"Butësi ndaj Vazove"

Muhamedi a.s. ishte tepër i kujdesshëm në përzgjedhjen e shprehjeve dhe fjalëve të tij, e kjo ishte edhe një ndër dhuntite e tij profetike.
Për këtë ai i krahasoi femrat me vazot duke kërkuar kujdes të veçantë ndaj tyre, dhe kjo për disa arsye:
1- Vazot i zbukurojnë shtëpitë tona po kështu janë edhe femrat, pamarrë parasysh a janë nëna, nuse, motra apo vajza ato janë bukuria e familjes dhe hijeshia e shtëpisë.
2- Por ndaj vazove njeriu duhet të sillet me kujdes të shtuar, ngase lehtë mund të rrëshqasin nga duart dhe të thyhen! E kur vazoja të thyhet asnjëherë nuk rikthehet siç ka qenë. Kështu edhe zemra e femrës lehtë lëndohet, lehtë thyhet, lehtë coptohet!
3- Vazot asnjëherë nuk duhet të kapen me gjësende të vrazhdëta, ngase ato gjurmë që lihen mbi to asnjeherë nuk mund të riparohen, kështu edhe femra me çdo fjalë të vrazhdtë dhe sjellje të egër në zemrën e saj hapet një plagë e pashërueshme!
4- Duhet t'i përzgjedhim lulet më të bukura që t'i vendosim në vazo, kështu duhet të përzgjedhen fjalët më të bukura kur u drejtohemi nënave, nuseve, motrave e vajzave tona.
5- Lulet i zbukurojnë vazot dhe vazot i zbukurojnë lulet, kështu duhet të jetë edhe jeta jonë, burri është zbukurim për nusen, nusja zbukurim për burrin, vëllau është zbukurim për motrën, dhe motra zbukurim për vëllanë!
6- Sa më shumë që kujdesesh për vazot, aq më shumë ato shkëlqejnë dhe sa më shumë që neglizhohen aq më shumë u humb shkëlqimi e bukuria, kështu janë edhe ato që gjenden në shtëpinë tënde.
Andaj silluni me butësi ndaj tyre, që Zoti të sillet me butësi ndaj jush.

275664443_388679296591699_1161077331871066361_n.jpg
 
Top