• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekulli

Aver

VIP
Shumë njerëz në Ballkan po i frikësohen idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Por pse?

“Buzzfeed” ka dhënë pesë arsye pse bashkimi i trojeve shqiptare do të ishte një vend i madh për të gjithë shqiptarët, transmeton Telegrafi.

Pushime falas dhe bujaria e shqiptarëve, parajsë për taksë në Evropë janë disa nga pesë arsyet pse duhet të jetuar në “Shqipërinë e Madhe”.


1. Pushime falas!



Turistët mund të qëndrojnë dhe pushojnë falas në këtë shtet të madh të Evropës Jugore, pasi ligji tradicional shqiptar thotë se “duhet kujdesur për mysafirët si për veten”. Vizitoni çdo shtëpi shqiptare që ju pëlqen dhe lejoni të kujdesen për ju.


2. Parajsë për taksa në Evropë



Harrojini ishujt e larg tropikal. Me “Shqipërinë e Madhe”, një parajsë e re tatimore do të krijohet brenda Europës. Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma tuaj të taksave ndoshta do të arrijnë deri rreth 10 për qind. Sillni të gjitha paratë tuaja në “Shqipërinë e Madhe”!


3. Një vend pa McDonalds dhe Starbucks



Edhe pse “Shqipëria e Madhe” është një mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju nuk do të gjeni hamburger të shtrenjtë dhe kafe të SHBA-së. Pse do të keni nevojë për to, ndërsa ka në çdo qoshe qebap të freskët për një çmimi prej 1,50 euro dhe makiato më të mirë për 1 euro?


4. Liria fetare dhe futbolli




Udhëheqësit e katër feve kryesore në Shqipëri, ecën dorë-dore gjatë marshimit në Paris në përkujtim të vrasjes së karikaturistëve të “Charlie Hebdo”. Ata treguan tolerancën e tyre fetare në botë. Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman është në rregull në “Shqipërinë e Madhe”, për aq kohë sa ju të mbështetni Barcelonën, Real Madridin, Arsenal apo Chelsean.


5. Vozitje pa bllokim të trafikut



“Shqipëria e Madhe” do të jetë vendi i parë i madh, pa bllokime të trafikut në autostradë. Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është e gatshme për t’iu shërbyer juve. Lidheni rripin e sigurisë së automobilit tuaj dhe eksplorojeni “Shqipërinë e Madhe”. /Telegrafi/

p.s. paksa e ekzagjeruar por po e mbyllim njerin sy. Lol
 
Last edited by a moderator:

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

PO po hajdeni se po su poqen dhe kripen nga cmimet lol
 

Aver

VIP
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

Pssssst mos na tremb turistat ti larte :D

Serio, nuk ka askund ne europe cmime me qyl se ketu.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

Pssssst mos na tremb turistat ti larte :D

Serio, nuk ka askund ne europe cmime me qyl se ketu.
Sidomos rrogat,karburanti,eletriku ;)
 

Aver

VIP
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

Sidomos rrogat,karburanti,eletriku ;)
Po flasim per turistat o jare i Shkodres :p

Ata nuk vijne me marr rroga, e as me bo xhiro me makina apo me pagu elektrik.

Atyre u interesojne cmimet e hotelit, ushqimit, shazlonit, taxit, pijeve etj. Ketu jemi me te liret besoj.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

Aver as i foto sme hapet mua..
 

Aver

VIP
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

Te kam thene gjuaje kompjuterin nga ballkoni. Vetem kujdes se mos qellon ndonje kalimtar ne ato momente :p

Serio Nev, fotot jane akoma aty. Nuk e kuptoj pse nuk te shfaqen ty.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: “Buzzfeed” - Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekull

As mua sme hapen fotot,Molla gemit kur shqiperia seshte per shqiptaret ska si me ken per turistet.
Fatkeqsia asht se ne Shqiperi nuk funksionojn as gjerat elementare ;) Kur te bashkohet do bahet i grumull i madh zerosh :p
 

Aver

VIP
Top