• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Copeza Dashurie...!

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
adrenalina,metiboy,bella,korca girl(patriotja ime)..........flm shume
 
Last edited:

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
zhytem ne emocione te zjarrta dhe zbres poshte,
poshte, deri ne nje bojqielli te nje deti qe ka shijen tende,
me sy te mbyllura notoj ne nje te panjohur qe me perfshin
si nje perqafim i embel.
mbaj frymen brenda meje
ne sy te shikoj
dhe te le te reshkasesh mbi shpinen tende nuda
dhe vishem me ty.AUGUSTA
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
me zhvish,
duke pire deri ne piken e fundit...

me enderro,
kur zhduket dita
me kerko,

do me gjesh duke pritur
ne kopshtin e yjeve...

per te bere dashuri

hyjnore...
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
me ler ne prangat e mia te endrave te vetmuara
korridore te erreta hijesh deliret e tua
lehtesisht,prane me buze te hapura
mes hapash blu kobalti dhe ari
ndjeje kthimin e aromes
pa lot ulu mbi mua
vetem me puth
e shkurter
koha
jone
.

 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A

me burgos
brenda kufijve te fantazive te tua
dhe me ler te lundroj pergjate sekreteve te shpirtit tend,
pertej dallgeve te nje deti tjeter,
pertej bluse se nje qielli tjeter,
do takoj bregun me nje puthje,
te afrohem te te ndez endrrat
dhe qetesisht
do reshkas tek ty...
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
por mos me largo
shpirt,leme te fle
edhe pak ne mendjen tende,
ashtu si ti pushon çdo nate ne timen...
dhe keshtu do te presim diten
e "tatoo-se"ku trupat tane
do te ushqehen me nje banket
te bollshem dhe mishrat tane
do te ulerijne ne feste
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
preke shpirtin tim
kur ky shi
te mbaroje dhe mbi trupin tim do te mbeten
gjurmet e duarve te tua,
ti,prekme shpirtin dhe kur
lotet do te pushojne
do te kuptosh qe kam qene
gjithmone me ty dhe kur
nuk me njihje.
prekme shpirtin,luaj
embelsisht kordat
dhe do degjosh te vibroje
esenca ime e vertete
perkatesia,per ty,per ne...
kesaj qe ne jemi...
engjelli im prekme
shpirtin tani qe une
behem TI
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
me pi deri ne piken e fundit
te nje kenaqesie qe fund nuk ka...
me shijo...me kafsho...
shkule mishin tim,
dhembe te mprehte,si thike...
jemi dashuria qe shperthen,
delir veshtrimesh perverse,
qe preken,qe lidhen
ndermjet mijera hijesh luksurie
perversion i skalitur
ne afsh zjarri...
jemi mekati me
i bukur qe nuk kerkon falje.

[land........athine2007]
 

augusta b

Antar Aktiv
Mosha
41
zhytem ne emocione te zjarrta dhe zbres poshte,
poshte, deri ne nje bojqielli te nje deti qe ka shijen tende,
me sy te mbyllura notoj ne nje te panjohur qe me perfshin
si nje perqafim i embel.
mbaj frymen brenda meje
ne sy te shikoj
dhe te le te reshkasesh mbi shpinen tende nuda
dhe vishem me ty.AUGUSTA
Deti im do t'jete i thelle per ty.......
Do t'zbresesh te shtysh anijen time,kur ere s'do t'kete....
Do te jesh vetem????
Uji do te marre ngjyrat e zjarrta te deshires sime,
Do tregoje mberritjen time ne ishullin e parajses.


Atje ku buzeqeshja ime do t'jete e humbur,
Po aty do t'shkelqeje fytyren time......
Dhe do te kerkoje tenden,per te t'lumturuar.


Nuk dua te mberrij vetem aty.
Te jem nje planet paralel me ty.
Dhe anija ime ne ishull kur t'mberrije....
Te kete kapiten.timen,te vetmen dashuri.LAND!
__________________
 

augusta b

Antar Aktiv
Mosha
41
me ler ne prangat e mia te endrave te vetmuara
korridore te erreta hijesh deliret e tua
lehtesisht,prane me buze te hapura
mes hapash blu kobalti dhe ari
ndjeje kthimin e aromes
pa lot ulu mbi mua
vetem me puth
e shkurter
koha
jone
.

E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
imagjino zemrat tona
kompozitore te nje muzike
qe do te tingelloje ne dhome,
une dhe ti do te jemi orkestra,
trupat tane shperthejne kenaqesine,
duke dizenjuar nete dashurie,
mbi pentagramin e çarçafit plot me rudha
 
nuk e di nese eshte shkruar ne kete forum por vargje me te bukura erotike, te thena me aq bukuri si keto nuk kam lexuar ndonjeher......

i perndjekuri i dashurise

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
ثshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.


dritero agolli
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
i mungon syve te mi,i mungon duarve te mia
trupi im uleret uri,kerkon tendin
jam i semure per ty,me mungon ti,
mungon drita per te bere hije hapave te mi.

dhe afer teje dua te jem
per te ndjere dashurine tende te me pushtoje
dhe jo me ta ndjej te shkruaj
duke veshtruar nga dritarja

humbas ne mungesen tende...



 

augusta b

Antar Aktiv
Mosha
41
imagjino zemrat tona
kompozitore te nje muzike
qe do te tingelloje ne dhome,
une dhe ti do te jemi orkestra,
trupat tane shperthejne kenaqesine,
duke dizenjuar nete dashurie,
mbi pentagramin e çarçafit plot me rudha
ne diapason do luaje muzika
dhe embelsia lehte do filloje
nga djersa do kullojne disa pika
dhe zeri yt drejt meje do t'jehoje.


"bolero" do te luaje ngadale
raveli po me jep te madhen ndihme
ne vesh te peshperis ca fjale
"merr zerin tim dhe beje vetetime."


atje ku melodia po forcohet
atje ku ritmi rritet ne dhjetefish
atje ku dashuria madheshtohet
atje do te na gjeje kjo muzike serish.........
 
Last edited:
Top