By Lauri

Zakonisht e përdor këtë tip monologu në disa tema me karakter krejt tjetër. Besoj e keni vënë re.
Më pëlqen idea të mbledh materiale të një kategorie të caktuar dhe ti lexoj herë pas herë, dhe them të drejtën nxjerr edhe konkluzionet e mia për jetën reale.
Ndaj mund t'a bëjë kushto një temë të personalizuar si kjo. Ku secili grumbullon gjërat që i intereson t'i mbledh: qofshin ato shkrime përsonale, thënje dhe shkrime të ndryshme që vlejnë ti hedhësh në një bllok personal shënimesh. Në këtë rast temë e personalizuar...🤷
Por e hapur për syrin e publikut 😶
IMG_20220604_092119.jpg
"Jeni beqarë dhe ju mungon partneri. Jeni në çift dhe ju mungon liria. Punoni dhe ju mungon koha e lirë. Keni shumë kohë të lirë dhe dëshironi të punoni. Ju jeni i ri dhe doni të rriteni për të bërë gjëra të të rriturve. Ju jeni një i rritur dhe dëshironi të ktheheni për të bërë gjëra rinore. Ju jeni në qytetin tuaj, por dëshironi të jetoni diku tjetër. Ju jeni diku tjetër, por dëshironi të ktheheni në qytetin tuaj. Ndoshta është koha të ndalojmë së shikuari gjithmonë atë që na mungon dhe të fillojmë të jetojmë në të tashmën, duke vlerësuar me të vërtetë atë që kemi. Shijoni aromën e shtëpisë tuaj përpara se të hapni derën dhe të dilni për të kërkuar aromat e botës. Sepse asgjë nuk merret si e mirëqenë, dhe gjithçka është një dhuratë.
Jepini vlerë."
 
"Unë jam i tmerruar nga të gjitha të vërtetat absolute, aplikimet e tyre totale, mbajtësit e tyre të supozuar.
Merre një të vërtetë, merre me kujdes deri në nivelin e syve, shiko kush goditet, kush vritet, çfarë shpëton, çfarë eliminon, t'a nuhasësh për një kohë të gjatë, sigurohu që të mos ketë erë kufome, shijoje duke e mbajtur pak në gjuhë, por gjithmonë jini gati ta pështyni menjëherë.
Njeriu i lirë është ky: e drejta për të pështyrë.."
IMG_20220604_070924.jpg
 
"Ndjenjat e fajit i lashë gjatë rrugës së bashku me njerëzit që e krijuan atë për mua ... Unë e kam ruajtur ndjenjën time të lirisë dhe njerëzit që më mbështesin.
...njeri i keq??
Jo..! i vetëdijshëm"
 
Nuk e di nëse ka lidhje me temën.
Por një gjë që më vret është bullizmi.
Kam një kushërirë 18 vjeçe është e shkurtër dhe e shëndoshë.
Ësht shum simpatike,por e përbuzin për shkak të peshës.
Kur e shoh duke qarë dhe kur i dëgjoj duke folur pas shpine për të,më vjen tu fus duart në fyt.
Gjykohesh për pamjen,mënyrën sesi ecën apo si flet.
Kur do i leni kto ofendime:(:(
Më kapi një lëmsh ktu në grykë tani😟😞😖
 
“Zhgënjimi nuk mund të shpjegohet.
Zhgënjimi është diçka e thellë, diçka që nuk të sjell zemërim, as urrejtje, as ndonjë lloj sentimenti tjetër.
Jeni të zhgënjyer kur jepni kaq shumë, por nuk kuptohet, as vlerësohet. Kështu që ju vendosni më mirë të lini armët, sepse e kupton që nuk është e nevojshme të këmbëngulësh të shpjegoheni më tepër, sepse ata do të vazhdojnë të mos ju kuptojnë.
Ti tërhiqësh, perdja mbyllet, dritat fiken, shfaqja 💃 përfundon”....👏🤷
 
"....nga jugu, nga lindja, nga perëndimi, nga veriu, rrugët që ndoqa bashkohen në qendrën time sekrete.
Ato shtigje ishin jehona dhe hapa, femra, meshkuj, agoni, ringjallje, ditë dhe netë, gjysmë gjumë dhe gjysmë ëndrra, çdo moment i vogël i së djeshmes dhe të gjitha të djeshmit e botës, shpata e fortë e danesit dhe hëna e persianit, veprat e të vdekurve, dashuria e përbashkët, fjalët, shiu dhe bora dhe shume gjëra të tjera. Tani mund t'i harroj.
Arrij në qendrën time, algjebrën time, çelësin tim, pasqyrën time.
Së shpejti do ta di se kush jam."
IMG_20220531_141743.jpg
 
...por, në fund të fundit ishte një histori e gjatë me mijëra detaje të brishta dhe të bukura, ndër gabimet tona.🤷
Zoti i bekoftë femrat e mira me synime mëkati

IMG_20220605_145757.jpg
 
"Heshtja është një dhuratë universale që pak dinë ta vlerësojnë. Ndoshta sepse nuk mund të blihet. Të pasurit blejnë zhurmë. Shpirti i njeriut kënaqet në heshtjen e natyrës, e cila u zbulohet vetëm atyre që e kërkojnë".
💚❤️💚
IMG_20220620_085119.jpg
 
"Mos u pajto me atë mendim thumbues, qëndro në anën e ajrit që tund diellin mbi kokërr të grurit. Jeta është një rrotë rrotulluese, herë je sipër, herë për tokë. Ndonjëherë është koha për mbjellje, herë të tjera për korrje. Çdo gëzim është midis dy dhimbjeve dhe çdo dhimbje midis dy gëzimeve. Pra, mësoni lojën, futuni në ritëm: qëndroni një metër përtej komploteve tuaja. Qëndroni në lartësinë e dritës që është në qiell sot."
 
"Mos u pajto me atë mendim thumbues, qëndro në anën e ajrit që tund diellin mbi kokërr të grurit. Jeta është një rrotë rrotulluese, herë je sipër, herë për tokë. Ndonjëherë është koha për mbjellje, herë të tjera për korrje. Çdo gëzim është midis dy dhimbjeve dhe çdo dhimbje midis dy gëzimeve. Pra, mësoni lojën, futuni në ritëm: qëndroni një metër përtej komploteve tuaja. Qëndroni në lartësinë e dritës që është në qiell sot."
🤗🤗🤗
 
Për të shëruar "të keqën" në botë së pari është e nevojshme të shërohet ajo që qëndron në themel tek njeriu.
Është nga mbrenda që fillon gjithçka.

Ne nuk mund të shërojmë asgjë jashtë, nëse nuk e shërojmë atë brenda nesh së pari, sepse është e njëjta gjë.
Ne nuk mund të dominojmë asgjë nga jashtë, nëse nuk e zotërojmë së pari vetëveten sepse është e njëjta gjë.
Nuk është e mundur të transformohet lënda e jashtme, nëse së pari nuk e transformojmë materien e brendshme, sepse është ende dhe gjithmonë e njëjta gjë. Ekziston një natyrë e vetme, një botë e vetme, një material i vetëm, përderisa ne vazhdojmë të besojmë ndryshe ne nuk do të ndryshojmë asgjë.
Pjesa e jashtme sipërfaqësore ka një rëndësi shumë dytësore ... është nga "brenda jashtë" që gjithçka fillon.
IMG_20220715_122011.jpg
"Aventura e Ndërgjegjes"
 
“Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i gjithë trupi i është i shëndoshë. Nëse ajo do të prishet, do të prishet i gjithë trupi. E ajo është zemra.” |Profeti Muhamed a.s|
 
“Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i gjithë trupi i është i shëndoshë. Nëse ajo do të prishet, do të prishet i gjithë trupi. E ajo është zemra.” |Profeti Muhamed a.s|
Sa më kupton ti..ëë 🙂
Në ajër i kap gjërat 🤗
 
Asnjëherë mos ki keqardhje. Nëse shkoi mirë, është e mrekullueshme. Nëse shkoi keq, është përvojë.
Kështu që sa herë që bie, merr diçka.

Edhe perla krijohet nga një grimcë rëre që hyn në molusqe 💛 👍
shell-3480818_960_720.jpg
 
Top