Ç’lidhje ka Saliu me 20 shkurtin?Zyrtarisht PD e ka dënuar aktin e rrëzimit të monumentit

SHËNIM: Ç’lidhje ka Saliu me 20 shkurtin? Nuk ka qenë as në ballë të turmës as ka bërë ndonjë thirrje. Madje zyrtarisht PD e ka dënuar aktin e rrëzimit të monumentit.​


unnamed-15-905x395.jpg

Çdo 20 shkurt, Berisha poston në FB video për veten. Do ta bëjë me siguri edhe këtë 20 shkurt, për të thënë që po jetojmë prapë në diktaturë e për të paralelizuar qeverisjen aktuale me figurën e ish-diktatorit, sipas stigmës së sajuar nga ai vetë për kundërshtarët politikë si bij të etërve.

20 shkurti është dita e rënies së monumentit të Enver Hoxhës. Logjike ose jo, PD mund ta trajtojë si të dojë, sipas këndvështrimit që ajo zgjedh, që është pjesë e përrallës politike, për të cilën kjo parti mendon ende se vlerësohet nga elektorati.

Por kjo broçkull është pjesë e një manipulimi që “vlente” për 10-vjeçarin e parë të pluralizmit. Sot, gara duhej të ishte me ide, me projekte, me vizione. Që mungojnë nga “të dy krahët” e këtyre 30 viteve dështim dhe rënie tragjike të imazhit dhe dinjitetit të vendit.

Ka ndryshime? Po normal që ka, jetojmë në kohë të tjera. Nuk e ka sjellë ndokush këtë kohë të re, ndokush me emër e mbiemër, por e ka sjellë inercia e gjërave, ndryshueshmëria e situtave dhe rrethanave, si dhe e mënyrës së të menduarit mbi politikën dhe realitetin.

Por përsa i përket ditës së rrëzimit të monumentit, 20 shkurtit të vitit 1991, Berisha nuk ka asnjë lidhje. Ai vetëm është parë brenda një automjeti Fiat duke kaluar në hapësirën mes turmës së irrituar e kordonit policor në mbrojtje të monumentit, gjest për të cilin nuk ka dhënë ndonjëherë sqarim.

Nuk ka qenë as në ballë të turmës as ka bërë thirrje për rrëzimin e monumentit. Madje zyrtarisht, nga PD-ja është dënuar akti i rrëzimit të monumentit dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga arkivat e kohës.

Dita
 
Top