• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bruksel, votohet Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

WxP

.
Vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel pritet të nënshkruajnë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet nacionale të vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, në ftesën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri Dimitrov, sot, me 6 shkurt, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fbruksel-votohet-protokolli-i-anetaresimit-te-maqedonise-ne-nato%2F&referer=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2F&cb=e2bd5e8a72"}[/IMG2]



“Në mbledhjen në të cilën është parashikuar edhe fjalim i ministrit Dimitrov, 29 vendet anëtare, të përfaqësuara nga përfaqësuesit e tyre në NATO, do ta nënshkruajnë protokollin qasës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.




Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis njoftoi se Protokolli të enjten do të dorëzohet dhe do ta shqyrtojë Komisioni kompetent për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme në Kuvendin e Greqisë, ndërsa të premten do të gjendet para deputetëve grek në seancë plenare, më pas do jetë votimi, njofton MIA nga Athina. Me këtë, Greqia do të jetë vendi i parë që do ta votojë. ثshtë parashikuar që komisioni dhe seanca plenare të zgjasin nga një ditë.

Që të votohet protokolli, janë të nevojshme 151 vota, ndërsa pritet që të gjithë deputetët që votuan për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ta përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

(BalkanWeb)
 

Attachments

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
E njohu Greqia.
Ama me kete rast Cipra do humbas zgjedhjet e ardhshme pa diskutim.
 
Top