• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

çfarë ju ka bere me shume pershtypje sot?

Desa

Temet Nosce
Nuk impresionohem lehtë kohës fundit 🙂
 
Ndërgjegjësimi i Madh

Ma trego dhe një herë atë historinë e virusit para se të fle. Biri im, dukesh i lodhur dhe i përgjumur. Të lutem! Ajo më pëlqen më shumë nga të gjitha. Të jap fjalën, vetëm një herë... Mirë, futu në rroba, biri im. Historia fillon në një botë në të cilën jetoja unë njëherë e një kohë. Ishte një botë çudirash, ku gjërat shpërdoroheshin shumë. Një botë me skamje dhe bollëk. Para asaj që ndodhi në vitin 2020, njerëzit krijuan kompani dhe tregtonin në çdo skaj të botës. Por këto kompani u zmadhuan më shumë nga ç‘e kishim planifikuar. Gjithmonë i kemi siguruar ato që kemi dashur, por tani të mirat siguroheshin më shpejt. Mund të kishe gjithçka që kishe ëndërruar brenda një dite me një klikim të vetëm. Vinim re që familjet nuk flisnim më me njëra-tjetrën, por kjo nuk do të thotë që ato nuk flisnin kurrë. Por gjërat e humbën kuptimin e tyre dhe ekuilibri mes punës dhe jetës u prish. Sytë e fëmijëve u bënë më katrorë dhe secili prej tyre kishte një telefon. Gjithçka dukej e përsosur, por mes zhurmës ata ndiheshin të vetmuar. Dhe çdo ditë, qiejt mbusheshin me smog derisa yjet nuk shiheshin më. Kështu, ngritëm avionët për t’i gjetur ato, ndërkohë që poshtë mbushnim makinat tona me karburant. Gjithë ditën ecnim me to dhe kishim harruar të vraponim. Barin e këmbyem me asfalt, parqet i zvogëluam derisa nuk mbeti asnjë. Detet i mbushëm me plastikë, sepse mbeturinat tona ishin pa fund. Deri në atë pikë saqë kur shkoje për peshk, i nxirrje peshqit të mbështjellë. Dhe ndërkohë që pinim, tymosnim dhe luanim kumar, udhëheqësit tanë na mësuan përse. Është më mirë të mos mërziten lobet dhe më e përshtatshme për të vdekur. Por në vitin 2020, mes nesh erdhi një virus i ri. Qeveritë reaguan dhe na thanë që të fshiheshim. Por ndërkohë që fshiheshim dhe jetonim me frikë, njerëzit filluan të përdornin sërish instinktet e tyre dhe u kujtuan se si të buzëqeshnin. Ata filluan të duartrokisnin për të thënë “faleminderit” dhe të telefononin nënat e tyre. Dhe ndërkohë që çelësat e makinës merrnin pluhur, ata mezi prisnin që të vraponin. Dhe me qiejt me më pak udhëtarë, Toka filloi të marrë frymë. Dhe nëpër plazhe u shfaqën kafshë të reja të cilat u futën menjëherë në det. Disa njerëz mësuan të kërcenin, disa të këndonin dhe disa të gatuanin. Ishim mësuar kaq shumë me lajmet e këqija, ndërkohë që lajme të mira po vinin. Dhe kështu, kur e gjetëm kurën dhe na lanë të dilnim sërish jashtë, të gjithë parapëlqyem botën që gjetëm dhe jo atë që lamë pas. Zakonet e vjetra u zhdukën dhe u zëvendësuan me zakone të reja. Çdo akt bujarie tani vlerësohej ashtu siç duhej. Por pse nevojitej virusi për t’i bërë sërish njerëzit bashkë? E po, ndonjëherë duhet të sëmuresh që të ndihesh sërish mirë, biri im. Dhe tani shtrihu dhe ëndërro për të nesërmen dhe gjërat që mund të bëjmë. Kushedi, nëse ëndërron shumë, ndoshta disa prej ëndrrave do të realizohen. Tani e quajmë Ndërgjegjësimi i Madh. Dhe po, që prej atëherë ka pasur shumë të tillë. Dhe ja, kështu ndodhi gjithçka dhe kjo është arsyeja pse u ndërgjegjësuam kaq shumë.
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Nice.
Vetem ajo pjesa e peshqeve te mbeshtjelle s’me pelqeu.
Do doja te ishin te marinuar 🤣
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Ja Ja, prape u surprizova, per kripen e dija por qe te ishte dhe piperi s’ma kishte marre mendja.😜
Tani ngelet vetem pak hudher e grire imet ne vaj ulliri, pak limon i shtrydhur perzier me gjethet e imta te majdanozit dhe dy tre gjethe borzilok i bute.

Mos guxoje njeri te me kopjoje receten e frutave te detit te marinuara!
 
Ja Ja, prape u surprizova, per kripen e dija por qe te ishte dhe piperi s’ma kishte marre mendja.😜
Tani ngelet vetem pak hudher e grire imet ne vaj ulliri, pak limon i shtrydhur perzier me gjethet e imta te majdanozit dhe dy tre gjethe borzilok i bute.

Mos guxoje njeri te me kopjoje receten e frutave te detit te marinuara!
Haha tekniken e marinimit e kemi njesoj vetem se une i fus te gjitha ne blender dhe behet si salce jeshile lol

Ne fund i shtoj dhe 1 grusht shege per shije dhe cte te thom sa te mira behen crudrorat kshu lool

Po qe me ka marr malli lol
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Qe cdo mjes me duhet te puth gjith peluche me rrall 🤣
Kap puth broccoli gjigante, qenin gjigant, elefantino, leporino, gufin, peshkaqenin, doraemon etj etj etj
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Lajmet e fundit te vendit tone akoma nk jane hapur punet, por paskan fillu me hapjen e bastoreve🤷‍♀️
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Sonte jo sot... degjoj xhingalla... bohhh sdi cllloj insekti është por ben ter kozes zerr zerr zerrr.... kjo situat ka cmendur edhe kafshet e insektet ... kan zbritur ne qytet e po bejne jete nate me duket :/
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kjo...kuptoj qe është testimi është i nevojshem, por ohhh sa gjynaf kafshet e shkreta 😢

 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
një e trashe tek puna dhe my boss qe s'ja perton me pergjigjet. Gallate komplet. Na duhet i cik entertainment se u trashem 😂
 

Landa 1

Antarë i Respektuar
Regjimi i egërt ne vëndin tim , mbani mendjen o njerëz dhe jepini forcë vetes , dobët rruga e komunikimit dhe i dëgjimit te masës . Jam prane qytetareve te Tiranes sot ... Forca e mendimit dhe e llogjikës do triumfoj ... nuk e di pse Edi si qytetare Tirane nuk arrin te degjoj ( teper e zhgenjyer ) - ki kujdes Edi se ata qe ke pranë sot , ata do të ta bejne varrin ( ki kujdes te madh nga kryetari i bashkise kam degjuar dicka o zot o zot) nuk merem me fjalë por ki kujdes o qytetar i Tiranes se ta mori kalane nga brenda .... mbaheni kete masazh
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Karantina pothuajse "mbaroi"
Spo gjej një arsye per te evituar akoma njerzit.

- si je? Me siguri ke shum per te thene.
- no. Pse? është cdo gje shum ne rregull.
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Qe me mori gjumi ne 4 e Qe me doli gjumi ne 6
Me siguri ka fillu me ardhe fundi botes ...2 ore gjume une ?????
 
Top