• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Busti i Nënë Terezës, edhe në Rio de Janeiro

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Busti i Nënë Terezës, edhe në Rio de Janeiro



Një nga pikat më tërheqëse të Rio de Janeiros, statuja gjigante e Krishtit prej 30 metrash lartësi, e cila mbledh çdo vit vizitorë të shumtë në qytetin brazilian, tashmë do të ketë përballë një statujë të Nënë Terezës.

Shtatorja e shenjtores është e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qenë sa më afër vizitorëve. Ajo është ndërtuar mbi bazën e modelit të statujës së vendosur në Rinas, vepër e mjeshtrit Thoma Thomai.

“Janë përmasa tepër njerëzore. Synimi që kam pasur unë, që të mos jetë një gjë e pakapshme, mbi një bazament të madh dhe të lartë, por një statujë me të cilën njerëzit të komunikojnë shumë thjesht më të. Edhe xhesti i saj është i tillë duke iu afruar njerëzve”, tha skulptori Thoma Thomai.

Ndërsa ideja për të çuar këtë shtatore në Rio është një dëshirë e biznesmenit Kadri Morina, i cili më herët ka mundësuar edhe bustin e Ismail Qemalit në Bukuresht.

“Para 3 vitesh kam bërë një vizitë në Rio de Janeiro dhe u befasova kur në Brazil, kryebashkiaku i Rios më tha që nuk e dinte se ajo ishte me origjinë shqiptare. Kjo më bëri shumë përshtypje.

Në atë vend ku është Papa Vojtila dhe dy papë të tjerë përballë statujës së Krishtit, do të vendoset tashmë edhe busti i Nënë Terezës. Kështu, 200 milionë katolikë do të marrin vesh se Nënë Tereza është me origjinë shqiptare, dhe këta janë shqiptarët”, tha Kadri Morina.

Shtatorja e Nënë Terezës do të udhëtojë në fund të kësaj jave drejt Brazilit, ndërsa ceremonia e vendosjes së saj do të kryhet në fillim të muajit gusht.
kohajone.
 
Top