Bora nuk i sjell mbarësi, Real Madrid ngec në Osasuna

Xhelozi

Staf në FV.AL
9f9199dd467f67e2341acacee42ef176o2-1100x620.jpgReal Madrid ka marrë një barazim pa gola që mund t’i kushtojë shumë në rrugëtimin për kampionatin në javën e 18 të La Liga.

“Los Blancos” nuk arritën të shënonin në një fushë të pushuar nga bora ndaj modestëve të Osasunës, të cilët treguan shpirtin e tyre luftarak në këtë ndeshje.

Ekipi i Zidane vijon të mbajë vendin e dytë në kampionat me një pikë më pak nga Atletico Madrid, por kjo e fundit ka ende tre ndeshje pa luajtur, kështu që diferenca mund të thellohet më tej.

A2news.com
 

Guest

Antarë i Respektuar
Un ti llogaris kshu , Liverpuli per 90 minuta ben 800 pasime , barca 750 , city 700 , sa i bi per 1 minut ?
800 / 90 i thon afersisht 9 pasime per minut 🤣🤣 jo 20. Dmth 9 pasime per minut sikur kundershtari mos ta preki topin asnjehere 🤣🤣
 

Delirium

No description ...
Ramosin e skarcojn se nuk vlen me teper nje lojtar sesa ecuria ecuria e nje ekipi.
Jo smunden , eshte kapiteni legjendar , ka fitu 3 champions ne 4 vjet , ka shume prestigj !
 

Delirium

No description ...
800 / 90 i thon afersisht 9 pasime per minut 🤣🤣 jo 20
Me afersi o bosi se sdo
Marrim makinen llogatitse ti qisim sakte , thelbi ishte qe ekipet e medhaja te rrafin sa here te luash po nuk duan kompanite e basteve 😄
 

Guest

Antarë i Respektuar
Me afersi o bosi se sdo
Marrim makinen llogatitse ti qisim sakte , thelbi ishte qe ekipet e medhaja te rrafin sa here te luash po nuk duan kompanite e basteve 😄
🤣 i bi 9 pasime per minut sikur kundershtari mos ta preki topin asnjehere per 90 minuta 🤣 sdi per ca sporti flet ti
 

Delirium

No description ...
🤣 i bi 9 pasime per minut sikur kundershtari mos ta preki topin asnjehere per 90 minuta 🤣 sdi per ca sporti flet ti
Sdo ta kuptosh ?
Ok e lejme fare , po shife kte edhe me nxirr nje % meqe merr vesh dicka nga futbolli !
Real dje dmth , me kaq pasime se nxjerr dot nje gol ?!
281017FB-4A99-4A35-9211-27AAF48A2E36.jpeg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Courtois shpërthen ndaj La Ligas: “Ne nuk jemi kukulla”​


1610287355219.png


Pas Zinedine Zidane edhe Thibaut Courtois ka shpërthyer ndaj La Ligas duke theksuar që ndeshja nuk duhej të luhej për shkak të kushteve të rënda.

Stuhia e dëborës ka shkaktuar kaos në Spanjë teksa ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos u anulua, ndërsa Real Madridi kaloi disa orë në aeroplan të Premten përpara se te ateronin në Pamplona.

”Dua të falenderoj njerëzit e Osasunës që na dhanë një fushë si kjo”, theksoi Courtois për Movistar.

”Por është e pakuptueshme ajo që na ka bërë La Liga. Ne i dinim kushtet që ishin këtu dhe kuptohet që do të luanim, por të aterosh në një aeroport të ngrirë dhe tani nuk e dimë se kur do të kthehemi në shtëpi. Ne jemi njerëz, nuk jemi kukulla.”

”Kemi bërë atë që na kërkohej sepse nëse nuk do të vinim në Pamplona, ata do t’i mernin tre pikët prej nesh. Por, mendoj se nuk është e sigurtë, ne nuk jemi kukulla që duhet të luajmë gjithmonë.”

”Kemi treguar përpjekjet tona sot por mendoj se duhet të analizojmë udhëtimet e tilla dhe logjistikën për t’u rikthyer në shtëpi.”

//rmadridalbania.info
 
Top