• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Bleta...

Hera

Βιβλίο φάγος
Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 100.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familjeBletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim.

Sinonimet
Familjet
Klasifikimi shkencor
Bletët
Bee Collecting Pollen 2004-08-14.jpg
Bleta (Apis mellifera) duke mbledhur polen.
Mbretëria:Animalia
Filumi:Arthropoda
Klasa:Insecta
Rendi:Hymenoptera
Nënrendi:Apocrita
Superfamilja:Apoidea
Pa klasifikuar:Anthophila
Andrenidae
Apidae
Colletidae
Dasypodaidae
Halictidae
Megachilidae
Meganomiidae
Melittidae
Stenotritidae
Apiformes


Përshkrimi fizikRedakto

Jeta Mesatare
Dieta Kryesore
Madhësia e Kolonisë
Faza Larvore
Numuri i Vezëve
Gjatësia
Pesha
Mbretëresha: 0,23 g
Punëtoria: 0,11 g
Mashkulli: 0,2 g
Mbretëresha: 20–25 mm
Punëtoria: 12–14 mm.
Mashkulli: 15–17 mm
Gjatë gjithë jetës së saj, mbretëresha mund të bëjë rreth 1,5 milionë vezë.
Mbretëresha: 16 ditë
Punëtoria: 21 ditë
Mashkulli: 24 ditë
Shkon nga 10000 deri në 70000 bletë
Nektar dhe pjalm që kthehen në mjaltë.
Mbretëresha: deri 7 vite
Punëtoria: 5 javë verës;6 muaj dimrit
Mashkulli: 2 muaj
Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.

Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze, mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.

Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë qe ato prodhojnë çdo 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.

Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë per veshtrim në distanca të largët, ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë deri ta sjellin në fole për përpunim të mëtutjeshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.
Të ushqyerit.
Ushqimi special i larvës së mëmës i mundëson asaj jetëgjatësinë. Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tre javë jetë punëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, kujdesen për zgjoin dhe e ruajnë atë.

Çdo bletë magaziniere, ato të dedikuara në mbledhje, mbushin stomakun me nektar dhe kthehen në zgjua, ku ia kalon bletës ushqyese që e punon me mandibulat, duke e nxjerrë në kontakt me ajrin për ta transformuar në mjaltë. Mjalti dhe pjalmi magazinohen në vrima të dyllta ose u jepet larvave si ushqim.

Larvat e reja janë të ushqyera me një produkt me vitamina që quhet "qumësht blete", i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjëndrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Bletët punëtore me anë të këtij qumështi, që e prodhon vetë trupi i tyre, ushqejnë larvat. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi, të paktën nëse larva nuk është e destinuar të bëhet mbretëreshë. Bleta ndryshe (gjeta) eshte kafshe qe del vetem ne vere.
Sjellja
Punëtoret nuk e kërkojnë ushqimin pa kriter, ato gjejnë burimet e nektarit duke punuar në skuadra të organizuara. Bletët punëtore shkëmbejnë midis tyre informacionet duke përdorur një komunikim kompleks, i bazuar në vallëzime të kryera në zgjua. Variacionet mbi modelin e vallëzimit mund të komunikojë distancën, drejtimin dhe kualitetin e burimit të nektarit që ato kanë gjetur. Kur bletët emigrojnë për të krijuar një koloni të re, rojet komunikojnë informacionet mbi burimet në të njëjtën mënyrë; intensiteti i vallëzimit tregon atëherë kualitetin e vendit të ri.
Shtimi
Vetëm mbretëresha bën të mundur shtimin e bletëve. Ajo depoziton mbi 2000 vezë në ditë, në hoje të bëra nga dylli i punëtoreve. Mbreteresha e rritur del nga zgjoi e ndjekur nga meshkujt. Njëri prej tyre fekondon mbretershën. Pas disa ditesh mbretëresha fillon te bëjë vezë, pas 3 ditësh vezët kthehen në larva me ngjyrë të bardhë në formë krimibi. Mbretëresha prodhon një lëng të fuqishëm ose siç quhet papa reale, që vazhdimisht u kalon punëtoreve dhe kështu edhe të tjerave në zgjua. Kur numri i bletëve arrin një numër kritik, papa reale hollohet në mënyre që të provokojë ndryshim në sjelljen e kolonisë. Punëtoret nisin të krijojnë vrima të gjëra për meshkujt, dhe më të mëdha për mbretëreshat e reja.

Mbretëresha e parë që del kërkon mbretëreshat e tjera dhe i thumbon duke i vrarë në vrimat e tyre. Kjo lë zgjoin për tu çiftëzuar me meshkujt e sapo dalë, duke mbajtur në trup sa më shumë spermë për të fekonduar në kohe miliona vezë. Mbretëresha e re zëvendësohet nga ajo e vjetra në rolin e depozitueses së vezëve dhe kjo e fundit e lë zgjoin në kërkim të një vendi të ri për të bërë folenë, duke marr me vete shumë punëtore. Një bletë ka zhvillim me ndryshime. Në fillim është vezë, pastaj larvë më pas pupë(aty ndodhin ndryshime të mëdha)e më pas bëhet bletë.ky quhet zhvillim me ndryshime. Të vegjlit nuk ngjasojnë me prindërit kur lindin.
Organizimi jetësor
Mbrojtja dhe sulmi
Bleta kur do të mbrohet përdor thumbin që e ka poshtë nga organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një ere që edhe bletët e tjera të nisën për sulm. Një bletë mund të thumboj vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshe apo mëmëza ka thumb por nuk e përdor. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jete. Ajo pasi e përdor qëndron një dit dhe vdes. Nuk mund te ec me lart se 5 metra.
Polenizimi
Polenizim quajmë bartjen e kokrrave te polenit nga anëtarët e thekëve në kresën e pistilit. Zakonisht dallohen dy tipe te polenizimit:

  • 1) vetëpolenizimi,
  • 2) polenizimi i kryqëzuar.
Prodhimi i mjaltit
Bletët e bëjnë mjaltin nga nektari i bimëve. Ato ushqehen me të. Më pas nektarin e vendosin nëpër hoje dhe mandej e perpunojnë duke i shtuar edhe materie tjera deri sa te bëhet mjaltë. Një bletë në një vit mjaltë prodhon sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë sa për të gjithë njerëzit.
Ruajtja
Për mjaltin, dyllin dhe aftësitë pjalmuese, bleta është me kohë aleate e njeriut, por kjo gjë mund të prishet nga pakujdesia e njeriut. Për shembull, në Australi dhe në Zelandën e Re harabelat e futur aty gjuajnë bletët. Por, gjithashtu dhe bletët mund të jenë të rrezikshme për njeriun. Ekziston një race afrikane që mund të sulmojë pa arsye. Dhe që kanë bërë të mundur formimin e "bletëve vrasëse" kanë qenë disa hibride të racës shtëpiake.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
l
Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të rinisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve. E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për ‘AgroWeb’ se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje. Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

Përdorimi i qumështit të bletës

Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh. Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet. Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj. Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet. Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Ndarja e dozave dhe si ta ruani atë

Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore. Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë. Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës duhet të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore. Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit. Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë. Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës. Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.

Sëmundjet që trajtohen

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai bart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj. Qumeshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:
Hipertiroidisëm,
Diabeti,
Hiperkolesterolemi,
Hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),
Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,
Sëmundje kronike të mushkërive,
Sëmundje të gojës,
Probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,
Sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,
Probleme me riprodhimin,
Ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin. Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë
lajmi.
 
Top