbet strehë n'zemër,
FB_IMG_1588588076027.jpg

n'tana ikjet tua, pritjet e padurimet,
me yjet i kam qendisë andrrat,
n'kopshtin e blertë me aromën tande
që m'a solli era,
jam deh para nji gote,
tu ia vështru kurmin hanës,
tu e ndi zukatjen e kujtimeve,
tash, t'a shoh siluetën,
n'krejt petalet, që m'ngacmojnë
mornicat e qafës,
ti m'i ngre peshë tundimet,
A po vjen?!

#diamiraprenga
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Dashnia u kthy ne objekt.
Njerezit nisen ti vendosnin çmimet sipas qejfit te vet.
Ja vunen shtrenjte.
Shume shtrenjte.
Askush se kuptoi qe po shitej ne fillim
dhe shumica kur e kuptoi tentoi ta blinte.
Dashnia nuk vjen kur don ti.
Ti se ndjen kur ta japin kot.
Kur ti se ndjen ta kesh,
ti se ndjen te vertete.
Kjo nuk ishte ma dashni.
Dashnia iku nga qarkullimi.
Diçka e zevendesoi.
Qe dukej si ajo por nuk ishte ajo.
Dashnia u harru.
Duke bind vedin dhe tjeret qe nuk ekziston.
Duke mos dasht me e pa.
Duke mendu se ajo i ban te dobet.
Tesh nuk e ofrojne ma.
Luftojne mos me e pas.
Luftojne mos me e shfaq.
Luftojne te mos jene ma njerez
Dashnia nuk shitet e as nuk ofrohet ne tavoline si marreveshje.
Dashnia nuk ka interes mrend.
Dashnia nuk ka negativitet mrend.
Nuk e di se ça asht kjo qe njerzit e quajne dashni dhe po ma ofrojne si te tille,
por ajo nuk me lumturon.
Nuk me percjellet ne perqafime te kota
ne puthje te vokta,
ne fjale te bukura te pakuptimta.
Ne buzeqeshje negative dhe te frikshme.
Nuk e di se ça asht ama kjo nuk asht dashni.
Dhe as respekt.
Sepse nji njeri qe ka dashnine brenda vedit ka dhe respektin me te.
Dhe pozitivitetin.
Dhe keta se kane.
Nuk e kane.
Web
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
E di kur mundem me shkru dhe kur jo.
Arrij ta ndjej frymezimin neper tan trupin tem.
Me vlon gjakun,
me shpejton rrahjet e zemres
me djersit durt.
E ndjej pasionin,deshiren njisoj si me ken tu ba dashni.
S'ka rendsi per ça shkruj.
Kur shkruj,ndihem e tille.
Gjithmone.
Web
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Mbrame per here te pare taman kuptova se kush je ti per mu dhe çfare rendsie ke.
Nderkohe qe tjetri po vinte per mu.
Dhe u ndjeva shume e trishtume qe duke ju tregu tjereve per ty kuptova sesa me merr malli per ty dhe sesa do kisha dasht me t'pas ty itesh.
Ora asht pothujse mjaftueshem qe me agu.
Nji dite e re erdhi.
Pas nji nate shume te bukur me dikend tjeter por qe ndergjegjia jeme ma thote tan kohen qe zemra jeme donte te ishe ti.
Me merr malli shume.
Me vjen inat shume.
Sepse une tentoj me vazhdu perpara me dikend tjeter dhe ti je prape tek une.
I ban prape hije meshkujve te tjere.
Me ban hije edhe mu qe me u perqendru mjaftueshem te dikush tjeter.
Te du ty.
Te deshiroj ty.
Dhe se ke idene sa shume, aq shume saqe jam e gatshme me ul krenarine teme per ty dhe me ardh vete tek ti e para.
Nuk du te te mos kem.
Une te ndjej timin.
Qysh ate nate e çdo nate tjeter ku une bahem edhe ma femer por jo me ty.
Por tu te dasht edhe ma fort ty.
Shume here mendoj a me mendon edhe ti mu keshtu.
Shume here mendoj a me don najfije dhe si.
A te mungoj najhere dhe ça ban kur te mungoj.
Nuk mendoj se kam dasht najhere,
ne fakt as nuk e di nese e di taman ça asht dashnia.
Por jam aq e nderlikume dhe lamsh se nuk po arrij as vedin dhe ndjenjat e mia me i kuptu ma.
Dhe ti je lamshi jem.
Ti je ai qe kam mendu ma shume.
Ai qe kam dasht ma shume ne jeten teme.
Qe vazhdoj e te du pa te pa ma fort e ma fort.
E qe du me tpas temin gjithmone e ma shume.
Vetem ty.
Vetem ty!
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Ka mjaft pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet,
në njeriun mesatarë,
aq sa të furnizojë çdo ushtri, në çdo ditë të dhënë.

Më të zotët për vrasje, janë ata që predikojnë kundër saj
Më të zotët për urrejtje, janë ata që predikojnë dashuri
Më të zotët për luftë, janë ata që predikojnë paqe.

Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin
Ata që predikojnë paqën, nuk kanë paqe
Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri.

Kujdes nga predikuesit
Kujdes nga të diturit
Kujdes nga ata që gjithmonë lexojnë libra
Kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë
ose janë krenarë me të.

Kujdes nga ata që ngutën të thurrin lavde
Sepse kanë nevojë t’ua rikthesh lavdin
Kujdes nga ata që ngutën të cenzurojnë
Ata kanë frikë nga ajo që nuk e dine.

Kujdes nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmat
vetëm, ata janë asgjë
Kujdes nga njeriu mesatarë, dhe femra mesatare
Kujdes nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare
mesatarën kerkojnë.

Por, gjeniu gjendet në urrejtjen e tyre
Ka gjenialitet të mjaftueshëm në urrjetjën e tyre që të ju vrasë
Të vrasë këdo.

Duke mos dashur vetminë
Duke mos e kuptuar vetminë
Do jenë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë
Që është ndryshe nga ata.

Duke mos qenë të aftë të krijojnë art
Nuk do e kuptojnë artin
Dështimin e vet do e konsiderojnë si krijes
Vetëm si dështim të Botës

Duke mos mundur të dashurojnë plotësisht
Do besojnë se dashuria juaj është e pa plotë
Dhe atëherë ata do urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do jetë perfekte
Si një diamant vezullues
Si një thikë
Si një mal
Si një tiger
si kukutë*

Bukowski
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Falënderimi

Unë ecja në rrugë i vetëm,
Kur doli hëna në Malin e Thatë.
Të dy si vëlla e si motër mbetëm,
Hëna në mal, unë në fushën me baltë;

Por faleminderit s’i thashë,
Kur baltrat në udhë vetëtitën,
Se bëjmë vërtet gabim të trashë,
Kur s’falenderojmë asnjëherë dritën


Dritero Agolli.
 

Endrra

VIP
LSHOMA NJI ZA

Kur te jesh merzitun,
vec lshoma nji za.
Nga andrra do zgjohem
e do vij me t'pa.

Ndoshta t'bukuren hane,
s'mundem me ta pru.
Por buzeqeshje dielli,
mundem me t'dhuru.

Ti fort mire e di,
se fjalet s'i ha.
Ndoshta s'ta shuj hallin,
po mundem me e qa.

Pak nga koha ime,
kam me t'dhuru.
Ne egesin' e dimnit
pranvera me lulezu.

Ende pa u zgju,
degjova nji za.
Nga andrra u ngrita,
FB_IMG_1589527589631.jpg
FB_IMG_1589527589631.jpg

e po vij me t'pa.

Ajer Poezie
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
“ Martesa nuk është mision, ekzistenca juaj, po”

*Jini egoiste të ndyra!
Merrni atë çfarë është e juaja!
Mëmësia nuk është mision.
As martesa, jo.
Ekzistenca juaj, po.
*Jini egoiste kur ju kërkojnë të hiqni dorë në emër të familjes.
Një llogari bankare vetëm tuajën, sepse të përziesh paratë me dashurinë bëhet lëmsh puna. Dhe nuk i dihet kurrë.
*Jini egoiste kur tjetri ju ofendon sepse nuk jeni kthyer ende në shpi apo pse darka nuk është gati. Durim. Mos e lini pa bërë atë që po bënit. Nëse jeni aty, do të thotë që ajo hapësirë meriton kohën tuaj.
*Jini egoiste kur puna, karriera janë të rëndësishme dhe vijnë përpara gjithçkaje. Për burrat kështu është, e dhënë e njohur dhe e pranuar kjo. E pse nuk duhet të jetë edhe për ju?
*Jini egoiste. Mos bëni dashuri nëse nuk doni. Mos u shtirni. Jeni të sinqerta.
Kini etje për kënaqësinë, jeni egoiste siç është një burrë.
E pamundur ti dhunoni, rreziku është mungesa e lumturisë e kamufluar nga lumturia. Sakrifica e kamufluar në dashuri.
*Jini aq egoiste të ndyra sa që të shpëtoni.
Dhe s’ka rëndësi se sa do t’ju kritikojnë, do t’ju bëjnë të ndiheni në faj, do t’ju thërrasin tek hapësira e rolit. Mbase tek ai i gruas. Mbase tek ai i nënës.
Por ju, mos dyshoni tek vetja.
Zgjidhni gjithnjë të jeni gruaja që ju dëshironi.
*Jini egoiste të ndyra.
Mos u ngrini nga tavolina nëse një burrë nuk e ka bërë përpara jush.
Ndani hapësirat e nevojshme për ato që ju pëlqejnë: kinema, teatër, pasionet tuaja.
*Jini egoiste kur ju kërkojnë të jeni “gjithçkaja” e tyre. Qofshin ata fëmijët, partnerët apo miqtë.
Mbani diçka për vete. Diçka sekrete. Të mbrojtur e të paarritshëm.
*Jini egoiste. Mos ndani çdo gjë. Ka vende që duhet t’ju përkasin vetëm juve në mënyrë ekskluzive, që mund tu riktheheni kur gjërat nuk shkojnë mirë.
*Jini aq egoiste sa të jeni të pavarura ekonomikisht.
Mendoni për vete. Përpara se gjithash, për vete. Bijat e mija.
Për trupin tuaj. Për dëshirat tuaja. Për shpirtin tuaj.
Mbrojtja e të drejtave tuaja është një nevojë deri sa të kemi të njëjtën peshë që kanë dhe burrat që keni përkrah.
Të drejta që shkojnë përtej familjes, një fëmijë apo një dashurie.
Ato janë kaq personale dhe ju përkasin vetëm juve dhe askujt tjetër.
Kjo është trashëgimia ime si nënë, për ju!

Web
 

Endrra

VIP
“ Martesa nuk është mision, ekzistenca juaj, po”

*Jini egoiste të ndyra!
Merrni atë çfarë është e juaja!
Mëmësia nuk është mision.
As martesa, jo.
Ekzistenca juaj, po.
*Jini egoiste kur ju kërkojnë të hiqni dorë në emër të familjes.
Një llogari bankare vetëm tuajën, sepse të përziesh paratë me dashurinë bëhet lëmsh puna. Dhe nuk i dihet kurrë.
*Jini egoiste kur tjetri ju ofendon sepse nuk jeni kthyer ende në shpi apo pse darka nuk është gati. Durim. Mos e lini pa bërë atë që po bënit. Nëse jeni aty, do të thotë që ajo hapësirë meriton kohën tuaj.
*Jini egoiste kur puna, karriera janë të rëndësishme dhe vijnë përpara gjithçkaje. Për burrat kështu është, e dhënë e njohur dhe e pranuar kjo. E pse nuk duhet të jetë edhe për ju?
*Jini egoiste. Mos bëni dashuri nëse nuk doni. Mos u shtirni. Jeni të sinqerta.
Kini etje për kënaqësinë, jeni egoiste siç është një burrë.
E pamundur ti dhunoni, rreziku është mungesa e lumturisë e kamufluar nga lumturia. Sakrifica e kamufluar në dashuri.
*Jini aq egoiste të ndyra sa që të shpëtoni.
Dhe s’ka rëndësi se sa do t’ju kritikojnë, do t’ju bëjnë të ndiheni në faj, do t’ju thërrasin tek hapësira e rolit. Mbase tek ai i gruas. Mbase tek ai i nënës.
Por ju, mos dyshoni tek vetja.
Zgjidhni gjithnjë të jeni gruaja që ju dëshironi.
*Jini egoiste të ndyra.
Mos u ngrini nga tavolina nëse një burrë nuk e ka bërë përpara jush.
Ndani hapësirat e nevojshme për ato që ju pëlqejnë: kinema, teatër, pasionet tuaja.
*Jini egoiste kur ju kërkojnë të jeni “gjithçkaja” e tyre. Qofshin ata fëmijët, partnerët apo miqtë.
Mbani diçka për vete. Diçka sekrete. Të mbrojtur e të paarritshëm.
*Jini egoiste. Mos ndani çdo gjë. Ka vende që duhet t’ju përkasin vetëm juve në mënyrë ekskluzive, që mund tu riktheheni kur gjërat nuk shkojnë mirë.
*Jini aq egoiste sa të jeni të pavarura ekonomikisht.
Mendoni për vete. Përpara se gjithash, për vete. Bijat e mija.
Për trupin tuaj. Për dëshirat tuaja. Për shpirtin tuaj.
Mbrojtja e të drejtave tuaja është një nevojë deri sa të kemi të njëjtën peshë që kanë dhe burrat që keni përkrah.
Të drejta që shkojnë përtej familjes, një fëmijë apo një dashurie.
Ato janë kaq personale dhe ju përkasin vetëm juve dhe askujt tjetër.
Kjo është trashëgimia ime si nënë, për ju!

Web
Do na gjuajn me gur 🤣
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
“Sa e sa meshkuj kam dëgjuar të thonë se duan një femër inteligjente përkrah. Do t'iu thoja ta mendonin mirë.
Femrat inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vënë kufij.
Nuk do të jeni kurrë në qendër të jetës së tyre, sepse ajo rrotullohet përreth vetes së saj.
Një femër inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet, ajo nuk i gëlltit fajet dhe merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Femrat inteligjente, vënë në diskutim, analizojnë, grinden, nuk kënaqen, avancojnë.
Ato femra që kanë patur një jetë para teje e dinë se do të vazhdojnë ta kenë edhe kur ti të largohesh.
Ajo është këtu për të të paralajmëruar, jo për të kërkuar leje. Këto femra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë, jo luks apo privilegj.
Ato shprehin zemërimin, trishtimin, gëzimin e frikën në të njëjtën mënyrë, sepse e dinë se frika i bën të dobëta në të njëjtën mënyrë që zemërimi i bën të duken "mashkullore".
Këto ndjenja bashkë me gjithë të tjerat i bëjnë thjesht njerëzore, kaq.
Një femër inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por ajo nuk është viktimë, është një e mbijetuar. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harroni se, e ka bërë dhe më parë.
Femra inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as në atë që ti bën me të.
Mendojeni dy herë para se ta gjykoni për moshën, gjatësinë, vëllimin apo sjelljen seksuale, sepse kjo është dhunë emotive, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një femër inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në lartësinë e duhur për të hyrë në jetën e saj.”


Gabriel Garcia Marquez
 

Endrra

VIP
Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër.

Fatos Arapi
FB_IMG_1590252225755.jpg
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
I kerkova ta perqafoj pakez?!
Por a është e drejt valle,
te falin një diamant i cili ka forcen
te blej edhe shpirti...
Ndersa ti,ta mbash ne duar si një leter te rendomt...

Ndaj ne ate cast,
vendosa gjith qenien e saj
midis krahve te mij...
E shterngova deri ne kercitje eshtrash
dhe aty kuptova që....
GJITH BOTA NUK E KA VLEREN E një NJERIU

Marre nga shkrimi @Desa 😘
 

Endrra

VIP
VARGJE DASHURIE PER ATA...

këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë
dhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…

për ata që kishin frikë të rrinin vetëm
dhe për ata që nevojën për të pasur dikë
me dashurinë gjithnjë e ngatëruan…

për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë çastet më të bukur të jetës…

dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetrit
por kurrë vetvetes…

për ata që përçmuan çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…

dhe për ata që s’mundën të kuptonin
që edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…

i kam dashur vërtet shumë të gjithë

dhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduar
në plagët që mendonin se s’i kishin…
nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flinin
kur pengjet më të thella të shpirtit të tyre
shkujdesur në vargje i kam shkruar…

i kam dashur vërtet shumë të gjithë

njerëzit që s’më deshën
lulet pa aromë
zogjtë që s’mund të fluturonin
burrin e femrës që më dashuroi
dhe kurrë nuk e urreva
atë që me timen shkoi…

i kam dashur vërtet shumë të gjithë

siç ka bërë edhe një poet tjetër më parë,
edhe kur keq për mua kanë menduar
edhe kur në turrë të druve më kanë vënë
edhe kur me gisht si delen e zezë më treguan
dhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…

(nga libri "Mekatari", 2011)
© artangjyzelhasani
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
TË QËNDROSH PËRHERË NË KËMBË

Ke dy mënyra për të jetuar: i rrëzuar ose në këmbë. Të rrëzohesh është e lehtë, sepse të ndihmon graviteti, shoqëria, turma, ata që të vënë kushte, etj. Për t’u rrëzuar mjafton të mos veprosh, të mos drejtosh veten, të jesh i bindur. Por të qëndrosh në këmbë dhe të ecësh është e vështirë. Për këtë duhet të mos bindesh, duhet të mposhtësh egon, të përmbash vetveten, të manovrosh. Duhet t’i bësh vetë gjërat, të jesh një individ i fortë. Qenia njerëzore është e vetmja që ka një vetëdije. Të gjithë e kemi, por pak e kërkojnë dhe e gjejnë atë. Nëse arrin të njohësh veten dhe të jetosh jetën tënde, do të qëndrosh përherë në këmbë.

(rrëfenjë kineze: Në shqip nga B. Karabolli)
 

Endrra

VIP
TEPRICA E DRITES

hyri kaq shumë dritë nga e çara e shpirtit, Leonard,
më verboi
dhe dua ta nxjerr jashtë...

më mjaftonte gjysëmerrësira
isha mësuar me të
u shihja njerezve hijet e bukura
dhe gjysmat e mira
ç’të bëj tani me kaq shumë dritë
kur s’mbeti gjë pa u ndriçuar
lakuriqët e natës u bënë ëngjëj të bardhë
dhe drita një zonjë e veshur me të zeza…

(nga “IMORALISTI”, 2020)
©artangjyzelhasani
 

Lauri

Anunnak
Buzët! Janë ato petale drithëruese që epshi i ngre lart, atje ku ngjizen rrufetë, atje ku gjithçka e jona prej shkëmbi dhe llave shndërrohet në frymë.
Nëse po kërkonit një udhë nga mund të kaloni për të mbërritur në galaksi të tjera dhe… sfilitja ka reshtur në shpirtin tuaj gjetjen e këtij shtegu, ndoshta duhet të ngulmoni ende. Çdo e mundshme kërkon gjithçka që keni… dhe ne duhet të japim gjithëçfarë është e jona për ta merituar buzët, ato që na shpërblejnë me puthjen.
images (3).jpeg
Po!Buzët janë pragu, caku, fillimi dhe mbarimi. Ata janë porta e kyçur e botës së misterit. Një portë që e çel puthja, ajo puthje që është farkëtuar në zjarrin e vërshimit të miliona yjeve, që feksin në një kapsallitje sysh që i fik pulitja e buzëve.
Jeta na rroku në brofin e vet të magjepsur nga krijimi dhe ne i besuam atyre, buzëve, të çelnim përmes puthjes zemrën e nënës, kraharori i së cilës i dha këtij “epshi” gjirin, qumështin, gjakun, dashurinë, jetën, dha gjithçka kishte, mrekullisë që shenjtëron atë.
Ndukëm hepimin e atyre gjinjëve, u ushqym me dritën, mësuam se ç’ishte puthja, mëkum ç’kishim më sublime në atë akt që e derdh në mijëra trajta përjetësie dehja dhe adhurimi.
Puthja, është pragu ku takohen të gjitha dashuritë, ato më sublimet, më të andshmet… edhe ato që thyjnë zemra. Është krateri ku merr turr e i jepet shpengimit, zjarri i stuhishëm i ndjenjave, ai tërbim që ndërsen e shkreton gjithçka për të rikrijuar gjithmonë dhe me çdo çmim.
Prekim me puthje ato buzë në një përplasje galaktike krijimi dhe yjësive udhëtojmë me dritën.
Zjarre shndërruese ndërsejnë ato buzë dhe çdo çast është rijetim i cakut fillues të shtegtimit në epikën e mrekullive.
Në tharmin e vezullimeve që shkreptijnë natave që derdhen qiejve, ka udhëtuar për të mbërritur deri këtu, në shpalimin e petaleve që i epsh puthja. Janë shkrehur prusheve që digjen etjeve ato buzë… dhe dehur janë limfave që uturijnë në kurmet që i kall dalldisja.
Ka vërshuar kjo lëndë magjike mbi pendët e zogjve të stuhisë dhe harlisjeve ka endur fole prej zjarri dhe mishi ku prehra magme dhe ledhatish u janë bërë fole.
Dhe… një pikë loti i ka njomur dhe përvëluar ato buzë.
Dhe… qiej kemi parë se si shemben në një çast trazimi, e gërmadhave të shpirtit që rënkon, lypin copat e thyera të puthjeve, ato buzë. Dhimbja ngulet thellë në ajrin e atij zjarri që shtërzon… Fryn, stuhia shpërthen, brigjet shuajnë etjen e dallgëve, qielli shteron në blunë e një vështrimi pikëllues. Nata kaplon e përzë me terr e tmerr gjithçka dhe e hedh me turr dhe huj, me hidhërim e maraz, atje tej.. tej në boshin që gllabëron dhe i jepet një përplasje që e shndërron në dritë krijimi.
Dhe… ato buzë një puthje i pret, një ngulm për të matur udhën nga toka në qiell, atë shteg të shtruar me bulëza djerse e aromë kurmi, që i përpush zjarri dhe afsh, drita dhe shkëlqimi.
Ne u shpërblyem dhe u ndëshkuam, lindëm dhe do të vdesim, erdhëm në rastësoren fatlume dhe përjetësia na pret, sollëm dhe morëm gjithçka për të mbetur; magjepsës, mrekullues, flijim te një përplase… ajo e buzëve, te puthja.
A.vataj.
 

Lauri

Anunnak
TI AMO TERRIBILMENTE

Ti amo terribilmente,

se sbocciasse un fiore ogni volta che ti penso,

ogni deserto ne sarebbe pieno…

Potrei dimenticarmi di respirare ma non di pensare a te.

Il grande amore non si può vedere ne toccare, si può sentire solo con il cuore.

L’amore non da nulla se non se stesso, non coglie nulla se non da se stesso.

L’amore non possiede ne è posseduto: l’amore basta all’amore.
KHALIL GIBRAN
 
Top