• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Caravaggio, zbulohen 100 vizatimet që nuk ishin parë kurrë

ReNdEx

Interist Forever


ROME-Ekspertët italianë kanë zbuluar rreth 100 vizatime dhe disa piktura të mjeshtrit të madh të Rilindjes italiane, Caravaggio, në kohën kur ai po studionte artin në Milano, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Vizatimet dhe pikturat që sipas parallogaritjeve të para nga ekspertët vlerësohet të kushtojnë deri në 700 milionë euro, janë zbuluar në koleksionin e punimeve të tij që ruhen në Kështjellën Sforza të Milanos. Ato po kërkoheshin prej 1 shekulli.

Thuhet se janë vepra të krijuara gjate mesimeve me piktorin Simone Peterzano, tek i cili Caravaggio mësonte mjeshtërinë e artit figurativ prej moshës 11-vjeçare.

Veprat e hershme të Caravaggios pritet të publikohen sot (e premte) në një version të librit elektronik me 600 faqe nga Maurizio Bernardelli Curuz dhe Adriana Conconi Fedrigolli, nën titullin ‘I riu Caravaggi’.

Michelangelo Merisi (1571-1610) apo Caravaggio ka mbetur i njohur edhe për temperamentin e papërmbajtshëm. Biografia e tij është e mbushur me momente telashesh, vrasjesh dhe rrëmbimesh. Njihet si i pari piktor i madh o stilit barok. Veprat e tij njihen për një paraqitje realiste si dhe përdorimin e teknikës "bardh e zi" - një kontrast i theksuar i dritës dhe i hijes.
Ai vdiq nga ethet dhe u varros në një varrezë masive.

(d.b/BalkanWeb)
 
Top