Cili është njeriu më i mirë?

Meqe e paskam kapur me lexime beduinesh sot.

"E pyetën një beduin: Cili është njeriu më i mirë?!

U përgjigj:

Është ai që kur zemërohet me ty:
- nuk ta harron të mirën që i ke bërë.
- nuk ta zbulon sekretin.
- nuk e harron të mirën që keni kaluar bashkë.
- dhe nuk shpif ndaj teje.

retere.JPG
 
Redaktimi i fundit:
Nuk e harroj të mirën por as të keqen (për vetëmbrojtje)
Fjala që del nga goja nuk është më sekret, kështu që si teori është pak kontradiktore. Jo, nuk zbuloj sekrete që më janë besuar vetëm mua.
Jo jo, nuk i harroj. Janë pasuri e jetës ato.
Shpifjet, ç’të them? Janë burimi i çdo të keqe. Nuk e njoh veten si shpifëse.
Marë parasysh përgjigjet e mia, prap se prap, nuk e mendoj veten si njeri i mirë, sepse ndonjëherë, me siguri jem keqbërës/se për dikënd, pa qenë të vetëdijshëm/me.
 
Nuk e di ne jam,apo jane tjeret.
Por mendoj qe nje gje duhet te kemi parim,te gjendemi ne paqe me ndergjegjen tone!
kjo eshte miresia e njeriut.
Njeri i mire eshte ai qe ne thellsin e palces se ti njeh veten e ti,dhe kur shkon te mbyll syte ne darke e ka ndergjegjen e qete.
Keshtu gjumi behet i embel , dita e agimit te ardhshem e diellt.
Personalisht fal zotit,vetes dhe jetes qe ka qene bujare me mua ,ndergjegjen time ne drejtim te botes se madhe apo asaj te vogel,apo drejte njerzve te larget apo te afert,e kam ne paqe.
Mundem ta shoh veten time te zhveshur perpara meje dhe ti them; flm per kete qe jemi bashke. :))
Tani e mira dhe e keqja jane relative, te botes qe na rrethon.
Keshtu qe nuk me shqeteson se cili eshte opinioni i botes per mua,por ama eshte vendimtar ai i imi per veten time.
 
Ai që të këshillon dhe të qorton veçmas.

Lavdëro në publik dhe kritiko veç / Thënie nga një libër marketingu që kam lexuar para shumë vitesh për menaxhimin e burimeve njerzore.

Gjithësesi, për mendimin tim disa njerëz është më mirët t'i kritikosh apo edhe t'i shash 😁 në publik, e kërkojnë vetë 😁
 
Ka me pergjigje? Se po ju lexoj tere kersheri. S'di pse kur e hap une temen kam deshire t'i lexoj te gjithe e pastaj te jap mendimin tim. Te shpreh dhe une definicionin e njeriut te "mire", edhe pse ajo c'ka une besoj si njeri te mire ne fakt nuk lidhet me disa eksperienca te caktuara gjate jetes, por me shume vecori universale qe tejkalojne XY situate.
 
Po pres me kërshëri të lexoj kur do ja fillosh 😁
 
Sipas I. Kant - “Vepro në atë mënyrë që gjithmonë ta trajtosh njerëzimin, si në personin tënd ashtu edhe te njëri-tjetri, si një qëllim, jo thjeshtë një mjet”
 
Te jesh njeri i mire do te thot te gjesh nje menyre si te jetosh tek te tjeret kur ato kan nevoj per ty pa kushte pa ngurrim pa interes.Te jesh zemermire nuk do te thot se je me fat por do te thot te japesh shume te duash shume
Të dashurosh shume
Të besosh shum
Dhe në fund, te zhgenjehesh shume dhe asnjeher mos te hakmerresh ( per njeri te mir e njoh veten)
 
😂😂😂😂😂😂😂😂😂
 
Top