• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cili është Elvis Naçi

Cili është Elvis Naçi: një jetëshkrim (biografi) e tij
1588667973725.jpeg

Jetëshkrimi (biografia) e një personi e paraqitur në një faqe zyrtare të tij, pavarësisht se nuk thuhet, mban si autor personin të cilit i përket faqja, i cili në këtë rast shkruan për vetveten në vetën e tretë, si “ai”. Kështu që edhe jetëshkrimet e Elvis Naçit të paraqitur në faqet e tij zyrtare, si faqja me emrin e tij në Facebook, faqja e Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, kanali me emrin e tij në Youtube, kanë për autor atë vetë.
Nëse do të kërkoni një jetëshkrim zyrtar të Hoxhë Elvis Naçit, ku prisni që të informoheni për shkollimin e tij, e keni shpenzuar kohën më kot. Në jetëshkrimin e tij zyrtar, që ka dhënë për vetveten në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus” të themeluar prej tij, nuk ka asgjë për shkollimin e tij. Në faqen zyrtare të Elvis Naçit në Facebook është dhënë ky jetëshkrim, i shkruar për vetveten në vetën e tretë:
“Elvis Naçi është lindur në Tiranë në 07.04.1977. Pasi mbaroi shkollën e lartë fetare shërbeu si imam dhe hatib në Xhaminë e Tabakëve.”
Nuk thuhet asgjë se si quhet kjo shkollë, në cilin vend dhe qytet gjendet, as se në cilat vite e ka kryer dhe kur ka diplomuar. Nuk thuhet as se në cilët vite ka shërbyer si imam në Xhaminë e Tabakëve, dhe nëse vazhdon të jetë ende atje. Merret vesh, ky njeri ka arsye për të fshehur të shkuarën e vet.
Në jetëshkrimin tjetër, atë që Elvis Naçi ka shkruar për Elvis Naçin, në vetën e tretë, duke u shprehur në fjalë të përgjithshme, dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, nuk thuhet asgjë për shkollimin e tij. Në këtë jetëshkrim, që të plotë do ta analizoj më tutje, thuhet:
“Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një imam shqiptar që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues i Fondacionit kulturor jo-fitimprurës ‘Firdeus”.
Me kaq unë kam cituar gjithcka ka paraqitur zyrtarisht Naçi për vetveten. Këtu nis jetëshkrimi i tij i shkruar nga unë.
Elvis Naçi u lind dhe u rrit në një familje pa traditë të praktikimit të Islamit. Mungesa e traditës së tillë kuptohet dhe nga mbiemri i tij, “Naçi”, që është një trajtë e emrit “Anastas”. Duhet t’ u kujtohet se Fatos Nano e quante dikur Anastas Angjelin, “Naçi”. Pra, Elvis Naçi është Elvis Anastasi. Ai si prejardhje i përket një degëzimi të familjes minoritare greke “Naçi” dhe është kushëri i largët me biznesmenin minoritar grek Vasil Naçi, pronarin e Hotel “Plaza” në Tiranë. Degëzimi i familjes Naçi që erdhi në Tiranë, janë ndër të krishterët e fundit që u kthyen në fenë islame. Kjo ndodhi në kohën e Luftës Greko-Osmane të vitit 1897, në të cilën Ushtria Greke u mposht keqas. Naçët e Tiranës, të cilët kishin bashkëpunuar me Greqinë, të gjendur ngushtë, kthyen fenë për të shpëtuar pa pasoja. Por kuptohet se feja islame mbeti e cekët te ata.
Kur në 2019 Shpëtim Desku i “N’ Kosove Show” vizitoi shtëpinë e Elvis Naçit, për të bërë një pjesë të emisionit atje, u pa se gruaja e këtij Fatma, i doli me mbuluar sipas ritit islamik, ndërsa nëna e Elvisit, Zonja Dylbere i doli e zbuluar. Në moshën 66 vjeçare, Zonja Dylbere, me flokët e lyer, kishte prirjen të dukej më e re se mosha e saj, çka do të thoshte se kishte detyrim mbajtjen e shamisë nëse ishte besimtare.
Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, Elvis Naçi ishte një djalë adoleshent, i cili e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke luajtur futboll dhe kishte si ëndërr që të bëhej futbollist profesionist. Çuditërisht kjo dëshirë e tij e vuri në lidhje me Islamin. Në atë kohë, në Shqipëri, përveç misionarë islamikë nga bota arabe, kishin ardhur edhe misionarë islamikë nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët punonin me para arabe për të përhapur Islamin në vendin që porsa kishte lënë pas periudhën e ateizmit shtetëror. Një nga këta misionarë muslimanë ishte Sulejman Çerkezi, një shtetas jugosllav nga Kosova, i cili si e tregon edhe mbiemri i tij është me prejardhje nga çerkezët e Kaukazit, të ardhur në Kosovë në shekullin XIX. Ky Sulejman Çerkezi vepronte në Shqipëri me paratë e Jasin Kadi, një biznesmen i pasur saudit, i cili kishte ardhur të investonte në Shqipëri, punë të cilën e shikonte të pandarë nga përhapja e Islamit.
Në 1994, me financimin e Jasin Kadi në Tiranë u krijua klubi i futbollit “Albanët” që kishte president Sulejman Çerkesin. Qëllimi kryesor i këtij investimi ishte që klubi të bëhej një qendër e tërheqjes së të rinjve në fenë islame. Propaganduesit islamikë depërtuan te lojtarët dhe tifozët. Me këtë klub u bashkua Elvis Naçi, si lojtar. Elvisi kishte një instinkt për të ndjekur paranë. Në klub, ku nuk shkëlqeu si lojtar, Elvisi u miqësua me Sulejman Çerkesin, i cili u bë udhëzuesi i tij për në Islam. Kjo është historia sesi Elvisi u bë besimtar. Ata muslimanë praktikues që nuk më besojnë mua për këtë gjë, le të pyesin Sulejman Çerkesin.
Për ta bërë më interesant emisionin “N’ Kosove Show”, atë pjesë që u bë në Tiranë(2019), u luajt dhe një ndeshje futbolli mes dy skuadrave, në njërën prej të cilave ishte Elvis Naçi, ndërsa në tjetrën Shpëtim Desku. Por Elvisi nuk tha asgjë se kishte nisur një karrierë si futbollist profesionist, dhe nuk foli asnjë fjalë për mentorin e vet Sulejman Çerkezin.
Çerkezi, pasi e shndërroi Naçin nga i pafe në besimtar musliman e udhëzoi atë si të bëhet përhapës i Islamit, duke bërë propagandë me fjalë të thjeshta në rrethin e tij shoqëror. Elvisi tërhiqte në ndeshjet e klubit një grup të madh tifozësh nga lagjia e tij, zona e poshtme e “Ali Demit” në Tiranë. Këta ishin shokë të tij me të cilët ishte afruar në ndeshjet e përditshme të futbollit në lagje. Pikërisht këta ishin grupi ku Naçi rekrutoi muslimanë të rinj sipas udhëzimeve të Çerkezit. Gjithashtu Çerkezi e udhëzoi që t’ i përdorte këta djem për të marrë nën kontroll këshillin e xhamisë së lagjes, që në këtë rast ishte Xhamia e Tabakëve. Pasi Naçi u bë rekrutues, Çerkezi nisi t’ i paguajë atij edhe një rrogë të dytë, përveç asaj si futbollist.
Elvisi e kuptoi se nga feja islame mund të bëheshin shumë para dhe për këtë i lindi dëshira që të bëhet hoxhë. Tashmë e kishte kuptuar se nga futbolli nuk mund të fitonte aq shumë sepse nuk kishte talent për të bërë karrierë të gjatë si futbollist profesionist. Dëshira e Naçit për t’ u bërë hoxhë, përkonte me strategjinë e atyre që kishin dërguar në Shqipëri si misionar Çerkezin, për të shtënë nën kontroll sa më shumë xhami, nëpërmjet imamëve të tyre të rinj.
Në atë kohë xhamitë zotëroheshin ende nga brezi i parë i imamëve, të cilët ishin pleq që kishin mësuar në medrese para ndalimit të fesë. Pritej që brezi i dytë i imamëve të përbehej nga djem të rinj të cilët kishin shkuar, apo do të shkonin për studime në vendet arabe. Këta ishin përgjithësisht nxënës që kishin përfunduar medresenë në Shqipëri, ku kishin marrë diplomën e ciklit të ulët arsimor tetëvjeçar. Ata shkonin në vendet arabe të kryenin arsimin e mesëm dhe atë të lartë. Por Elvisi nuk kishte qenë as nxënës medreseje, as kishte përfunduar shkollën e mesme. Ai e kishte braktisur shkollën nga pasioni i tij për futbollin, duke mos pasur kështu as diplomën e shkollës së mesme.
Sulejman Çerkezi e lidhi Elvisin me Artan Kriston, një rekrutues që dërgonte nxënës në Siri, në shkollat ëehabite saudite atje. Ata që kalonin me sukses këto shkolla shkonin pastaj në shkollat e Arabisë Saudite. Kur në vitin 2003 shqiptarët dëgjuan për herë të parë emrin e Artan Kristos, me rastin që ai ishte i dyshuar si vrasës i Sali Tivarit, sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ata u habitën që një njeri, i cili nga mbiemri kuptohej se ishte i krishterë ortodoks, të ishte musliman praktikues.
Artan Kristo, nga ana e babait, ishte një minoritar serb nga Shkodra, mbiemri i vërtetë i të cilit ishte “Krsteviq” Ai iu përkiste atyre minoritarëve të lidhur ngushtë me regjimin komunist, të cilët për të treguar përkushtim të posaçëm ndaj regjimit, u vinin fëmijëve emra shqiptarë, ndryshonin mbiemrat. Nga ana e nënës, Artan Kristo ishte musliman, në kuptimin që nëna e tij i përkiste një familjeje me prejardhje muslimane nga koha osmane. Prindërit e tij u divorcuan dhe Artani u rrit nga nëna, e cila e edukoi si musliman praktikues. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Artani vizitoi për herë të parë Serbinë, ku u rikthye disa herë. Atje në zyrat speciale serbe e gjetën shumë të përshtatshëm drejtimin që kishte marrë dhe e nxitën që të vazhdonte në këtë kahje. Qëllimi i serbëve ishte që të nxitej radikalizmi islamik në Shqipëri. Është domethënëse se megjithëse ky njeri është arrestuar, është dënuar me burg, është mbikqyrur nga shërbimet e fshehta shqiptare, në asnjë dokument nuk thuhet se ai është minoritar serb dhe se familja e tij ka ndryshuar mbiemrin.
Artan Kristo shkoi për të kryer studime fetare në shkollat ëehabite, në Siri dhe Arabinë Saudite. Kur u arrestua në 2009, ai gjatë marrjes në pyetje dha të dhëna të rreme, sikur ishte shkolluar në Libi, çka nuk ishte e vërtetë. Në vendet arabe u njoh me emrin Muhamed Abdullah Al Albani. Pas kthimit në Shqipëri, ku u emërua imam në Durrës, ai u njoh me emrin Muhamed Abdullah. Është domethënëse që Kristo nuk e ndryshoi emrin zyrtarisht, por ruajti emrin “Artan”, ndërsa emrin religjioz e mbajti si një lloj nofke.
Për misionarët islamikë arabë, pranimi i Islamit nga një njeri me baba të krishterë, është një arritje e madhe, prandaj ata e trajtuan si të përkëdhelur Artan Kriston, duke dashur që të tërhiqnin dhe të krishterë të tjerë në Islam. Artan Kristo ishte njeriu i besuar i wehabitëve sauditë në Shqipëri. Kristo ishte një nga njerëzit me qasje të madhe te paratë e Fondacionit “El Haramein” të Jasin Kadi, që financonte veprimtarinë wehabite në Shqipëri dhe më gjerë në regjion. Elvis Naçi dhe Artan Kristo janë pothuajse moshatarë. Naçi është nëntë muaj më i madh se Kristo. Kur Naçi u njoh me Kriston nëpërmjet Sulejman Çerkezit, e kuptoi se se Kristo ishte një nga kanalet e parave saudite. Prandaj bëri përpjekje që të afrohej sa më tepër me Muhamed Abdullahun, siç e quante veten Kristo. Është domethënëse që Elvis Naci nuk mban një emër të dytë musliman si Artan Kristoja.
Në vitin 1999, në kohën që vazhdonte ende Lufta e Kosovës, Artan Kristo e ftoi Elvis Naçin që t’ i bashkohej një grupi të cilin ai do ta dërgonte për studime në Siri. Në atë kohë, Elvis Naçi, sipas udhëzimeve të Kristos, dhe me mbështetjen e grupit të fansave të tij si futbollist, të cilët njëkohësisht bënin pjesë në xhematin (bashkësinë) e Xhamisë së Tabakëve, u vetëshpall hatib (ligjërues) i Xhamisë së Tabakëve, duke iu imponuar imamit të urtë Hamit Balla. Ai bëri disa videokaseta me ligjërimet e tij në xhami, të cilat synonte t’ i përdorte kur të shkonte në vendet arabe, ku vlerësosheshin shumë ata që shkonin nga vende si Shqipëria dhe kishin nën ndikimin e tyre një xhami.
Naçi u nis në Siri pasi siguroi një diplomë të rreme të shkollës së mesme. Në Siri, Naçi e futën në një kurs për të mësuar gjuhën arabe. Shpejt u vu re se ai kishte një shkallë shumë të ulët të njohurive për fenë islame. Për të hyrë në një shkollë teologjike as që bëhej fjalë. Naçi u end nëpër Siri dhe Arabinë Saudite për nja dy vjet, u përpoq të regjistrohej në klubet e futbollit të ligave të ulëta. Ai luajti futboll sa mundi, mësoi diçka arabishten dhe pastaj u kthye në Shqipëri bashkë me Kriston. Naçi nuk arriti të merrte asnjë diplomë në Siri dhe Arabinë Saudite. Prandaj ai në jetëshkrimin e vet të cilin e kam cituar, nuk saktëson shkollën që ka bërë dhe kur e ka kryer.
Kur u kthyen në Shqipëri, u bënë mbështetës të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, i cili donte të bëhej kryetar i Komunitetit Mysliman pas vdekjes së Haxhi Hafiz Sabri Koçit që dukej e afërt. Prandaj Gjinishi donte të kishte me vete sa shumë imamë si mbështetës të tij. Për këtë arsye ai bëri Naçin imam të Xhamisë së Tabakëve dhe Kriston imam në një xhami në Durrës. Naçit iu desh edhe ndihma e grupit të tij të çunave të fortë të xhematit, për të dëbuar imamin e urtë të Xhamisë së Tabakëve, Hamit Ballën.
Është domethënëse sesi gruaja e Elvisit, zonja Fatime, e vetëstilizuar për publikun si Fatma, projekton Elvisin e sotëm, me një kult televiziv te Elvisi i kohës kur u njohën bashkë, 18 vite më parë, në 2002. Në një intervistë të sajën në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, në nëntor 2019, ajo ka thënë:
“Unë Elvisin e kam parë për herë të parë në televizion.”
Por në vitin 2002 askush nuk e ka parë në televizion Elvis Naçin, për arsyen e thjeshtë se ai nuk është shfaqur në asnjë të tillë. Unë për herë të parë e kam parë Elvisin në televizion në vitin 2005, kur kam qenë i ftuar në A1 Televizion (sot ka ndryshuar emër) në një emision të drejtuar nga gazetarja Alma Çupi, ku kanë qenë të ftuar Elvis Naçi, si dhe në lidhje me Skype nga Durrësi, Artan Kristo. Ka qenë dhe ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet.
Ishte Artan Kristo ai rregulloi njohjen e Elvis Naçit me gruan e tij dhe martesën e tyre. Në intervistën e saj në emisionin e përmendur më lart, Zonja Fatime-Fatma thotë se ajo dhe Elvisi u njohën me anë të një shoqes së saj të shkollës (medreses së vajzave Durrës), i fejuari i së cilës e kishte shok Elvisin. Shoku i Elvisit ishte pikërisht Artan Kristo, i cili ishte edhe i fejuar përveçse i martuar, gjë që ia lejonte ligji islam, megjithëse e ndalonin ligjet e shtetit laik shqiptar. Gjithsesi, kështu u njohën dhe u martuan në 2003 Elvisi dhe Fatime Kura, me prejardhje nga fshati Gërmaj i Kavajës.
Për gjendjen ekonomike të tyre Zonja Naçi ka thënë në emisionin e mësipërm:
“Unë me Elvisin në daljet tona të para si familjarë ose me fëmijë të vegjël, kur dilnim në parqe ose në kafe të dy bashkë, nuk kishim mbase edhe një pesë mijë lekësh për të konsumuar kafet se kemi qenë të dy studentë. Kemi pasur një përkrahje shumë të madhe nga prindërit që na ndihmonin me pagesën e shkollave, apo me ecjen tonë përpara.”
Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, duke pasur parasysh se dy fëmijët e parë iu kanë lindur në 2006 dhe 2008, del se në 13-14 vitet e para të martesës gjëndja e tyre ekonomike ka qenë shumë e keqe. Në të vërtetë gjendja e tyre ekonomike ka qenë shumë e mirë në kohën që u martuan sepse Artan Kristo i paguante ende me paratë e Fondacionit “El Haramein”. Por në 2004, shteti shqiptar e mbylli fondacionin, duke e quajtur si organizatë që financon terrorizmin.
Jasin Kadi donatori kryesor i fondacionit tashmë kishte pësuar sanksione personale nga OKB si financues i Al-Qaeda. Por, meqënëse ndaj tij nuk u ngrit kurrë ndonjë akuzë zyrtare në vendin e prejardhjes, Arabinë Saudite, megjithë provat e shumta që kishte, kjo bëri që Jasin Kadi të kishte sukses me paditë e tij në Gjykatën Europiane e të drejtave të njeriut, për heqjen e masës së konfiskimit të pronave të tij, dhe të emrit të tij nga lista e financuesve të terrorizmit.
Zonja Naçi e shpjegon gjendjen e keqe ekonomike të familjes së re, me atë se ishin të dy studentë. Por ajo nuk thotë se në cilët fakultete të cilit universitet studionin ajo dhe Elvisi, si dhe kur i përfunduan studimet dhe u diplomuan. CV e Elvisit të cilën tashmë e kam cituar është shumë e errët për këtë çështje. Jo më pak të errëta janë shpjegimet e zonjës Naçi. Jo më pak i paqartë është shpjegimi se i ndihmuan familjet e tyre për të paguar shkollat përkatëse dhe “për ecjen e tyre përpara”.
Familja e Elvisit në Tiranë nuk ka pasur asnjë pasuri të trashëguar, nuk ka pasur ndonjë tokë ku të jetë ndërtuar ndonjë pallat, siç ka ndodhur me shumicën e familjeve tiranase. Familja e Zonjës Naçi në Durrës, ajo Kura, është me prejardhje nga fshati Gërmaj i Kavajës, pra nuk ka pasur tokë në qytet. Në intervistën e saj të përmendur më lart, Zonja Naçi tha gjithashtu:
“Ne kemi një gjendje ekonomike shumë të mirë në krahasim me standardin që është këtu në Shqipëri. Ne nuk e kemi rritur gjendjen tonë ekonomike për shkak të bamirësisë që bëjmë.” (minuta 26: 19)
Kjo do të thotë se Zonja Naçi pohon se familja e tyre është tashmë një familje e pasur. Por ajo nuk e shpjegoi sesi ndodhi që gjendja e tyre ekonomike ndryshoi nga të varfër në të pasur. Kur Zonja Naçi thotë që gjendja e tyre ekonomike nuk ka ndryshuar pasi nisën të merren me bamirësi, thotë një gjysmë të vërtetë. Fakti është se ndryshimi i gjendjes së tyre ekonomike, me përpjekjet e tyre koincidon me krijimin e Fondacionit parambledhës “Firdeus” në 2016, apo edhe me nisjen e emisionit televiziv bamirës parambledhës “Shqiptarët për shqiptarët”. Ndërsa përmirësimi i gjendjes së tyre ekonomike ndodhi më herët, në sajë të vëllait të Elvisit, Ilirit, i cili me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, në 2005, në sajë të miqësisë së Elvisit me djalin e Kryeministrit Shkëlzenin, u bë biznesmen i suksesshëm, krijoi një shoqëri ndërtimore dhe nisi të fitojë tendera shtetërore.
Vetë Hoxhë Elvisi ka prirjen që bashkëpunimin me të tjerët ta mbajë sa kohë që ata e furnizojnë me para. Kështu ndodhi edhe me Shkëlzen Berishën, edhe me Artan Kriston para tij. Madje Elvisi nuk nguroi që ta godiste pas shpine shokun e vet kur Kristo u arrestua në tetor 2009, për shkak të shkrimeve dhe predikimeve të tij, të cilët Prokuroria i quajti si nxitës të veprave me qëllime terroriste. Në 13 tetor 2009, me rastin e arrestimit të Artan Kristos për nxitje të veprave me qëllime terroriste, Imam Elvis Naçi deklaroi në televizionin Vizion Plus të Tiranës se në fenë myslimane në Shqipëri po shfaqen gjithmonë e më shumë tendenca ekstremiste. Ai shtoi se rrymat ekstremiste veprojnë në një terren të lirë dhe pa kontroll. Kristo u arrestua për të njëjtat ide që kishte pasur në kohën kur kishte qenë mik dhe bashkëpunëtor me Naçin, por deri kur Kristo mund t’ i jepte para, Naçit nuk i dukeshin të këqija idetë e tij.
Me kalimin e viteve po ktheheshin në Shqipëri me diploma fetare gjithmonë e më shumë të rinj, që kishin qenë për studime në vendet arabe dhe Turqi. Periudhës së imamëve të pashkolluar po i vinte fundi. Elvis Naçi e kuptoi këtë. E kuptoi edhe se karrierës së tij si imam po i vinte fundi. Në zyrat e Komunitetit Musliman zbuluan se ai kishte një diplomë të rreme të shkollës së mesme. Ai nuk kishte dorëzuar asnjë diplomë shkolle të lartë fetare në zyrat e Komunitetit Musliman. Kur u kthye në Shqipëri mëtoi se kishte kryer studimet në një farë shkolle private në Tiranë, të quajtur instituti për shkencat humane që mbahej nga disa algjerianë, por kjo shkollë nuk ishte e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe diploma e saj nuk njihej askund. Kjo shkollë dyvjeçare ishte më tepër një lloj kursi për mësimin e gjuhës arabe. Me sa duket diplomën e saj quan Elvisi diplomë fakulteti, por ka turp ta përmendë.
Duke e ndjerë rrezikun Elvisi pas vitit 2005 u afrua PD-në në pushtet dhe u miqësua me Shkëlzenin, djalin e Kryeministrit Berisha. Shkëlzeni i cili është një musliman praktikues, shkonte për të kryer ritet në Xhaminë e Tabakëve. Kur kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë i kërkonte Policisë së Shtetit të ndalonte hyrjen në xhami të imamit të shkarkuar Elvis Naçi, Policia nën ndikimin e Shkëlzen Berishës nuk e zbatonte vendimin e KMSH. Më pas, nën ndikimin e Shkëlzenit KMSH e emëroi Elvis Naçin Drejtor të Thirrjes Islame, që do të thotë Drejtor i Propagandës Islame. Nëherësh ai mbajti dhe detyrën e imamit të Xhamisë së Tabakëve.
Por Elvisi e dinte se koha e tij si imam do të merrte fund bashkë me largimin e PD-së nga pushteti. Për disa kohë atë e mbrojti LSI që vazhdonte të ishte në pushtet pas vitit 2013, në aleancë me PS-në. Por zërat kundër Elvisit brenda Komunitetit Musliman për mungesën e shkollimit të tij, u shtuan dhe u fuqizuan, sepse tani mbështetësit e Edi Ramës në KMSH e shikonin luftën ndaj Elvisit si të tillë që bëhej kundër “njeriut të Shkëlzenit”.
Prandaj, Elvisi e rishpiku veten në një personazh publik të ri, bamirës publik me paratë e të tjerëve, lypës luksoz në emër të të varfërve, të mjerëve dhe njerëzve në nevojë. Veprimtaria e re e tij kishte dy boshte. Fondacioni “Firdeus” dhe emisioni televiziv “Shqiptarët për shqiptarët”.
Emisioni televiziv i nisur në 2014, me pjesëmarrjen e vetë Elvisit, tani edhe në rolin e moderatorit, është mjeti kryesor për mbledhjen e parave nga dhuruesit. Të bën përshtypje se Elvisi nuk e njeh mirë gjuhën shqipe dhe i quan “para të donatuara”, kur duhet të thotë në shqip “të dhuruara”.
Fondacioni i themeluar nga Elvisi mban emrin e djalit të tij të madh, Firdeus. Kjo është domethënëse për pikëpamjen që ka Elvisi për fondacionin e themeluar prej tij. Praktika e emërtimit të fondacioneve me emrin e një anëtari të familjes ndodh kur fondacioni do ta kryejë veprimtarinë me paratë e dhëna nga një familje. Në rastin e Fondacionit “Firdeus” paratë nuk i jep familja Naçi por dhurues të tjerë. Emërtimi tregon se Elvisi e shikon fondacionin si pronë të trashëgueshme të familjes. Fondacioni është familjar edhe nga përbërja e ekipit drejtues të tij. Një hulumtim i medias vitin e kaluar zbuloi se veç Elvisit që është kryetar i bordit, në bordin drejtues bëjnë pjesë edhe Ilir Naçi, njëherësh edhe drejtor ekzekutivi i Fondacionit, vëllai i Elvisit, babai (tashmë i vdekur dhe i zëvendësuar nga nipi i tij, djali i vëllait të Elvisit), Fatime Naçi, bashkëshortja e Elvisit, Andi Qinami, baxhanaku (burri i motrës së gruas) i Elvisit, Florian Brinja, djali i tezes i Elvisit.
Kur një fondacion është familjar në këtë mënyrë, nuk dihet se ku është vija ndarëse mes përdorimit të parave të mbledhura, sipas qëllimit të dhuruesve dhe përdorimit në interes të familjes. Kuptohet se të gjithë këta marrin pagë nga fondacioni dhe kur udhëtojnë për punë brenda dhe jashtë vendit iu paguhen shpenzimet nga fondacioni.
Gruaja e Elvisit tashmë është bërë partnere e barabartë në veprimtarinë e tij bamirëse, duke marrë pjesë në çdo udhëtim bamirësie, kuptohet të ndjekur nga videokamerat televizive. Madje, në spotin e ri hapës dhe mbyllës të emisionit, tani e para shfaqet Zonja Fatime, pastaj Elvisi.
Zonja Fatime ka ambicje të mëdha. Ashtu si Elvisi ajo vishet me shumë elegancë dhe në shfaqjet e saj të bamirësisë paraqet veshje të shtrenjta, të prera dhe qepura me klas të lartë. Vështirë se e shikon të veshë dy herë rresht të njëjtën gjë. Zonja Fatime-Fatma kërkon të paraqitet edhe si femër intelektuale. Në intervistën e saj të sipërpërmendur ajo tha:
“Pasioni im më i madh është leximi.”
Por pak më tutje e tradhtoi veten për padijen e saj, duke thënë: “Siç thotë edhe Nobelisti Hygo, aty ku hapet një shkollë mbyllet një burg.” (Minuta 4:30)
Victor Hugo, autori i kësaj thënieje, nuk e ka marrë Çmimin “Nobel”, i cili nisi të jepet pas vdekjes së tij. Gjatë emisionit “N’ Kosove Shoë” videokamera fokusoi bibliotekën e shtëpisë dhe në qendër të saj kishte libra si “Kodi Da Vinçi” dhe “Kush e sundon botën”.
Veprimtarisë bamirëse të Elvisit me fondacionin e tij i parapriu një tur i tij me ligjërata islame në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore.
Jetëshkrimi që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më lart):
“Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë- ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar (fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve, si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu, përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të tij të madh”.
Por pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën (hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre. Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare, domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj. Se çfarë kulti duan t’ i krijojnë atij, kjo kuptohet nga fjalia e fundit e jetëshkrimit që ai ka shkruar për vetveten: “Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Nënkuptohet se është kundër radikalizmit islamit. Fjala “frymë” është shumë mëtuese në kuptimin në të cilin e përdor këtu Elvis Naçi. “Frymë” në këtë rast do të thotë një ide mbizotëruese te popullsia për një çështje të caktuar.Pra ai mëton se është krijuesi i një fryme kundër radikalizmit islamik në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarë në trojet e tyre. A e ka krijuar Naçi një frymë të tillë? Fakti është se nëse do të kërkoni në kanalin e tij personal në Youtube, ku gjenden videot me ligjëratat e tij, një ligjëratë antiradikale, kjo do të jetë një humbje kohe. Asgjë të tillë nuk ka atje. E shumta, Elvis Naçi mund ta mëtojë antiradikalizmin e tij me pamjen e tij të jashtme, veshjen luksoze sekulariste (laike).
Nëse është i njohur për ndonjë gjë Elvis Naçi, në lidhje me radikalët islamikë, dhe këtu fjalën e kam për ata që e njohin në vazhdimësi të thellë karrierën e tij, mund të thuhet se ai është i njohur për shfrytëzimin e radikalëve islamikë me të cilët ka pasur miqësi, për përfitime, përparimin e karrierës së tij, dhe më pas për braktisjen dhe sharjen e tyre, duke treguar mosmirënjohje të skajshme. Kjo histori nis që me Sulejman Çerkes, një radikal islamik i njohur në Kosovë, njëherësh edhe politikan, Artan Kriston dhe deri te shtetasi malazez me prejardhje boshnjake Hajriz Brçvak, të cilin Elvisi na e paraqet si miliarder bamirës.
Ndonëse Elvis Naçi, me mënyrën sesi flet, mëton se i interpreton Kuranin dhe hadithet në një mënyrë të moderuar, ai nuk ka shkruar asgjë për teorinë e tij, asnjë artikull në media, aq më pak një libër. Por Elvisi aty-këtu nëpër ligjëratat e tij thotë edhe gjëra të cilat iu pëlqejnë radikalëve islamikë. Kështu, në një ligjëratë të mbajtur në Shkup, në 2016, ai tha:
“I madhi Allah sundues i gjithësisë jemi mbledhë këtu vetëm për kënaqësinë tënde. E duam njëri tjetrin vetëm në emrin tënd.” (Videon mund ta shikoni në Youtube nëse shkruani atje: “Elvis Naçi- lutje e fuqishme në Shkup”)
Vini re: njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin veç në emër të Allahut, pra si muslimanë. Ato që thotë Elvisi për Shqiptarinë, Shqiptarët për shqiptarët etj., janë gënjeshtra për t’ u dukur i moderuar.
Kur ndërrohen qeveritë, Elvisi ndërron krahun politik, duke u vënë në shërbim të atij që ka pushtetin. Ai u vu në shërbim të Edi Ramës, në krah të të cilit doli në një mbledhje për kapërcimin e pasojave të tërmetit të vitit të kaluar. Kur në mars Edi Rama tha që të ndërpriten ritualet fetare në grup, me rastin e karantinës për Virusin Korona Elvis Naçi e mbylli xhaminë me dryn dhe madje vuri roje private që të mos lejojë besimtarët të hyjnë me forcë.
Pas turit të tij të ligjëratave islame, Elvis Naçi shpalli fushatën e tij për mbledhjen e parave për bamirësi. Është domethënëse që ai deri më sot ka mbledhur shumë pak para në Shqipëri, ku pak a shumë e njohin se cili është. Shumicën e parave i ka mbledhur në diasporë, në Zvicër, nga shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk e njohin ndryshe përveçse me imazhin që i ka krijuar vetvetes për publicitet.
A ka ndonjë shqiptar të Kosovës, i ardhur në Shqipëri si i dëbuar nga serbët në 1998-99, që të mbajë mend se ka marrë ndonjë ndihmë nga Elvis Naçi në atë kohë, kur shumë djem të rinj të moshës së tij (21-22 vjeç) punonin vullnetarisht për të grumbulluar dhe shpërndarë ndihma për shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur në Shqipëri si refugjatë lufte?
Një gjë që të bën përshtypje është se Elvisi thotë se ka jo pak njerëz që dhurojnë shuma të mëdha parash për fondacionin e tij, por nuk duan që t’ u bëhet i njohur emri, pasi nuk e bëjnë për famë. E megjithatë, Elvisi ka bërë të ditur emrin e një dhuruesi të madh financiar, çka sipas fjalëve të mësipërme të Elvisit nënkupton se është bërë me dëshirën e këtij dhuruesi. Për këtë person Elvisi tha në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në prill se është një miliarder me banim në Malin e Zi, por që është boshnjak dhe ka dhuruar 85 mijë euro.
Ky njeri është shtetasi malazez me Naçionalitet boshnjak Hajriz Brvçak, i njohur edhe me nofkën “Haçko”, nga Bjello Polje. Brvçak është një aventurier, i cili në vitet shtatëdhjetë emigroi në Gjermaninë Perëndimore. Atje, në vitin 1993, në kohën e luftës në Bosnjë-Herzegovinë, nisi papritur një karrierë si biznesmen por shpejt falimentoi, duke pasur në ngarkim shumë borxhe. Po kështu ndodhi edhe në përpjekjen e dytë për të bërë biznes, përsëri falimentim me shumë borxhe. Më pas arriti të gjente përsëri para dhe në 2016 u tha se i pagoi borxhet. Por kur u martua në 2017 nuk mund t’ i ofronte gruas një shtëpi për shkak se emri i tij ishte ende i shënuar në regjistrat e zyrave të përmbarimit për t’ iu konfiskuar çdo lloj pasurie. Që atëhere gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë zotëron një fabrikë me 400 punëtorë. Gjithsesi është larg të qënit miliarder. Për të thuhet se qarkullon paratë e qendrave radikale islamike nga vendet arabe.
Kur një njeri si Brvçak i jep 85 mijë euro Elvis Naçit kjo do të thotë se ai e ka fokusuar Elvisin dhe fondacionin e tij si mjet të vlefshëm për të qarkulluar paratë e dyshimta me prejardhje nga kanalet radikale islamike. Aq më tepër që tani Elvisi ka nisur ta zgjerojë veprimtarinë duke blerë një spital të madh privat dhe kushedi çfarë tjetër. Elvisi gjithashtu është në bisedime për të blerë një televizion privat.
Do të ishte interesant një krahasim i Elvisit dhe gruas së tij, si bamirës, me Nënën Tereze. Ashtu si Elvis Naçi dhe gruaja e tij, edhe Nëna Terezë bënte bamirësi me paratë e të tjerëve. Por dallimi mes tyre është se Nënë Tereza u vetësakrifikua si njeri duke hequr dorë nga çdo lloj kënaqësie e jetës tokësore dhe gjithë jetën veshi vetëm një lloj uniformë të bamirësisë, që ishte rroba e urdhërit të saj fetar. Elvisi Naçi dhe gruaja e tij përdorin veshje të shumta luksoze, të cilat i ekspozojnë në televizione. Fondacioni i shërben Elvisit edhe për të fshehur automjetet që i përdor familja e tij. Ai përdor vetë një Mercedes Benz veturë dhe një xhip off road. Këtë të fundit rrallë e përdor për off roading, më shumë e përdor në rrugët e Tiranës dhe ato ndërqytetëse.
Hoxhë Elvis Naçi zgjodhi emisionin e Shpëtim Deskut, drejtuesit të emisionit “N’ Kosove Show”, për të treguar për publikun e gjerë shtëpinë ku banon. Dhe me këtë rast tregoi banesën e tij të vjetër familjare të kohës së komunizmit, në Rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë. Në fakt, ky apartament dhe ai përballë tij, janë në pronësi të vëllait të Hoxhë Elvisit.
Hoxhë Elvisi tani eton në një shtëpi trekatëshe (vilë) në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, në anë të Xhamisë së Artë. Në këtë xhami Hoxhë Elvisi bën tani videot me ligjërata për xhematin e Youtube.
Vila dhe xhamia janë ndërtuar dhe kanë pasur si pronar z. Hergys Rreli, pikërisht pronarin e Spitalit “Continental” të blerë nga hoxha i nderuar që tregon se ky transaksion financiar ka qenë shumë më i ndërlikuar se sa duket.
Aq më tepër kur të dhënat financiare të spitalit tregojnë se ai ka humbje në masën mbi një million euro. Cili fondacion bamirës ble 350 mijë euro një spital që është me humbje, pra nuk jep të ardhura, aq më tepër kur shitja nuk përfshin as ndërtesën, as truallin, që i përkasin një pronari tjetër, i cili i kishte dhënë me qera që të ushtrohej veprimtaria e spitalit? Kuptohet ai që po bën bamirësi ndaj shitësit. Pra del që Hoxha i nderuar ka blerë për 350 mijë euro borxhet e spitalit në masën një milion e njëqind mijë euro si dhe pajisjet e tij. Një blerje krejt pa leverdi. Kuptohet përveç rastit kur këtë e bën dikush që me këtë shitje mbulon marrëveshje të tjera.
E thënë më thjesht, vila ka shkuar si pako me këtë shitje, me kontratë të rreme qeraje afatgjatë, deri kur të bëhet shitja në emër të ndonjërit nga djemtë e hoxhës. Në njëfarë mënyre edhe xhamia, që zyrtarisht duhet të jetë pronë e Komunitetit Mysliman, por që duket se është ende nën kontrollin e ndërtuesit të saj, meqënëse Elvisi e mori atë pako bashkë me vilën.
Sa për orientim, aty afër ështe edhe vila dhe sipërfaqja e madhe tokësore në pronësi të Bamir Topit. Katin e parë, Elvisi e përdor për zyra, ndërsa në dy katet e tjerë banon. Me sa duket atje do të blerë një sipërfaqe të madhe toke, pasi atje ka toka të lira, duke qenë një nga zonat e pakta kaq afër qendrës së Tiranës ku mund të gjenden ende toka të lira.
Duket se atje do të ndërtojë edhe depot e fondacionit, pasi për nevojat e fondacionit ai ka marrë me qera një depo gjigande, mbajtja e së cilës duhet të kushtojë shumë para.
Elvis Naçi si ligjërues islamik dhe bamirës është më tepër se një projekt i vetvetes. Ai tashmë është zëri zyrtar i shtetit shqiptar për Islamin e pëlqyeshëm për t’ u praktikuar këtu, është zëri edhe i qendrave të huaja perëndimore që duan reformimin e Islamit me kahje nga një Islam i ashtuquajtur europian, përkundër Islamit radikal.
Por a ndryshon në thelb i moderuari Elvis Naçi nga radikalët islamikë. Çështja kryesore që i ndan ose bashkon nuk është thirrja për Xhihad, luftë të shenjtë islamike. Çështja kryesore që i ndan ose I bashkon është pikëpamja për raportin mes Islamit dhe arabizimit të riteve në hapësira publike. Nëse ushtrimi i riteve të arabizuara në hapësira publike, përtej hapësirës së kufizuar fetare, si thirrja e ezanit pesë herë ditën me megafonë nga minaret e xhamive, shihet si një kusht në Islam, atëherë ky i moderuar nuk ndryshon në thelb nga radikalët islamikë. Xhihadi është thjesht një mjet për islamizimin dhe arabizimin me dhunë të tokave të krishtere dhe hebreje. Ritet e arabizuara janë një përpjekje për arabizimin e butë.
Hoxhë Elvis Naçi në një ligjëratë televizive në nëntor 2016 ka mbrojtur shumë dobët përdorimin e gjuhës arabe në ritualet fetare islame në Shqipëri. gjetur edhe një argument ekskluziv për të mbrojtur përdorimin e arabishtes në ritualet fetare islame në Shqipëri. Elvisi mori përsipër t’ u përgjigjet kritikave të atyre që iu thonë muslimanëve: “Ezanin e thërrisni arabisht, namazin e falni arabisht, edhe selamin e jepni arabisht.”
Këtë ligjëratë të tij mund ta ndiqni në Youtube, nëse shkruani atje “Pse e thirni ezanin arabisht. Pse faleni arabisht. Përgjigjie perfekte nga Elvis Naçi”
Hoxhë Elvisi ia nisi duke dhënë këtë shpjegim: “Por Kuranin e kemi përkthyer shqip, ligjëratat i mbajmë shqip, bisedat i bëjmë shqip, kafet i pijmë shqip, vizitat në shtëpi i mbarojmë shqip.”
Aq më tepër nëse Kurani është përkthyer në shqip nuk ka kuptim që thirrja për lutje (ezani) të bëhet në arabisht, e po kështu edhe namazi e salami.
Sa për ligjëratat, ato i mbajnë pjesërisht në shqip, të përziera me shumë fjalë dhe fraza të gjata në arabisht, duke promovuar një gjuhë të përzier, që nuk mund të quhet veçse shqipe e arabizuar. Për të vërtetuar këtë mjafton të dëgjosh ligjëratat e Hoxhë Elvisit, që janë të gjitha në këtë shqipe të arabizuar. Dhe kafet i pijnë në këtë gjuhë, jo në shqip, e në të njëjtën i kryejnë edhe vizitat te njëri-tjetri.
Por argumenti kryesor i Hoxhë Elvisit për të mbrojtur arabishten si gjuhë rituale fetare në Shqipëri, është ky:
“Pse ti zotëri nuk të ka bërë përshtypje kur shkon në Itali, kur shkon në Kinë, kur shkon në Arabi, kur shkon në gjithë vendet e botës, po t’ i shikosh tabelat që të orientojnë nëpër aeroporte p.sh., në veçanti i ke të gjitha anglisht. Pse, ti je në Kinë, je në Japoni, je në Australi, ti je në Itali, ti je në Gjermani, ti je në Shqipëri? Pse tabelat janë në gjuhën angleze? Sepse ka disa që quhen ndërkombëtarizma. Kur janë gjërat botërore, orientimet, për disa çështje që t’ i orientohesh në botë, duhet të jenë të një gjuhe standard për gjithë botën.”
Kështu thotë Hoxha. Nëse do të qëndronte shpjegimi që thotë Hoxhë Elvisi, atëherë, ashtu si tabelat janë në gjuhën vendase së pari, edhe ezani do të thirrej në fillim në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e vendit ku ndodhet xhamia, pastaj në arabisht. Por nuk ndodh kështu. Dhe pastaj, në një vend laik si Shqipëria, nuk mund të dhunohet pesë herë ditën hapësira publike laike me thirrje fetare në një gjuhë të huaj, për shkak të disa të huajve që ka ndodhur të udhëtojnë këtu. Ata e dinë kohën e lutjes, të mësojnë edhe ku ndodhet xhamia, dhe nuk ka nevojë për thirrje që shqetësojnë qytetarët e tjerë.
Përveç këtyre, është e çuditshme që një hoxhë e barazon religjionin me shërbimet publike të rëndomta. Feja ka të bëjë me identitetin e njeriut. Lidhja e një feje me një gjuhë të caktuar, të gjallë, që i përket një shteti, ose disa shteteve, shihet si një mënyrë për promovimin e Naçionalizmit religjioz, për asimilim etnik të besimtarëve. Kjo gjë vlen edhe në rastin e përdorimit të arabishtes si gjuhë rituale e fesë islame.
Arabishtja e ritualit fetar nuk mund të quhet gjuhë ndërkombëtare në kuptimin që quhet anglishtja e komunikimit global. E para është kod për nënshtrimin e njerëzve, besimtarëve, e dyta është mënyrë informimi neutral. Sepse njerëzit nuk përulen me adhurim kur lexojnë tabelat e aeroporteve dhe dyqaneve, të shkruara edhe në anglisht përveç gjuhës së vendit, siç ndodh me thirrjen e ezanit në arabisht. Pra, ezani është një formulë nënshtrimi e njerëzve, një formulë në arabisht, pra një instrument i kontrollit dhe sundimit global të njerëzve.
Përveç kësaj, përse besimtarët muslimanë shqiptarë paskan nevojë për një kod fjalësh në arabisht, kur ato fare mirë mund të përkthehen në shqip? Pra, ezani, thirrja në lutje të bëhet në shqip, namazi të falet në shqip, përshëndetja e tyre me njëri-tjetrin të bëhet në shqip. Hoxhë Elvisi ka këtë shpjegim:
“Duke qenë se Kurani famëlartë ka zbritë në gjuhën arabe, çështjet që na përcaktojnë neve, vetëm këto bazat që është falja dhe ezani dhe selami duhet të jenë ndërkombëtare. Se ma shpjego ti mu këtu në xhami kur të takohem unë me një kinez, si t’ ia japim selamin njëri-tjetrit, unë: ‘Paqja e Zotit qoftë mbi ty’ ai ‘Çim çim çim çim çim’ a ku di unë si flet ai. Ma thuj, kush njef ndonjë që di si folet në kinezçe dhe jam në rregull. Kështu që ndërkombëtarizmat janë nëpër aeroporte, nëpër gjëra të ndryshme, nëpër spitale, në gjuhën angleze, kurse këto tonat ngaqë zbriti Kurani në arabisht janë arabisht.”
Tallet me gjuhën kineze hoxha dhe pastaj nuk i pëlqen kur tallen me arabët e tij! Sa kinezë muslimanë ka që e paska këtë problem Hoxhë Elvisi? Këtij Hoxhë Elvisit as që i shkon në mendje se ai dhe kinezi mund t’ i luten Zotit si muslimanë secili në gjuhën e vet, pra në shqip dhe kinezisht, dhe jashtë ritualeve fetare mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglishten globale. Sepse Hoxhë Elvisi nuk e pranon që ai thjesht si shqiptar, kinezi musliman thjesht si kinez, pra jashtë dimensionit fetar, të komunikojnë në anglishten globale. Për të i vetmi komunitet global i pranueshëm është ai arabishtfolës. Merret vesh, Hoxhë Elvisi është thellësisht i arabizuar, me një arabizim kundërshtues ndaj hapjes së muslimanit shqiptar ndaj kulturës perëndimore. Përpjekja e Hoxhë Elvisit për të barazuar përdorimin global të anglishtes për shërbimet publike, me përdorimin ritualistik të arabishtes, është intelektualisht mjeran dhe qesharak. Sepse Hoxhë Elvisi iu thotë qytetarëve të Shqipërisë që nuk janë praktikues të fesë islame, se duhet të pranojnë thirrjen e ezanit pesë herë ditën në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive, sepse kinezët muslimanë dhe arabët që janë në Shqipëri duhet të njoftohen për të kryer ritet fetare islame.
Hoxhë Elvisi si pa gjë të keq i fton shqiptarët që të arabizohen: “Ne i themi, pesë fjalë që i ka ezani i mëson, njerëzit po mësojnë anglishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten, një gjuhë të plotë, ti s’ mëson dot pesë fjalë, mësoji pra se janë ndërkombëtarizma. Pse i ke mësu ti pesë fjalë në anglisht që të mos humbësh në aeroport, pra.”
E jo Hoxhë Efendi, se nuk janë e njëjtë gjë, një formulë fetare që të fton në nënshtrim ndaj një zoti arab, pra formulë kontrolli ndaj njerëzve, me një tekst informues për shërbimet publike.
Hoxhë Elvisi më kot përpiqet që të fshehë me argumente qesharake arabizimin e tij të thellë, dhe rolin e tij si predikues i arabizimit të shqiptarëve muslimanë.
Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve është një akt radikalizmi islamik, sa flagrant aq edhe i sofistikuar. Ai nuk iu adresohet aspak besimtarëve të xhamisë për t’ i ftuar të kryejnë ritet atje. Sepse besimtarët janë shqiptarë të cilët nuk dinë arabisht, dhe nëse ka nevojë të ftohen për të kryer ritet, kjo gjë mund të bëhet fare mirë në shqip.
Por ezani i thirrur në arabisht i adresohet pjesës tjetër të popullsisë që nuk janë muslimanë, iu adresohet të krishterëve, ateistëve, hebrenjve të Shqipërisë, iu adresohet atyre muslimanëve jopraktikues të Shqipërisë, të cilët quhen gabimisht muslimanë vetëm sepse paraardhësit e tyre janë konvertuar me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman, por që me përfundimin e pushtimit osman nuk e ushtruan më fenë islame.
Të gjithë këtyre iu adresohet ezani i thirrur në arabisht për t’ i terrorizuar psikologjikisht, për t’ i provokuar, për t’ i ngacmuar, për t’ iu bërë me dije se zëri i Allahut sundon në vendin e tyre, çka do të thotë se do të vijë dita kur edhe ata do të jenë të detyruar t’ i nënshtrohen Allahut. Ezani i thirrur me megafonë pesë herë ditën nga minaret e xhamive nuk është ritual fetar por ritual i terrorit psikologjik, i Xhihadit. Ky i ashtuquajtur ritual nuk argumentohet në asnjë mënyrë, qoftë teologjike, qoftë praktike. Për më tepër është edhe antikushtetues pasi gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe.
Në 16 nëntor 2015, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua mbi temën “A e kërcënon ISIS Shqipërinë?”, i ftuar në emision, si përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë ishte edhe Hoxhë Elvis Naçi.
Në këto paraqitje televizive Hoxhë Elvisi ngjan shumë me imituesit e Elvis Presley, të cilët nga ana e tyre ngjajnë shumë me Elvisin e vërtetë, por janë Elvisë të rremë. Hoxhë Elvisi imiton modelin e muslimanit të krijuar në manualet apo blueprintet e Komitetit Shtetëror të Kulteve në Shqipëri (institucioni shtetëror që mbulon çështjet fetare), të cilët nga ana e tyre janë produkt i fabrikave të ideve që punojnë për të krijuar të ashtuquajturin Islam Europian. Hoxhë Elvisin nuk do ta marrësh për hoxhë, deri në momentin që atë e kanë prezantuar si hoxhë. Edhe pas këtij momenti ai flet më tepër si një pastor protestant i cili është ftuar të flasë për Islamin dhe që kërkon të tregohet i përmbajtur.
Hoxhë Elvisi u shpreh kundër terroristëve dhe radikalëve, por abstragoi duke mos thënë se bëhej fjalë për terroristë dhe radikalë islamikë, a thua se terrorizmi kryhej nga jashtëtokësorët. Hoxhë Elvisi tha se Shqipëria nuk ka nevojë për modele radikale të fesë që vinë nga vende të tjera. Edhe këtu ai abstragoi, duke mos cilësuar as fenë as vendet nga vinin modelet, kështu që dhe duhej nënkuptuar se bëhej fjalë për modele radikale të fesë islame të ardhur nga vende arabe. Hoxhë Elvisi e qortoi Blendi Fevziun që nuk kishte ftuar kurrë në emisionin e tij specialistë të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe në SHISH (shërbimin e fshehtë). Fevziu u përgjegj se i kishte ftuar shpesh herë por ata nuk pranonin të vinin në emision, jo vetëm në të tijin, por në asnjë emision.
Ndoshta specialistët e Antiterrorit mendojnë se ata i përfaqëson shumë mirë në këto raste Hoxhë Elvisi, si zëdhënës i Elvislamizmit, ose Islamit europian të shpikur në zyrat e instituteve të dështuara perëndimore, që iu jepet si manual edhe këtyre zyrave policore në Shqipëri. Nuk e di se si kanë reaguar Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe SHISH për këtë thënie të Hoxhë Elvisit, por me siguri që nuk iu ka pëlqyer. Sepse për ata që kuptojnë u zbulua se Hoxhë Elvisi paska të drejtën që t’ i thërresë edhe ata nëpër studiot televizive, në mbështetje të tij.
Islami që përfaqëson Elvisi është Elvislamizëm, një Islam i rremë, që nuk bind askënd. Për këtë, i pari është i vetëdijshëm vetë Elvisi. Nuk ka elvislamikë. Por për Elvisin cdo gjë është në rregull sa kohë që për këtë punë paguhet mirë. Ai di të punojë edhe me radikalët, nëse vjen koha e tyre. Ai gjithmonë e mban një kanal të hapur me ta, dhe u dërgon sinjale, siç kam thënë më lart, në ligjëratat e tij.
Prandaj Hoxhë Elvisi është radikali islamik i sofistikuar në Shqipëri. Hoxhë Elvisi është më i rrezikshëm se radikalët islamikë me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Hoxhë Elvisi flet kundër tyre që të fitojë të drejtën për të thirrur ezanin në arabisht me megafonë nga minarja e xhamisë.
Në momentin që në Shqipëri do të ndodhë një kryengritje islamike, në krye të saj nuk do të jenë radikalët islamikë të deklaruar me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Në krye të kësaj lëvizjeje do të dalin njerëzit si Hoxhë Elvisi do të ndryshojnë retorikën dhe do të bëhen prijësit, ideologët e saj. Kështu ndodhi në rebelimin islamik të 1914 në krye të të cilit ishin si ideologë disa hoxhë si Musa Qazimi, paraardhësi i Hoxhë Elvisit, të cilët deri më atëherë nuk kishin nguruar që të vishnin edhe kostum europian, madje edhe të mbanin kravatë. Në librat e historisë ka fotografi të tilla të tyre. Këta prijës, vërtet mbanin në vijën e dytë si simbol për të tërhequr fanatikët njerëz si Haxhi Qamili, por kontrollin e lëvizjes e mbanin fort në duart e tyre.
Duke e marrë Hoxhë Elvisin për modelin e muslimanit të moderuar europian, shteti shqiptar sillet si ai njeriu që besonte se kishte takuar Elvis Presley real, kur takonte një imitues të tij./Kastriot Myftaraj
 
Redaktimi i fundit:

Sot

Steps back !
Lexova pothujse 1/3 e shkrimit dhe gati gati po i besoja kto qe ishin shkrujt derisa u merzita dhe e qova faqen ne fund dhe shoh qe shkrimi ishte ba nga Kastriot Myftaraj......njeri qe gjithmone e gjen 1 konspiracion per cdo gje.....por nese jane verteta kto qe jane shkrujt nuk asht naj gja e re se gjithe njerzit publik sot e kane fitu reputacionin me propaganda, korrupsion e maskaralliqe
 

Tomka

Anëtar i ri
Lexova pothujse 1/3 e shkrimit dhe gati gati po i besoja kto qe ishin shkrujt derisa u merzita dhe e qova faqen ne fund dhe shoh qe shkrimi ishte ba nga Kastriot Myftaraj......njeri qe gjithmone e gjen 1 konspiracion per cdo gje.....por nese jane verteta kto qe jane shkrujt nuk asht naj gja e re se gjithe njerzit publik sot e kane fitu reputacionin me propaganda, korrupsion e maskaralliqe

I njejti person qe hodhi ne gjygj Ismail Morinen pse leshoi me dron flamurin ne beograd 🤦‍♂️
 

Fly

Larguar
Lexova pothujse 1/3 e shkrimit dhe gati gati po i besoja kto qe ishin shkrujt derisa u merzita dhe e qova faqen ne fund dhe shoh qe shkrimi ishte ba nga Kastriot Myftaraj......njeri qe gjithmone e gjen 1 konspiracion per cdo gje.....por nese jane verteta kto qe jane shkrujt nuk asht naj gja e re se gjithe njerzit publik sot e kane fitu reputacionin me propaganda, korrupsion e maskaralliqe
faleminderit
 
  • Haha
Reactions: NGU
Kur te vertetat na i tregon koha themi se pse nuk foli njeri! kur dikush flet themi lere se do na e tregoi koha kush eshte x apo y 🤯
 

Desa

Temet Nosce
Kur te vertetat na i tregon koha themi se pse nuk foli njeri! kur dikush flet themi lere se do na e tregoi koha kush eshte x apo y 🤯
Koha nuk mund asnjëherë të tregojë një të vërtetë të kompletuar. Detaje, po.
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Elvis Naçi eshte nje person si cdokush ne kete planet ,i cili ka marre persiper nje mision
Te ndihmoj te harruarit e shoqerise sone. A ia del?
Minimalisht mundohet
A ben marketing?
Ben dhe e ben mire sepse ne fund tw fundit vlen me shume misioni sesa opinioni

Bravo Elvis
 
Koha nuk mund asnjëherë të tregojë një të vërtetë të kompletuar. Detaje, po.
Ku ka zë thote populli nuk eshte pa gje
edhe kjo pune . Une dhe miqt e mi kemi dhuruar lek te elvisi sepse kemi patur besim
por disa gjera kastrioti i ka tamam , dhe mua nuk me duket konspiracion. Ne shqiperi meritokracia vetem emrin ka.
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Ku ka zë thote populli nuk eshte pa gje
edhe kjo pune .
Me thuaj kur ndodhi qe nje veper e mire nuk pati ze? Bile ne porporcion me te keqen ,e mira ka gjithnje teori konspiracioni
Pse?
Sepse ne jemi te prirur mos besojme askend, dhe cdo kujt e cdo gjeje ti mveshim hijen e dyshimit
Perse e ben ai kte?
Eshte ne natyren tone qe cdo gjeje ti veme bisht.
Edhe nene Terezes do ia kishim vene nese misionin e saj do e kryente ne Shqiperi e jo indi
 

Desa

Temet Nosce
Ku ka zë thote populli nuk eshte pa gje
edhe kjo pune . Une dhe miqt e mi kemi dhuruar lek te elvisi sepse kemi patur besim
por disa gjera kastrioti i ka tamam , dhe mua nuk me duket konspiracion. Ne shqiperi meritokracia vetem emrin ka.
As që e dyshoj. 😊
Unë për vete përdor organizata tjera humanitare por që besim 100% nuk kam.
Desha të them se nuk ka njeri të përsosur dhe se koha është absolute në tregimin e të vërtetës.
 
Me thuaj kur ndodhi qe nje veper e mire nuk pati ze? Bile ne porporcion me te keqen ,e mira ka gjithnje teori konspiracioni
Pse?
Sepse ne jemi te prirur mos besojme askend, dhe cdo kujt e cdo gjeje ti mveshim hijen e dyshimit
Perse e ben ai kte?
Eshte ne natyren tone qe cdo gjeje ti veme bisht.
Edhe nene Terezes do ia kishim vene nese misionin e saj do e kryente ne Shqiperi e jo indi
Une nuk besoj ne asnje fe , por elvisi me ka pelqyer ne misonin e tij deri sa fillova te dyshoj..
edhe politikanet monike me qellime te mira vine ne pushtet por rruges ndryshojne sepse i josh leku, ne fondacionin e elvisit nuk paska te punesuar asnje hallexhi qe paska mbaru shkollen dhe eshte i pa pune! pse?
ate super vilen me cfar lekesh e beri?
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Une nuk besoj ne asnje fe , por elvisi me ka pelqyer ne misonin e tij deri sa fillova te dyshoj..
edhe politikanet monike me qellime te mira vine ne pushtet por rruges ndryshojne sepse i josh leku, ne fondacionin e elvisit nuk paska te punesuar asnje hallexhi qe paska mbaru shkollen dhe eshte i pa pune! pse?
ate super vilen me cfar lekesh e beri?
Per kto lexo kastriotin , une shoh misionin dhe veprat.....
Edhe une kam vile dhe cdo me thene kjo?
Paragjykimet tona them une
 

Vajza

Copy
Staf në FV.AL
Mos qofsh musliman sepse dhe kur ndihmon te akuzojne per "radikalizam" .
Si Elvisi qofshim gjithe . Ama vrerin , urrejtjen dhe paragjykimi ende do jete aty, nga tipat si Kastriot Myftaraj qe shperndan vetem urrejtje.
 

ZHIGO

better than your ex, better than your next
E lexova te plote dhe nuk besoj se ka njeri qe i del kundra me argumente sidomos ata qe jane rritur ne Tirane dhe neper rruget e Tiranes. Edhe i din mire keto "konspiracionet" dhe paragjykimet kundrejt Visit e kush eshte Visi (e te tjere si puna Visit ,) dhe nuk i njohin thjesht nga ekrani. Per aq sa e shet veten, bravo i qofte.

E mira qe shof un ne ket mes, sa do e si do mund te interpretohet ky si njeri, fakt esht qe po ndihmohen njerez te harruar nga ne si shoqeri edhe pse kauza nga mbrapa ndryshon nga ai njeriu i sinqerte qe do te ndihmoje. Nuk po i hyj me teper pikave qe ka permend lart autori, sepse i bie te sulmoj fene. Por di qe ka njerez qe ndihmojn dhe ndihmojn vertet edhe pse fjala fe nuk ekziston ne fjalorin e tyre.
 
Per kto lexo kastriotin , une shoh misionin dhe veprat.....
Edhe une kam vile dhe cdo me thene kjo?
Paragjykimet tona them une
Po ta ndjekesh ecurine qe ka ber elvisi ka te drejte kastrioti ! Me nji rroge ca vile do besh ?
sa e ka rrogen ky? sa e paguan veten e vet?
se kuptoj dot kete llogjiken tende sinqerisht
me djersen e ballit do duhet nje jete dhe jalla te kesh nje apartament!
 
E lexova te plote dhe nuk besoj se ka njeri qe i del kundra me argumente sidomos ata qe jane rritur ne Tirane dhe neper rruget e Tiranes. Edhe i din mire keto "konspiracionet" dhe paragjykimet kundrejt Visit e kush eshte Visi (e te tjere si puna Visit ,) dhe nuk i njohin thjesht nga ekrani. Per aq sa e shet veten, bravo i qofte.

E mira qe shof un ne ket mes, sa do e si do mund te interpretohet ky si njeri, fakt esht qe po ndihmohen njerez te harruar nga ne si shoqeri edhe pse kauza nga mbrapa ndryshon nga ai njeriu i sinqerte qe do te ndihmoje. Nuk po i hyj me teper pikave qe ka permend lart autori, sepse i bie te sulmoj fene. Por di qe ka njerez qe ndihmojn dhe ndihmojn vertet edhe pse fjala fe nuk ekziston ne fjalorin e tyre.
E zhigo mos te harrojne se ky verte po ndihmon, por ama me leket qe shqiptaret po i japin shqiptarve! problemi qendron se sa ka devijuar ky nga misioni qe ka pasur ne fillim
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
E lexova te plote dhe nuk besoj se ka njeri qe i del kundra me argumente sidomos ata qe jane rritur ne Tirane dhe neper rruget e Tiranes. Edhe i din mire keto "konspiracionet" dhe paragjykimet kundrejt Visit e kush eshte Visi (e te tjere si puna Visit ,) dhe nuk i njohin thjesht nga ekrani. Per aq sa e shet veten, bravo i qofte.

E mira qe shof un ne ket mes, sa do e si do mund te interpretohet ky si njeri, fakt esht qe po ndihmohen njerez te harruar nga ne si shoqeri edhe pse kauza nga mbrapa ndryshon nga ai njeriu i sinqerte qe do te ndihmoje. Nuk po i hyj me teper pikave qe ka permend lart autori, sepse i bie te sulmoj fene. Por di qe ka njerez qe ndihmojn dhe ndihmojn vertet edhe pse fjala fe nuk ekziston ne fjalorin e tyre.
Ja jam rritur une ne rruget e Tiranes dhe e njoh shume mire historine e Elvisit
Dhe ne cilen pjese je dakort me akuzat e Kastriotit?
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Po ta ndjekesh ecurine qe ka ber elvisi ka te drejte kastrioti ! Me nji rroge ca vile do besh ?
sa e ka rrogen ky? sa e paguan veten e vet?
se kuptoj dot kete llogjiken tende sinqerisht
me djersen e ballit do duhet nje jete dhe jalla te kesh nje apartament!
Sepse ti sheh ngushte , ku ia di ti te ardhurat? Ke gje te deklaruar nga ai?
Perse doni me patjeter te gjeni bishta edhe kur ska ?
 
Artikullin nuk e lexova se eshfe shume i gjate. Por emri i dyshimte i tijapo shume fondacioneve ne shqiperi me bejne te me lindin disa pyetje...


Mund ta do si bleu spitalin kontinental? Mund te di pse nuk ben transparence te fondeve te fondacionit? Nga ku eshte burimi i te ardhurave te tij?

Ka shume organizata terroriste ne bote qe nen petkun e bamiresit bejne brain wash popullit per te rekrutuar njerez si dhe per te arritur objektivat e tyre.

Nderkohe kam qene ne 1 varrim dhe ishte ky qe mbajti fjalen permbyllese. E shpjegoj shume bukur procesin e vdekjes me beri qe edhe nese ndodh ta pranoj si dicka normale ishte shume prekese. Mon e ke parasysh se per ke po flas. Per teolog eshte mjaft i mire.
 
Sepse ti sheh ngushte , ku ia di ti te ardhurat? Ke gje te deklaruar nga ai?
Perse doni me patjeter te gjeni bishta edhe kur ska ?
Opo vl mua se une ashtu shof
por çuditerisht ata qe shofin me gjere se une
po konstatojne re njejten gje! apo konspiracion thuj? 😂 aman o monike se prifterinj dhe hoxhallare jane per tu qesh e per tu qare si i thone!
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Artikullin nuk e lexova se eshfe shume i gjate. Por emri i dyshimte i tijapo shume fondacioneve be shqiperi me bejne te me lindin disa pyetje...


Mund ta do si bleu spitalin kontinental? Mund te di pse nuk ben transparence te fondeve te fondacionit? Nga ku eshte burimi i te ardhurave te tij?

Ka shume organizata terroriste ne bote qe nen petkun e bamiresit bejne brain wash popullit per te rekrutuar njerez si dhe per te arritur objektivat e tyre.

Nderkohe kam qene ne 1 varrim dhe ishte ky qe mbajti fjalen permbyllese. E shpjegoj shume bukur procesin e vdekjes me beri qe edhe nese ndodh ta pranoj si dicka normale ishte shume prekese. Mon e ke parasysh se per ke po flas.
Nuk ka qene ky jo :)
Po eshte shok me te :)
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
Opo vl mua se une ashtu shof
por çuditerisht ata qe shofin me gjere se une
po konstatojne re njejten gje! apo konspiracion thuj? 😂 aman o monike se prifterinj dhe hoxhallare jane per tu qesh e per tu qare si i thone!
Prandaj te thashe, une shoh misionin e jo fjalet.
Historira ka plot dhe une sinqerisht sjam tipi i besimtares, dhe se shoh fare nga ai kendveshtrim
E shoh si human...
Kemi plot njerez te pasur ne Shqiperi dhe askush sben aagje...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ky qe u be shtepi te varferve eshte?
 

Lauri

Anunnak
Elvisi klyshi i Erdoganit. Elvisi mashtrus, djalli dora vete. Elvisi kryeminister i ardhshem i Shqiperise. Gjithmone nqs don erdogani.
 
Private conversations
Help Users
    Top