• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bota do të hyjë në një Epokë Akullnajash në 30 vitet e ardhshme

Bota do të hyjë në një Epokë Akullnajash në 30 vitet e ardhshme
https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/02/bota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme_5e3aad2b1ff0e.jpeg-750x430.jpg
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=1129&campaignid=16&zoneid=468&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=53db513526
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=1141&campaignid=16&zoneid=483&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=2ebfddc8b2
Bota mund të përballet me një Epokë të re Akullnajash ne 30 vjetët e ardhshme dhe stuhi bore të tmerrshme, për shkak të minimizimit ciklik të rrezatimit të Diellit. Goditjet e të ftohtit – që vijnë nga të ashtuquajturat “hibernime” të Diellit – mund të rrezikojnë ndërkohë planetin me uri.
Sipas NASA-s, Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët gjatë këtij viti dhe kjo mund të bëjë që temperaturat mesatare të bien ndjeshëm. Ekspertja Valentina Zharkova nga Universiteti i Northumbria, shprehet se nëse temperaturat bien me 1 gradë poshtë normales atëherë bota do të jetë në telashe. Sipas saj, kjo mund të mos duket shifër e madhe por mjafton vetëm një shkallë për të ndryshuar temperaturat mesatare globale dhe për të krijuar një efekt zinxhir negativ.
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=1110&campaignid=16&zoneid=469&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=5e031f4fc0
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=1142&campaignid=16&zoneid=488&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=a90df7472f
“Dielli po i afrohet një periudhe letargjie. Nëse ka më pak diell, do të ketë më pak energji dhe rrezatim drejt planetëve dhe Tokës,” tha Zharkova, e cili ka botuar punime të shumta shkencore për Diellin.
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=1133&campaignid=16&zoneid=489&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=50f239b43d
Minimizimi i fuqisë së Diellit është pjesë e ciklit natyror të tij, që ndodh një herë në 11 vjet. Sidoqoftë mendohet se në vitin 2020 do të jetë veçanërisht shumë ftohtë. Kjo për shkak se shënon fillimin e një ngjarjeje të rrallë të njohur si një “Grand Solar Minimum”, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht.

Këto ngjarje natyrore ndodhin vetëm një herë në 400 vjet dhe zakonisht nuk kanë efekte të mëdha, por Zharkova paralajmëron se dimri shumë i ftohtë dhe vera shumë e nxehtë do të vazhdojnë.
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=472&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=f670f46afd
Ajo shtoi se njerëzit mund të shpresojnë vetëm që Epoka e re Akullnajave nuk do të jetë shumë gjatë, pasi kjo do të ndikonte në mënyrë dramatike tek ushqimet.
https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=487&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbota-do-te-hyje-ne-një-epoke-akullnajash-ne-30-vitet-e-ardhshme%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fteknologji%2F&cb=cd1951d824
“Pra, kjo mund të çojë në një deficit ushqimi për njerëzit dhe kafshët, siç e pamë në dy vitet e kaluara kur dëbora në Spanjë dhe Greqi në prill dhe maj shkatërroi fusha të mëdha me të mbjella,” shton ajo.

Ballkanweb
 

Comments

Dmth me kte letargji te diellit i bie qe shqiperia nga 40 grade veres qe jane zakonisht do marre temperatura maksimale 30 grade. Ndersa dimrit nga 10 grade do marre 0 grade, sakte?

Kjo është klime perfekte 😋

Mvje keq per anglezt dhe gjermont qe do u ngrijne mustaqet lol
 
S'po dine me çfarë thone...njehere ngrohja globale, efekti sere, vrima ozonit...tani akullnajat.
 
vjet ka qene vera me e nxehte , kte vit thon po ashtu .... ndryshime te cuditshme ka kete e verejne te gjithe por se dine tamam çfarë , bejne spekullime kot
 
Top