• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bulizmi në Shqipëri ka prekur mbi 20 për qind të nxënësve

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Bulizmi në Shqipëri ka prekur mbi 20 për qind të nxënësve



Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, publikuan sot studimin e parë kombëtar mbi bulizmin dhe ekstremizmin në shkollat e Shqipërisë.

Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bulizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bulizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga bulizmi fizik.

Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bulizmi janë djemtë.

Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.


Bulizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë që nxënësit bien pre e bulizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tjerët janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bulizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri.
g.shqip
 
Edukoni njehere me te rriturit qe te edukojne dhe ata me rradhe brezat e tjere....Si munden te mesojne ndryshe kur dhuna,diskriminimi etj jane pjese e perditshme e jona,qe nga me i vogli deri tek me i madhi...?!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Eshte nje fenomen qe po merr permasa te medhaja edhe tek ne.
Para disa u ndesha me nje bisede te tille.
Por mos harrojme se kemi dhe ne fajet tona!
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Ka ndodhur nje here, ishin dy trrubosha dhe e ngacmonin nje nxenes ne oborrin e shkolles... mua me hipi gjaku ne vetull dhe me vrrull u dal perpara, qe te dy u larguan me nje vrap sa une pata frike se mos binin nga shkallet...

C'te thuash, kafsha kujdeset me shume per njeriun se sa njeriu per njeriun!!!

-Dashurine Atdhetare, kur e mesojne keta trrapa?!
 
Top