• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cfare eshte Internet Banking?

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Te gjitha bankat jane te pranishme ne internet me nje faqe te tyren, qe jep informacion te pergjithshem mbi banken dhe mbi sherbimet qe ajo ofron.Megjithate, internet banking shkon nje hap me tutje, pasi u lejon klienteve te futen nepermjet internetit ne llogarite e tyre on-line 24 ore ne dite, 7 dite ne jave, drejtpersedrejti nga shtepite ose zyrat e tyre dhe te kryejne operacionet bankare qe duan.

Internet banking mund ta perkufizojme si nje nga sherbimet ne distance, te ofruar nepermjet kanaleve elektronike te shperndarjes dhe te komunikimit, te produkteve dhe sherbimeve tradicionale dhe te reja bankare. Duhet theksuar se internet banking, te pakten ne fazen aktuale, nuk tenton te zevendesoje kanalet tradicionale te shperndarjes se produkteve bankare. Ai qendron bashke me nje teresi kanalesh, qe shkojne nga ato tradicionale (si sportelet e filialeve) tek ato automatike (si ATM, Pos), ne kuadrin e plotesimit dhe te perforcimit te raportit klient-banke, per te realizuar te ashtuquajturen strategji shumekanaleshe.

Kur te kem kohe do shtoj dhe gjera te tjera...
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Vazhdim

Kur dhe si lindi internet banking?

Qe ne fillesat e tyre, bankat sherbenin per te mbajtur te sigurta parate tona. Nderkohe qe ruajne parate tona, ato lejojne te marrim edhe nje interes mbi parate e depozituara.Bankat tradicionale e kane bere kete prej shekujsh tashme, dhe bankat e diteve tona po vazhdojne e te njejtin drejtim, duke ofruar sherbimet tradicionale si dhe sherbime te reja, ne rruge te ndryshme.

Perhapja e teknologjive te informacionit dhe te komunikimit, rritja e perdorimit te kompjuterave personale, lehtesimi i lidhjes me internetin, si dhe perhapja e gjere e telefonave celulare, kane terhequr vemendjen e bankave drejt mundesise se internet banking.Nje tjeter arsye qe beri te dobishem perdorimin e ketij kanali, ishte nevoja per te minimizuar kostot dhe njekohesisht, per te rritur efiçencen e sherbimeve bankare. Ne kete menyre, bankat shfrytezuan karakteristiken kryesore te internetit, nderveprimin, duke zhvilluar strukturen e shperndarjes se sherbimeve bankare per te plotesuar nevojat ne rritje te klienteve te tyre dhe njekohesisht, per te rritur te ardhurat e tyre.

Internet banking ka pak vite qe eshte ne qarkullim. Si fillim, ai u prezantua ne vitet '80, megjithate vetem ne mesin e viteve '90 u perhap gjeresisht dhe qe atehere ka perparuar shume. Gjate dekades se fundit, transaksionet bankare ne rruge elektronike jane rritur ne menyre marramendese.
 

super

Antar Aktiv
E vertete banka amerikane e e shqiperise e ofron nje sherbim te tij.Mjafton nje nr llogaria dhe nje pagese minimale ne muaj per te perdorur kete sherbim.
Ju siguroj qe ja vlen me te vertete dhe pse kam gati 6 muaj qe e disponoj nje sherbim te tille.
 

Trendelin

FULL OF PATOS
Internet Banking! Nje mnyre efikase per te vjedh pare sy nder sy pa e mar vesh askush. Nje sherbim qe per sa i efikase mund te jet (dhe eshte vertet se te ben te kursesh goxha kohe), nuk eshte kolauduar akoma tamam kundrejt "perfitimeve" te fshehura qe mund te marin ata qe e ofrojn.
 

Lela_Dr

Donatorë
Per mendimin tim eshte nje nga menyrat me te shpejta per te pasur llogarine nen kontroll.
Une kam 2 vjet qe e perdor, dhe me pelqen sherbimi qe ofron. Duke filluar nga pagesat e taksave, bonifico bancario, me karikuar telefonin, etj.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Une e perdora dje per here te pare:p:p
Mu deshen 3 ore per te me bere nje ricarica te telefonit se i kisha vene 100 kode diten e rregjistrimit per mos vjedhur leketLOL

Sherbimi eshte shume efikas dhe jam shume e kenaqur:)
 

Lela_Dr

Donatorë
Briciolo degjo se fajin ne kete rast se ka banka, por sherbimi i windit.
Une kur i bej brenda per brenda Italise ne sek vjen sms di avvenuta ricarica :D

Nejse une e thashe dhe e perseris qe eshte nje komoditet Banking online. Sepse te eliminon gjithe ate kohe ( do te dalesh nga shtepia, do te mbash radhen tek sporteli, te mbushin me letra xhepat :p),etj etj.
Plus qe eshte 24/7 AKTIV
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nuk e kishte as njera as tjetra...por sa here une dua te bej trasferte ose terheqje lekesh online duhet ti jap une ok bankes qe te bej trasferimin:D
Dje isha cik pergjumesh e spo merrja vesh:p
Dmth nese dikush do te me vjedhe leket, ne cfaredolloj vendi, duhet te kete kodin qe me vjen mua tek celulari nga banka:D
 
Top