• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Cipras u komunikon personalisht një lajm të shkëlqyer emigrantëve shqiptarë në Greqi



Qeveria greke do thjeshtëzojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka deklaruar se qeveria e tij do të hartojë një ligj të ri për dhënien e nënshtetësisë greke, për të thjeshtëzuar procedurat për marrjen e saj nga emigrantët që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi.

“Duam të thjeshtojmë dhe përshpejtojmë procedurën e dhënies së nënshtetësisë, sidomos për sa i përket procedurës së dhënies së intervistës, të grumbullimit të dokumenteve dhe kohës që nevojitet”, është shprehur kreu i qeverisë helene, sipas gazetës greke
“Kathimerini”.

Nëse kjo deklaratë e Ciprasit bëhet realitet, atëhere pritet që të përfitojnë një numër i madh i emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në shtetin fqinj.shekulli
 
Top