Cili është njeriu më i mirë?

Meqe e paskam kapur me lexime beduinesh sot.

"E pyetën një beduin: Cili është njeriu më i mirë?!

U përgjigj:

Është ai që kur zemërohet me ty:
- nuk ta harron të mirën që i ke bërë.
- nuk ta zbulon sekretin.
- nuk e harron të mirën që keni kaluar bashkë.
- dhe nuk shpif ndaj teje.

retere.JPG
 
Redaktimi i fundit:
Unë mendoj se nuk ka njerëz të mirë.
Njeriu është i mirë deri në momentin ku ti nuk i prek interesat.
Nëse ti ke një mendim të kundërt me të,atëherë i ke prekur egon.
Edhe aty do e njohësh njeriun e mirë.
Mamaja ime eshtë 1 njeri me zemër të mirë,eshte rritur me frymën që rrespektoji të tjerët pavarsisht gjithshkaje.
Tezja ime madhe sëmuret shpesh,ktë herë mamas time i erdh në maj të hundës me te.
I tha jo nuk mundem.
Un jam në punë,edhe femijet po.
Nuk kemi se çfare ti bëjm.
Imagjino edhe 1 shishe uji që e kishte sjell në 2005,e permendi tezja🤣🤣🤣🤣😋.
Nuk ka njerez te mirë.
Nese deshironi ti njihni ata qe keni pran,thojini jo.
Edhe aty do ua kuptoni shpirtin,njeriu e nxjerr fytyren e vertete kur esht i nxehur.
 
Kjo nuk eshte e vertete.
Per nje zenke nuk duhen harruar 3-4 heret e mirekuptimit. 🤗 Nuk ka ne bote njerez vetem te mire apo vetem te keq. Te dyja keto flejne ne shpirtin e gjithsecilit. Ne varesi te rrethanave varet kush ushqehet me shume.
Personalisht njoh njerez te mire shume. Fundja nese nje njeri dhe po nuk beri dot mire, nuk ben as keq ai quhet i mire.
 
Mendoj qe njeriu i mire eshte ai Qe ka ne dore te hakmerret me cdo kend qe e lendoj apo e zhvlersoj,dhe pervec se nuk ben si veprim ,i jep tjetrit nje shanc per te permirsuar veten dhe situaten.
Ne forme qe te kuptoj qe miresia eshte tolerim dhe ecje perpara.
Eshte thelbesore te kuptojme dhe ndjejme impaktin me situaten e tjetrit.
Se deri neser mund te gjendesh edhe ti ne te njejten situat.
Cdo situat cila do qofte,eshte nje shkak -pasoje.
Dhe forma se si trajtojme shkakun per te dhene pasojen,eshte vendimtare dhe jo e lehte.
 
Top