• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Çfarë do të kishim parë në lindjen e Universit?

Një pikë energjie pafundësisht e vogël: gjithçka filloi kështu, 13.8 miliardë vjet më parë, por – sipas përkufizimit – askush nuk ishte i pranishëm në kohën që ndodhi. Në vend të kësaj, le të imagjinojmë të paktën për një moment, sikur të ishim dëshmitarë të Big Bengut.

Çfarë do të kishim parë dhe perceptuar? Një artikull i botuar në ArXiv, përpiqet të vlerësojë sasinë e dritës që mund të ketë qenë në Universin e hershëm dhe ofron disa nxitje për të menduar.

Qielli i natës mund të duket thjesht i errët, por përshkohet nga rrezatimi mikrovalë (i padukshëm për syrin e njeriut), që e ngroh atë deri në një temperaturë prej 2.7 gradë Celcius mbi 0 absolute për këtë arsye jemi në -270 gradë Celcius.

Universi po shkon drejt zgjerimit, dhe ne mund të supozojmë se në të ardhmen, ‘hollimi” i mëtejshëm i këtij rrezatimi në sfond, do të bëjë që i gjithë kozmosi të përfshihet nga një temperaturë nën të cilën ne mendojmë se nuk është e mundur të vazhdohet më tej, që është -273 °C (ose 0 Kelvin).

Në të kaluarën, Universi ishte më i vogël dhe i ngjeshur, dhe drita (rrezatimi) që e mbushte atë gjendej nën frekuenca dhe temperatura më të larta. Kini parasysh se “e ardhmja” dhe “e kaluara”, duhen konceptuar si “kohë kozmike”.

Momenti i ndritshëm

Në një fraksion të sekondës nga Big Bangu, Universi ishte 1 milion miliardë herë më i vogël se një atom, dhe gjithashtu ishte 1 kuadrilion herë më i nxehtë (ose 1 milion në fuqi të katërt, dhe të ngritur 10 herë më shumë në fuqinë e 24) nga qendra e Diellit. Nga ky fillim i vogël dhe super energjik, filloi zgjerimi dhe ftohja progresive (në kohërat kozmike).

Nëse do të kishim hapur sytë, para se të digjeshim, do të ishim verbuar nga një dritë shumë e intensive me frekuenca drite jo të perceptueshme nga njeriu. Nuk kishte yje, por një masë pa formë grimcash.

Atomet filluan të formohen vetëm 370.000 vjet më vonë, dhe kushtet e ndriçimit filluan të ishin në përputhje me syrin e njeriut, duke nisur prej 1.2 milion vjetësh që prej fillimit. Prej atij momenti “qielli”, ose mund ta quani si të doni, kishte ngjyrën dhe temperaturën e dritës së një qiriu në pikën e tij më të nxehtë: 1.400 °C.

Ftohja e ngadaltë

Përgjatë 4.6 milionë viteve që pasuan, ai qiell do të bëhej progresivisht më i kuq dhe i errët, derisa u bë më në fund i zi si nata që nuk e shohim nga Toka, por të paktën mund ta imagjinojmë: i errët, pa asnjë yll dhe ende i nxehtë si një furrë.

Vetëm 4.3 milion vjet më vonë, kur Universi ishte 10 milion vjet, temperatura u bë më e tolerueshme (pak a shumë ajo e një saune). Pas 1 milionë vite zgjerimi, do të arrinte atë të një filxhani çaji, apo të një dushi të nxehtë.

Nga acari tek yjet

Nëse do të kishim qenë atje, do të kishim veshur mëngë të shkurtra përgjatë 5 milionë vjetëve, dhe do të fillonim të vishnim xhaketa vetëm 15 milion vjet pas Big Bengut. 16 milion vjet që prej krijimit, temperaturat ishin nën zero, dhe vetëm pas 110 milion viteve

nga fillimi i saj, Hapësira ishte në temperaturën e azotit të lëngshëm (-196 ° C).

Nëse do të jetonim “jashtë” dhe të kishim shumë durim, pas 150 milionë vjetësh do të kishim parë qiellin e natës të ndryshonte. Lënda filloi të grumbullohej nën efektin e gravitetit, në disa pika të shpërndara, shumë larg njëra-tjetrës, drita dhe nxehtësia filluan të ktheheshin:dhe kështu lindën yjet e para. / Focus – Bota.al


Screenshot-2020-10-24-at-10.10.51-AM.jpg
 
Interesante. :))
Ngjane si nje enderr e lashte e jetuar diku .disi ne nje trajt apo forme tjeter.
Ne nga cili pluher yjesh ,yjesie te jemi valle?!
 
Vertet krijimi i universit eshte cdohere ceshtje qe t'le pa fjale. Tere ata trupa qiellore qe levizin me perpikeri secili rreth orbites se tij, no comment !
 
Private conversations
Help Users
    Top