• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cfare do i thonit vetes ne momente te caktuara?

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Shpesh ndodh te sillemi me veten me ashper se me cdo gje perreth.
Sa kritik jemi ndaj saj? A jemi ndoshta gjykuesi me i pashpirt kundrejt saj?

Personalisht po, por ndodh te kem momente debolese si gjithkush....

Cfare do i thonit vetes ne momente te tilla?



Jam e lodhur duke bere perhere te forten ne sy te te gjithve. Jam e lodhur duke bere sikur asgje nuk ndodh .
Diku rrezohem dhe s’mund te arrij cdo gje qe dua. I kam adhuruar perhere njerezit e pavarur dhe te forte.
Por asnjehere nuk mendoja se do behesha nje nder ta!
Por cdo gje e ka nje limit , dhe une kam arritur timin.
U mbajta gjate , per te qene e fort per veten dhe per ata qe me rrethojne. E kur une mundohesha te mbahesha ne dy kembet e mia , e fort….Jeta perplasi flatrat e saj duke me marre cdo gje qe doja me shume.
Nuk kisha shance per te zgjedhur , por mund te ribeja nje te re timen.
Ndjeja se nuk e kisha te lejuar te qaja, as te ankohesha . Per mua nuk lejohet as te thyhem ,sepse te gjithe presin te jem e fort!
Ne fakt ata presin kete nga une , sepse une kurre nuk shfaqa anen time te dobet askujt….
Dhe ky eshte problemi , sepse ata mendojne se nuk ekziston asgje qe mund te me thyej. Ata mendojne se une nuk kam nevoje per ndihme..dhe gjithcka sepse keshtu jam une per ta…e fort dhe me shume vetbesim.
Por e verteta eshte , une ndjej shume dhe shpreh shume pak,. Naten kur jam vetem , ndonjehere qaj sepse jam e lodhur nga gjithcka . Jam e rraskapitur te jem shtylla ku gjithkush gjen prehje , e te jem e fort per te tjeret.
Kam nevoje per dike qe te me mbeshtes, e te jete aty per mua. Dikush qe te me degjoj, te me perqafoj, te me kuptoj kur I them se gjithcka eshte kaq e veshtire per mua.
Dua te ndaloj se pretenduari , te shfaq ekspresivitetin tim pa merzitur askend, pa bezdisur askend….Te mos degjoj me frazen – Ti je e fort….sillu si e tille!



po ju?
 

Passion

Antarë i Respektuar
Monique! :)

Ti je e forte,e kjo me pelqen ne nje karakter femre.

Ato te cilat e zoterojne ate virtyt kane zotesi. :)
----------------------------------------------------------

Do i thoja qe perpara ke nje mision me mjaft pergjegjesi.

Gjej forma e vra castet monotone qe te shkaktojne besdi,krijo rrethana me te lehta.

Kujdesin e perkushtimin jepi ne nota me te larta .

Gjithkund ka sakrifica.

E per te buzeqeshjet e shpirtit duhet investuar.

Ec,,,,,,,,,,,,,,,,! :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
E vetmja gje qe i them vetes sime eshte;
Ec vetem dhe me veten!
Large idiotve/hipokritve/njerzve qe maskat i kane me veten dhe boten,i bejne forme dhe stil jete.
Qendro me njerez pozitiv dhe qe shohin pertej labirinthave depresiv dhe opsesiv.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Varet nga situat e ndryshme ne te cilat ndodhem....por shpesh i them: zot faleminderit qe me dhe durim...se te me kishe dhene force...do ti kisha grire te gjithe hahahaha
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Ka momete qe me ulet perball,dhe me duket aq e ngurte.
E kthej koken pas ne kohe,per te kuptuar ku dreqin e ka psonisur gjithe kete ngurtesi?!
E befasisht me nje buzeqeshje ironike me thote;- ti e di ,se pervec meje askush ne bote tjeter ste lumturon!!
Pastaj e lodhur nga diskutimi ,afer saj shkoj e prehem,neper hapa, kohe dhe veprime gjendemi krah per krah ne perditshmerine time.
As vetem nuk ndjehem ndonjehere,pervec kur vetja me largohet,e lenduar i kerkoj falje,derisa kthehet dhe ne mua dashurohet. :)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po varet nga momenti caktuar.
Tani do i thoja: rregulloje orarin e gjumit se s'i ke mire punet keshtu.

Para nja 2 oresh do i thoja:
Mos u merzit per hicgje! Ne cdo gje qe ndodh ka te mire mbrapa. Kur te prishet humori per gjera pa zarar, imagjino cdo beje te t'biente ndonje gje e madhe ty! Po me habit!

 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
C'jane keto sofizma lol
u shtrydha une aty te beja nje dedikim vetes...bahh
 
Last edited:

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Duhet te flesh me shume...qe te jesh me e kthjellet diten tjeter...mungesa e gjumit...bene qe te ndihesh sikur te ka kaluar traktori siper....
 
Top