• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bojëra e lodrave me plumb, ISHP: Rrezik helmimi, kujdes fëmijët

cent

Banned
TIRANE-Bojërat me të cilat lyejmë shtëpitë, apo lodrat e fëmijëve të lyera me bojë mund të rrezikojnë shëndetin tonë e sidomos atë të të vegjëlve, pasi në përmbajtjen e tyre kanë plumb. Alarmi është dhënë nga specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lindita Tafaj, e cila ka theksuar se problemi më i madh është te bojërat e vjetruara.

"Plumbi përdoret në bojëra, si pigment, ashtu dhe si agjent tharës. ثshtë shtuar në mënyrë të qëllimshme në bojëra, por problemi më i madh me bojërat është që, pasi ato vjetrohen, cipa shpërbëhet dhe kalon në pluhur. Nëpërmjet frymëmarrjes dhe nëpërmjet gojës ne mund të marrim pluhurin, por fëmijët janë më të rrezikuar. Fëmijët, për shkak të sjelljes së tyre kanë aftësi të marrin sendet, t'i fusin në gojë, apo thithin ajrin me pluhur", - u shpreh specialistja e ISHP-së. Deklaratat e Tafajt u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Javës së Veprimit për Parandalimin e Helmimeve nga Plumbi, motoja e së cilës për këtë vit ka qenë "Të eliminohet plumbi në bojëra".

Efektet
Duket se përmbajtja e plumbit në bojëra sjell një sërë pasojash, të cilat, të paktën te fëmijët lidhen me zhvillimin e tyre. Kështu, sipas ekspertëve të shëndetësisë, plumbi dëmton zhvillimin e trurit, duke sjellë ulje të koeficientit të inteligjencës, ndryshim të sjelljes dhe shpërqendrim të vëmendjes. Po ashtu, ai ndikon edhe në sëmundjen e veshkave apo të presionit të gjakut. Ndërkaq, specialistët shpjegojnë se plumbi gjendet edhe te bateritë, madje në risk të lartë janë edhe ata që merren me riciklimin e baterive.

Apeli
Duke marrë në konsideratë pasojat që mund të sjellë në shëndet përmbajtja e plumbit në bojëra, specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë apelojnë për më shumë vëmendje dhe kontrolle nga ana e qeverisë. Gjithashtu, ata kërkojnë që të merren masat e nevojshme për eliminimin e tij nga bojërat. Ndonëse në vendin tonë nuk ka të dhëna në lidhje me pasojat që mund të ketë sjellë përmbajtja e pakontrolluar e kësaj substance, në botë çdo vit ka 600 mijë raste të reja që shfaqen me vonesë mendore. Plumbi është konsideruar nga OBSH-ja, një ndër 10 kimikatet më shqetësuese për shëndetin.
Nga Ola Mitre
 
Top