• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cmimet për letërsinë shqipe 2009

Cmimet për letërsinë shqipe 2009​

Ne muajin shkurt Ministria e Kulturës shpalli اmimet Kombëtare të Letërsisë 2009.

“اmimi i Madh i Letërsisë”: Iu dha shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.

“اmimi Gjergj Fishta” : Iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste, duke e vlerësuar për stilin postmodern, nivelin e lartë të shkrimit të shqipes dhe çlirimin e letërsisë nga klishetë.

“اmimi Faik KONICA“: Iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.

“اmimi Fan NOLI”: Iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”.
“اmimi Petro MARKO”: Iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin “Otello, arapi i Vlorës” për aftësinë e ndërthurjeve rrëfimtare dhe për një këndvështrim të ri në romanin shqiptar.

“اmimi MIGJENI”: Iu dha autores së re Eir Plasari për romanin “Bërthama”, për përpjekjen e saj origjinale në shkrimin e prozës.

“اmimi Lasgush PORADECI”: Iu dha poetit Vilson Blloshmi për botimin e plotë të poezive të tij. Ky çmim vlerëson përpjekjet për emancipimin estetik të artit të poezisë duke sfiduar banalitetin e regjimit nën të cilin krijoi.

“اmimi Jusuf VRIONI”: Iu dha përkthyesit Edmond Tupja për përkushtimin e tij të qëndrueshëm në përcjelljen e vlerave të letërsisë shqipe në gjuhën frënge.

“اmimi Mitrush KUTELI”: Iu dha shkrimtarit Romeo اollaku për përmbledhjen me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”, për hijeshinë dhe befasinë e gjuhës e të kompozimit.

“اmimi At Donat KURTI”: Iu dha shkrimtarit Virgjil Muçi për kontributin në afrimin e lexuesit të ri drejt visareve të kulturës popullore shqipe

Edicioni “اmimet Kombëtare të Letërsisë” i cili akordon për vlerat më të spikatura në fushën e letërsisë çmimet: “Gjergj Fishta”, “Faik Konica”, “Fan Noli”, “Mitrush Kuteli”, “Petro Marko”, “Migjeni”, “Lasgush Poradeci”, “Jusuf Vrioni”, “At Donat Kurti”, përfaqëson një eveni-ment të përvitshëm, nëpërmjet të cilit vlerësohet krijimtaria letrare, studi-mo-re dhe përkthimore, e cila karakterizohet nga një dallueshmëri e spikatur letrare dhe estetike që i ofrohet editorisë shqiptare përgjatë një viti kalendarik.

Burimi: MTKRS
 
Top