• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cilat ushqime djegin kalori ?

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Nëse dëshironi të humbni ndonjë kilogram dhe të shpejtoni punën e metabolizmit, është koha që në menynë tuaj të fusni ushqime të caktuara, të cilat janë të dëshmuara në djegien e yndyrës.

- Algat e detit: Kohë më parë shkencëtarët nga Newcastle kanë ardhur deri te zbulimi se kemikaliet që gjenden në algat e detit, mund të zvogëlojnë absorbimin e yndyrave për 75 për qind, ndërsa tashmë po punohet në atë që pluhuri nga algat të filloj të përdoret në ushqime, në mënyrë që të krijohen prodhime të reja për dobësim.

- Specat djegës: Specat djegës chili dhe salcat në bazë të tij, shkëlqyeshëm shkrijnë kilogramët. Ndërsa sa më djegës që janë, aq më efikas janë. Mund të prisni rritjen e kalorive të djegura për 15 për qind dhe atë vetëm dy orë pasi keni ngrënë salcë djegës. Specat djegës mes tjerash janë të mirë edhe për zemër.

- Caji i gjelbër: caji i gjelbër, jo vetëm që djeg kaloritë, por ai ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit dhe vijës ideale të trupit. Disa studime kanë treguar se pesë deri gjashtë filxhanë اaj të gjelbër në ditë, mund të shpejtoj metabolizmin dhe të rris djegien deri të 100 kalorive më shumë në ditë. Mirëpo, disa ekspertë thonë se arsyeja e vërtetë shtrihet në kafeinë, e cila gjithashtu gjendet në اaj. Mirëpo, është e sigurt se اaji i gjelbër përmban shumë anti-oksidues të shëndetshëm, që i ndihmojnë trupit në luftën kundër llojeve të ndryshëm të tumorit.

- Kafeina: Ekziston arsyeja pse francezët vital kënaqen në kafe pas ushqimit. Studimet kanë treguar se kafeina e rrit punën e metabolizmit dhe e nxit atë që me tempo më të shpejtë të djeg kaloritë.

- Xhenxhefili: Ushqimi i preferuar kinez, i ndihmon trupit që më lehtë dhe më shpejt të djeg kaloritë. Studiuesit nga Holanda besojnë se ai i ndihmon metabolizmit, sepse konsiderohet si nxitës i procesit, gjatë të cilit trupi djeg kaloritë dhe i shndërron ato në ngrohtësi. Xhenxhefili është gjithashtu i shkëlqyeshëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut./tryeza.org/
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Cilat ushqime djegin kalori ?

Dikund kisha lexuar se pas bukes nuk preferohet te pihet ose hahet dicka... kurse francezet pine kafen e zeze,...ndoshta eshte efikase...
 
Top