• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cilët janë dhjetë ishujt më të bukur artificialë

loyalx

Muslim
Ishujt artificialë, ata të krijuar nga njerëzit, të ndërtuar në të kaluarën e largët dhe që po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në kohët e sotme, janë ndërtuar me metodat dhe materialet më revolucionare dhe të çuditshme që ekzistojnë. Disa prej tyre janë ndërtuar mbi shkëmbinj ekzistues, disa të tjerë janë mbushur me rërë artificiale dhe të tjerë janë ndërtuar mbi shkëmbinj të shpërthyer. Materialet e ndërtimit variojnë që nga çeliku deri tek ato të riciklueshme. Shkalla e madhësisë varion që nga copat e tokës që mbajnë një shtyllë të vetme ndërtese deri tek ato të afta të mbajnë komunitete të tëra megalitike, që priren të zgjerohen në metropole mbi ujë. Disa të tjera janë struktura arti, secila me tipare mahnitëse dhe karaktere të jashtëzakonshme. Pjesa më e madhe prej tyre janë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është dhe më e jashtëzakonshme, duke qenë se Dubai ka një vijë bregdetare vetëm prej 60 kilometrash. Ishulli i palmës në Dubai ka formën e një palme të gjelbër dhe do të strehojë 140 mijë banorë, punëtorë dhe turistë. Ishulli "Bota" është një grup prej 300 ishujsh në formën e botës dhe do të strehojë me qindra mijëra banorë të tjerë. Për momentin në botë janë në ndërtim vetëm 45 ishuj artificialë dhe pjesa më e madhe do të përfundojë në vitet në vazhdim. Ishulli artificial i vetëm i Rusisë do të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të vitit 2014 dhe ka formën gjeografike të Rusisë.

Pearl-Qatar, Arabi

E dezinjuar të ngjasojë me një varg perlash, Pearl-Qatar, në Doha, Qatar, është një ishull artificial prej 4 milionë metrash katrorë që krijon 32 km vijë të re bregdetare të vendosur 350 metra larg bregut të Doha-s.

Autopia Ampere, Portugali

Dizenjatori vizionar Wolf Hilbertz ka në plan të rrisë një qytet ishull në Seamount Ampere, e vendosur mes ishujve Maidera dhe majës së Portugalisë. Qëllimi i tij është të përdorë oqeanet si shtëpinë e së ardhmes.

Ishujt e palmës, Dubai

Ishujt e palmës (Palm Islands) janë ishuj artificialë në Dubai, projekti më i madh i formimit të tokës në botë. Dubai është një shtet i vogël shkretëtire me një vijë bregdetare vetëm 60 kilometra.

Ishulli “X-Seed 4000”, Japoni

Ishulli “X-Seed 4000” do të vendoset në limanin e Tokios dhe jo vetëm që do të jetë ishulli artificial më i popullur, por edhe qiellgërvishtësi më i gjatë në botë. I vënë në punë nga energjia diellore dhe i ngjashëm me malin Fuji.

Dubai Waterfront, Emiratet Arabe

Dubai Waterfrong, do të jetë skela më e madhe në botë e ndërtuar nga njeriu, duke i shtuar 70 kilometra vijës bregdetare të Dubait. Ishujt do ta shndërrojnë qytetin më të populluar të Arabisë në një qendër edhe më të madhe biznesi në botë.

Hoteli “Burj Al Arab”

Hoteli i vetëm me 7 yje në botë, “Burj Al Arab” është 333 metra larg plazhit Jumeirah dhe lidhet me tokën me një urë 15 km në jug të Dubait. Për momentin është ndërtesa më e gjatë që përdoret ekskluzivisht si hotel.

Ishulli “Hulhumale”, Maldive

Ishulli “Hulhumale” është vendosur në Kaafu Atoll, Maldive dhe pritet të përmbushë kërkesat për strehimi dhe zhvillime industriale në krahininë Male. Ndërtesat e para u inauguruan nga presidenti Gayoom, në 12 maj të vitit 2004.

Bota, Dubai

Bota, një prej disa projekteve të ndryshme artificiale që po ndërtohet në Dubai, është një grup prej 300 ishujsh të krijuar në formën e kontinenteve të botës në profilin e hartës së botës, të vendosura 4 kilometra larg.

Ishulli “Federation”, Rusi

Ishulli “Federation” është një arkipelag artificial që do të vendoset larg bregut Sochi në Detin e Zi, një kompleks që do të ndërtohet në formën e Rusisë. Ndërtuesit rus publikuan planet për ishullin prej 350 hektarësh me koston prej 6.2 miliardë dollarësh.

Amager Beach Park, Danimarkë

“Amager Beach Park” është një ishull danez në Oresund, i vendosur në zonën e dhëmbëzuar të Amagerit. Kryeqyteti Kopenhagen është i vendosur pjesërisht në Amager, i cili lidhet me Zelandën nga ura të ndryshme.



Marre nga: Tirana Obserer
 
Top